
Lazio-Inter, De Vrij tashme ka vendosur: i ka kerkuar Inzaghit qe…
Ndeshja Lazio-Inter po afrohet dite pas dite.
Duket se ne keto minuta ka lajme per sa i perket perfshirjes ne kete ndeshje te mbrojtesit aktual te Lazios por qe ka nje kontrate me Interin, hollandezi De Vrij.
Nese Simone Inzaghi nuk e ka vendosur akoma nese do luaj me De Vrij ose jo, mbrojtesi holandez duket se nuk ka dyshime.
Ai deshiron te luaj. Pavaresisht se ka firmosur me zikalterit nga sezoni i ardhshem dhe pavaresisht se kontributi i tij mund ta largoj Interin perfundimisht nga kompeticioni me i rendesishem per klube.
Zgjedhja e De Vrij eshte konfirmuar nga Premium Sport, qe direkt nga Formello ka zbuluar mesazhin qe lojtari u ka thene shokeve te tij:
“E dini ate qe kam kaluar keto dite, te gjitha dyshimet, eshte folur shume, por dua t’iu qendroj afer, dua te luaj sepse eshte nje ndeshje shume e rendesishme per ne per te perfunduar sa me mire sezonin”.
Vendim i bindur nga De Vrij, por vendimi final i perket gjithmone Inzaghit qe mund te vendos qe te mos luaj me te si.
Kjo per shkak se mund ta konsideroj jo te qete aq sa duhet per nje ndeshje te tille, qe mund te jete kontroverse nga ana personale, nderkohe kandidatura per nje vend titullari eshte ne tavoline.