Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

157 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lazio-INTER, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: plot kater ndryshime nga minuta e pare! Eriksen dhe Sensi…

Lazio-INTER, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: plot kater ndryshime nga minuta e pare! Eriksen dhe Sensi…
Inter Club Staff

Eshte ndeshja e fundit e Interit perpara grumbullimit te kombetareve me zikalterit qe vijne nga dy fitore ne dy ndeshje.

Zikalterit e Contes sot do te zbresin ne fushe ne Olimpico te Romes, ne takimin direkt te fillimit te sezonit qe mund te tregoje jo pak per te ardhmen e ketij sezoni.

Eshte nje ndeshje qe shihet shume e komplikuar per Lukaku dhe shoket e tij dhe perballe kane nje skuader qe deshiron te tregoje me te miren e saj pas humbjes se thelle brenda me Atalanten te merkuren qe kaloi.

TE REJAT E FUNDIT NGA LAZIO – Dy jane dyshimet per Inzaghi: Radu de Correa. Te dy dukeshin te sigurt qe nuk do ja dilnin por diten e djeshme jane stervitur me grupin dhe parashikohen qe te luajne.

Ata te dy mund te jene ne fushe ne vend te Bastos (ende ne merkato) dhe Caicedo. Pra, asnje ide per dopio trekuartist dhe konfirmohet 3-5-2 edhe per ta.

I ardhuri i fundit Fares eshte grumbulluar por do te shkoje ne pankine: ne te majte do te vazhdoje te luaje Marusic.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Per sa i perket Contes, dyshimi i madh ndodhet te mesfusha zikalter.

Me Vidal qe eshte rikthyer ne dispozicion, jane gjashte elementet nga ku Conte duhet te zgjedhe tre bluza.

Barella duket i vetmi i sigurt qe do ta nise kete ndeshje nga fillimi, e me pas ka lufte ndermjet Vidal dhe Gagliardinit me te tjeret per nje bluze titullari.

Balotazh edhe ne mbrojtje ndermjet D’Ambrosio dhe Skriniar per te kompletuar kete repart bashke me De Vrij dhe Bastoni.

Hakimi dhe Perisic (me shume se Young dhe Kolarov) ne krahet e jashtme te mesfsuhes.

Nderkohe ne sulm, ne krahasim me Beneventon, rikthehet Lautaro nga minuta e pare me Romelu Lukaku.

Per tu kuptuar nese do te jete nje 3-5-2 apo me shume mundesi nje 3-4-1-2 me njerin ndermjet Vidal ose Barella qe do te luaje lart.

Gati nje pankine plot me kualitet me Sensi, Eriksen dhe Sanchez. Jashte Vecino por edhe Nainggolan: belgu mbetet ne merkato.

FORMACIONET E MUNDSHME: 

LAZIO (3-5-2): Strakosha; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Marusic; Correa, Immobile.

Ne pankine: Reina, Alia, Bastos, Armini, Fares, Cataldi, Parolo, Escalante, Akpa Akpro, D. Anderson, Caicedo, Adekanye.

Tranjer: S. Inzaghi.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Muriqi, Lulic, Vavro, Luiz Felipe, Kiyine, Lukaku, Pereira.

INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Gagliardini, Perisic; Vidal; Lukaku, Lautaro.

Ne pankine: Radu, Padelli, Ranocchia, Pirola, D’Ambrosio, Kolarov, Young, Brozovic, Sensi, Eriksen, Sanchez, Pinamonti.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Vecino, Nainggolan.

ARBITRO: Guida.

Asistent: Carbone e Longo.

Arbiter i katert: Massa.

VAR: Irrati (Vivenzi).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.