Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

595 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lazio humbet nje nga lojtaret me te rendesishem per ndeshjen ndaj Interit? “Ne stervitjen e sotme ka munguar…”

Lazio humbet nje nga lojtaret me te rendesishem per ndeshjen ndaj Interit? “Ne stervitjen e sotme ka munguar…”
Inter Club Staff

Lazio e Simone Inzaghit po pergatitet ne Qendren Sportive ne Formello per ndeshjen e San Siros te dielen ndaj Interit.

Ne program kjo ndeshje eshte per tu luajtur te dielen ne darke, ne oren 20:45, dhe kjo eshte ndeshja e radhes e Interit perpara derbit te Milanos.

Ne kete ndeshje me siguri do te mungoje per Lazion portieri Strakosha dhe mbrojtesi Luiz Felipe plus Akpa Akpro.

Sipas Calciomercato.com, kushtet e mesfushorit jane per tu vleresuar ne ditet ne vazhdim dhe nuk behet fjale per asgje te rende, por ai do te mungoje ne kete ndeshje.

Portali nderkohe ka shtuar edhe disa lajme te fundit, ku ne rrezik per kete ndeshje eshte futur edhe nje nga lojtaret me te rendesishem te Lazios: Luis Alberto.”

“Ne skuadren e Lazios qe po stervitet ne keto momente, eshte vene re mungesa e spanjollit qe ka probleme fizike.”

“Ai ka munguar per shkak te pubalgjise qe i hap probleme prej shume kohesh. Ai e ka nisur stervitjen me shoket, por eshte larguar me heret se te gjithe.”

“Luis Alberto nuk ka marre pjese as ne stervitjen finale te skuadres, ku eshte zhvilluar nje mini-ndeshje. Edhe pse nuk eshte e sigurt prezenca e tij, ai eshte futur ne dyshim sipas lajmeve te fundit nga Roma.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.