Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

808 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Laxalt: “Endrra ime te luaj me Kovacic. Me Interin i dashuruar prej Mourinhos”

Laxalt: “Endrra ime te luaj me Kovacic. Me Interin i dashuruar prej Mourinhos”
Xhorxh Gellci

La Gazzetta dello Sport ka provuar te njohe me mire nje nga blerjet e reja te Interit: Diego Laxalt. Mesfushori uruguajan, ka ne dore bileten per ne Itali dhe sapo te perfundoje Boterori Under-20 do te filloje aventuren e re:

I mrekulluar? Po, sepse do te mund te luaj afer Kovacic. E kam admiruar duke e pare ne televizion. Eshte gjithmone ne vendin e duhur dhe pasimet e tij jane te telekomanduara. Kemi pak a shume te njejten moshe. Do te kuptohemi menjehere.

Interi? Une kam akoma para syve Interin e Mourinhos. Skuadra e tre fitoreve qe ka hyre ne histori. Nje vit i gabuar mund te ndodhe. Por Interi ka lindur per te fituar. Dhe une dua te fitoj shume me Interin. 

Modelet e mi? Luajne role te tjera. Me terheq klasi i Suarez dhe kapaciteti i Ibrahimovic per te qene gjithmone deciziv. Nuk kam kam bere zgjedhje te gabuara, apo jo?

Ke njoh nga zikalterit? Palacio eshte nje nga sulmuesit me te forte amerikano-jugore. E kam ndjekur gjithmone me entuziazem. Pastaj eshte Handanovic, nje fenomen mes shtyllave.

Kam folur me Recoben? Jo, por ai ka qene shume i dashur mes tifozeve zikalter. Do te mundohem te mesoj duke ndjekur udhezimet e Zanettit dhe Cambiassos.

Mazzarri? Do te mundohem te fitoj besimin e teknikut te ri. Mazzarri ka ndertuar nje Napoli te madh dhe e ka bere Cavanin nje kampion. Eshte sigurisht shume i zoti. Megjithate, para Interit eshte Boterori U20 dhe Uruguay ka mundesi per te fituar. 

Cfare me pelqen nga Italia? Seria A, spaghetti, pasioni i tifozeve per futbollin. Mendoj se nuk do vuaj nga nostalgjia.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.