
Lazio-Inter, kthehet Miranda por jo Gaglia. Inzaghi me Felipe Anderson dhe Immobile
Mungon vete pergjigjja e fushes per te kuptuar nese do te jete nje sezon i suksesshem ose jo, nese Interi do jete ne Champions League apo Europa League.
Keshtu zikalterit jane gati te luajne te ardhmen e tyre me rikthimin e Mirandas ne fushe, kurse Gagliardini eshte kthyer ne mesin e te grumbulluarve por nuk eshte akoma gati.
Sipas Premium Sport, sa i perket pjeses tjeter ne Olimpico do te shohim nje 4-2-3-1 me Vecino se bashku me Brozovic ne mesfushe. Rafinha do te jete pas shpines se Icardit me kapitenin zikalter qe do e kete kundershtar shokun e ardhshem te ekipit, Stefan De Vrij qe sonte do te jete nga minuta e pare.
Ne shtepine e Lazios situata eshte me e qete, me dy rezultate nga tre ne dispozicion. Kjo e shoqeruar edhe me rekuperimin e Ciro Immobile qe do te sfidoj Icardin edhe per titullin e golashenuesit.
Keshtu trajneri lazial Inzaghi ka bere formacionin me Luis Felipe dhe Radu qe do te kompletojne mbrojtjen. Ne mesfushe do te jene Marusic, Murgia, Leiva, Milinkovic-Savic dhe Lulic.
Felipe Anderson do te jete ne mbeshtetje te Immobile, me brazilianin te cilit i kerkohet nje ndeshje perfekte, kurse italianit nje gol qe mund te thote Champions.