Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lazio-Inter 0-3, 06/05/1998 – Zamorano-JZ-Ronie: Parisi eshte zikalter.

Lazio-Inter 0-3, 06/05/1998 – Zamorano-JZ-Ronie: Parisi eshte zikalter.
Ardis
  • On 14/01/2014, 16:29

Episodi i Shtate ne rubriken “RewInter”, nje kujtim qe, sigurisht, eshte nje nga me te bukurit. Artikulli i sotem i eshte kushtuar triumfit te pare te presidences Massimo Moratti, me date 6 Maj 1998, me nje mjedis te mrekullueshem: Parisi dhe Parc des Princes kane mirepritur ne menyren me te mire te dyja skuadrat ne fushe, per nje derby i gjithi italian midis Lazios dhe Sven-Goran Eriksson dhe Interit te mister Luigi Simoni.

Me te vertete nje performance force e zikalterve, qe me Ronaldon, asgjesojne nje Lazio shume te forte, e formuar nga lojtare te kalibrit te Roberto Mancini (tekniku i ardhshem interist), Alessandro Nesta dhe Pavel Nedved.

Nje rezultat i paste, 0-3 qe nuk le vend per diskutime, e vulosur nga dyshja Z, Javier Zanetti dhe Ivan Zamorano dhe gjithashtu nga Fenomeni brazilian.

EPISODI SHTATE
Kupa UEFA 1997-1998 (UEFA Europa Legue), Finale: Paris, stadiumi Parc des Princes.
LAZIO-INTER 0-3

Ne France ambjenti futbollistik eshte nen “klimen e Boterorit”, turne qe do te fillonte pak mbas kesaj finale fantastike. Zikaltrit vijne ne kete finale te kompeticionit europian mbasi kane bere nje kampionat te mire, duke u pozicionuar te dytet 5 pike mbrapa Juventusit. Skuadra e Lazios, nga e saj , e mbyll ne vendin e shtate kampionatin dhe fiton Coppa Italia.

Duke konsideruar ndeshjen dhe formacionet e zgjedhura fillimisht nga te dy tekniket, mund te thuhet se te dyja ekipet jane pak te ngjashme, me nje modul 4-4-2 te zgjedhur nga te dy tekniket: Simoni ka zgjedhur dyshen e sulmit Zamorano-Ronaldo, ndersa dyshja e mesfushes perbehet nga Simeone dhe fantazia e Djorkaeff. Tekniku suedez hedh ne fushe dyshen e sulmit Casiraghi-Mancini, dhe ne mesfushe fantazine e Nedved dhe gjeometrine e Jugovic. 48 mije spektatoret te Parc des Princes jane gati, dhe keshtu arbitri spanjoll Lopez Nieto mund te filloje ndeshjen.

Identikiti i Interit “Simoniana” eshte e qarte, shume te kujdesshem ne fazen difensive, shume te mbyllur dhe cinik, me aftesine e madhe te kundersulmeve dhe te konkretizimit arrin qe, ne minuten e katert, te zhbllokoje menjehere rezultatin e ndeshjes: pasim preciz i Cholo per Bum-Bum Zamorano qe, mund te portierin lacial Luca Marchegiani. 0-1 dhe ndeshja tashme e Interit. Shume e lehte te parashikosh ne kete cast, nje reagim te Lazios, por serish Interi qe paraqitet rrezikshem me nje goditje nga krahu i Ronaldos, por qe portieri arrin te reagoje.

Ne pjesen e dyte, mbrojtja e Interi eshte shume solide dhe Lazio po vuan qe te krijoje raste. Zikaltrit nderkohe, krijojne nje rast tjeter: autor eshte kiliani Zamorano. Dyfishimi i rezultatit eshte afer… ne minuten e 60 goditje denimi e Ronaldos nga e djathta, spond i sulmues numer 9 dhe ekzekutim i papare i Javier Zanetti: 0-2 dhe rezultati eshte i sigurte. Nuk sherbejne per asgje tentativat e kundershtareve te Gottardi dhe Mancini sepse ne minuten e 70 Francesco Moriero, i cili ka hyre ne vend te Djorkaeff, i jep nje pasim Ronaldos, i cili me dribling-un e tij legjendar, kalon Marcheggianin per te shenuar golin e trete. Me pas ne fund te ndeshjes, do te ndeshkohen me karton te kuq West dhe Almeyda.

Nje ndeshje perfekte dhe nje mbremje qe do ta kujtoje gjate Massimo Moratti qe, sebashku me teknikun Luigji Simoni dhe e gjithe skuadra, mund te ngrejne ne qiell trofeun si numri nje interist: Parisi, kete mbremje, eshte zikalter.

FORMACIONET ZYRTARE

LAZIO (4-4-2): 1 Marchegiani 5 Favalli 2 Negro 13 Nesta 20 Grandoni (17 Gottardi 55′) 14 Fuser (C) 23 Venturin (25 Almeyda 50′) 18 Nedved 21 Jugovic 9 Casiraghi 10 Mancini
Pankina: 22 Ballotta 3 Lopez 4 Marcolin 7 Rambaudi
Trajner: Sven-Göran Eriksson

INTER (4-4-2): 1 Pagliuca 33 Colonnese 7 Fresi 16 West 4 Zanetti 8 Winter (15 Cauet 68′) 13 Ze Elias 14 Simeone 6 Djorkaeff (17 Moriero 67′) 9 Zamorano (24 Sartor 72′) 10 Ronaldo
Pankina: 12 Mazzantini 5 Galante 11 Kanu 20 Recoba
Trajner: Luigi Simoni

Arbiter: Lopez Nieto (Spagna)

Goleshenues: Zamorano (5′) Zanetti (60′) Ronaldo (70′)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.