Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

475 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lavezzi, Jovetic, Lucas: Interi kerkon nje sulmues. Kush do te jete i zgjedhuri?

Lavezzi, Jovetic, Lucas: Interi kerkon nje sulmues. Kush do te jete i zgjedhuri?
Ardis
  • On 07/12/2013, 12:00

Interit i mungon nje sulmues. Walter Mazzarri e di dhe ja ka kerkuar Brancas dhe Ausilios, te pakten keshtu thone informatat. Jane dy rreziqet qe mund te ndodhin: te lodhesh shume Palacion dhe te humbasesh trenin Champions. Nje thatesire ne sektorin e sulmit, e perkeqesuar nga te demtuarit Milito dhe Icardi dhe problemet e Belfodil.

SUGJERIMI POCHO – Lojtari algjerian po stermundohet ne futet ne projektin taktik, ndersa dy argjentinasit nuk ofrojne akoma garancite e nevojshme te kerkuara nga tekniku. E qarte qe ne kete situate, nje tjeter element duhet. Ezequiel Lavezzi dje ka thene “mai dire mai” (kurre mos thuaj kurre): nuk e ka mbyllur si mundesi, por realiteti eshte se PSG nuk eshte akoma me idene per ta shitur dhe shifra e vleresimit qendron e paarritshme per buxhetin e Interit. Qe nga dita e sotme, ideja e Pocho-s ngelet nje sugjerim.

LUCAS – Duket me e lehte te arrish te Lucas Moura. Sipas Radiomercato, PSG do te ishte e gatshme ta leshonte ne forme huazimi, por edhe ne kete rast ka dyshime: eshte e mundur qe Blanc ta lere te lire nje alternative te rendesishme mbas nje investimi gjigant te vitit te shkuar?

JO-JO – Emer tjeter qe ne keto ore eshte futur ne orbiten e merkatos zikalter eshte ajo e Stefan Jovetic. Edhe ne kete rast: agjenti i tij ka mohuar nje largim nga Manchester City mbas 6 muajsh dhe vetem nje force e paparashikueshme mund te ndryshoje skenaret e menjehershem per lojtarin nga Mali Zi.

I PERZGJEDHURI – Shkurtimisht,  te enderrosh eshte bukur, por per momentin te futesh ne tratativa per nje lojtar te madh (duke perfshire Dzeko dhe Osvaldo) eshte shume e veshtire. Tashme duhet te kuptojme planet e Thohir. Dhe do ndikojne pak edhe ndeshjet e dhjetorit kunder Parmas, Napolit dhe Milanit. Duhet te shkoje mire, duhet te ekzistoje vullneti per te permisuar; nese shkon keq, eshte e nevojshme qe te nderhyhet menjehere. Ne cdo rast, nje sulmues do te merret. Pyetja eshte: kush do te jete i perzgjedhuri?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.