Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 19, 2022

Scroll to top

Top

848 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lazio-Inter, tifozet zikalter ‘gllaberojne’ biletat e ndeshjes: ja per sa minuta u shiten te gjitha biletat

Lazio-Inter, tifozet zikalter ‘gllaberojne’ biletat e ndeshjes: ja per sa minuta u shiten te gjitha biletat
Inter Club Staff

Tifozet e Interit kane qene fantastik ne cdo pjese te sezonit dhe per te vertetuar kete nuk humbasin asnje mundesi.

Ata e kane treguar veten e tyre edhe kur skuadra po ecte me 100 km/h gjate fazes se pare te kampionatit ku skuadra beri nje nisje super, por edhe gjate dy muajve te erret ku Interi i kaloi ne menyre te pakuptimte pa asnje fitore.

Pavarsisht luhatjeve kete sezon, tifozet zikalter tashme e kane certifikuar veten si tifozeria me e dashuruar pas skuadres se zemres duke kaluar 1 milione prezencat ne Meazza qe prej gushtit e deri me sot kur duhet te luhet edhe nje ndeshje ndaj Sassuolos.

Por te ndalemi pak edhe ketu sepse ndaj Sassuolos priten qe ne Meazza te jene rreth 70.000 tifoze, pothuajse nje SOLD OUT tjeter ndaj nje kundershtari teper modest.

Tifozet zikalter gjithashtu kane edhe numrin mesatar me te larte te prezencave kete vit ne Serie A me rreth 57.000 tifoze ne cdo ndeshje.

Por cfare ndodh ne transferte, kur skuadra luan ne transferte?

Asgje e cuditshme, jane thjesht Interistat qe pergjigjen prezent por dicka tjeter ka bere pershtypje ne  transferten e Romes, per Lazio-Inter.

Sapo klubi i Lazios ka nxjere ne shitje biletat e ndeshjes per sektorin e miqve, dhe keto bileta mund te blihen vetem nga tifoze qe jetojne ne Lombardi, ato jane shitur te gjitha per ceshtje minutash.

Shitja e ketyre biletave duhet te kishte mbaruar ne oren 19:00 me 19 Maj, me sakte nje dite perpara ndeshjes, por nuk do te jete keshtu, sepse sektori i miqve ne Olimpico eshte qe sot SOLD OUT.

Mjaftuan vetem rreth 20 minuta qe tifozet zikalter ti ‘gllaberonin’ te gjitha biletat e ndeshjes e vena ne dispozicion per ta.

Interistat keshtu duket se kane nje deshire te pamase per te mbeshtetur skuadren ne nje nga ndeshjet me te rendesishme te viteve te fundit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.