Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

789 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Lazio, sot sfide Politano-Lautaro: ja zgjedhjet e tjera te Contes dhe formacioni i mundshem

Inter-Lazio, sot sfide Politano-Lautaro: ja zgjedhjet e tjera te Contes dhe formacioni i mundshem
Inter Club Staff

Rikthehet ne fushe menjehere Interit. Pasi eshte shuar ne kohe rekord entuziazmi i derbit, zikalterit do te perballen edhe sot ne nje provim te nje niveli te larte. 

Ne San Siro sot vjen Lazio, skuader e rigjeneruar ndaj Parmes pas dy humbjeve me Spal dhe Cluj.

Inter-Lazio nuk eshte asnjehere nje ndeshje banale dhe ne vitet e fundit lazialet kane bere me mire ne Milano se sa ne Rome ne takimet direkte.

Sot eshte nje turn mesjave shume i rendesishem per Interin, sepse zikalterit duhet te fitojne me patjeter per te mbajtur vendin e pare ne kampionat.

LAJMET E FUNDIT NGA INTERI – Antonio Conte ka ngritur nje mur perqendrimi ne konferencen per shtyp duke treguar se do te ishte nje ‘tradheti’ ndaj vetes nese do te vazhdohej me entuziazmin e derbit.

Tekniku zikalter e njeh shume mire futbollin per te rene ne keto kurthe. Ai pritet te beje gjithashtu disa ndryshime ne krahasim me 2-0 e fituar ndaj Milanit por do te jete nje turnover i vogel.

Ne mbrojtje pritet qe te konfirmohet mbrojtja Godin, De Vrij dhe Skriniar. Ne krahun e majte mbase do te shohim perseri Asamoah (e veshtire te shohim Biraghi, me shume mundesi do te luaje ne Genova). Candreva ne vendin e D’Ambrosio.

Ne mesin e fushes nderkohe ka nje balotazh Barella-Vecino-Sensi per dy bluza titullari: njeri do te qendroje nje pankine. Regjia e Brozovic eshte thelbesore per Interin dhe nuk mund te hiqet dot dore prej tij.

Ne sulm Politano po lufton per nje vend titullari me Lautaron por ky i fundit mbetet favorit. Lukaku i sigurt nga minuta e pare. Ende po pritet nje shans per Alexis Sanchez.

LAJMET E FUNDIT NGA LAZIO – Nje problem i madh per Simone Inzaghi qe duhet te heqe dore nga Stefan Radu: ne vendin e tij luan Bastos. Acrebi dhe njeri prej Luiz Felipe apo Vavro do te kompletojne repartin e mbrojtjes.

Pritet nje ndryshim edhe ne mesfushe ku Lazzari do te rikthehet ne vendin e tij dhe Marusic do te ulet ne pankine.

Per sa i perket te tjereve, nuk ka pushim per Milinkovic-Savic, Luis Alberto dhe Lulic. Parolo ka shanse gjithashtu te luaje sepse Lucas Leiva eshte pak prapa.

Perpara, pavarsisht problemeve me Parmen, tranjeri i Lazios mund ti besoje perseri Immobiles. Por nese jo, gati Caicedo dhe Correra te cilet jane provuar dje ne stervitje.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Sensi, Asamoah; Lukaku, Lautaro.

Preview Inter-Lazio - Torna Candreva, Politano sfida Lautaro. Riecco Vecino

Ne stol: Padelli, Ranocchia, Bastoni, D’Ambrosio, Lazaro, Biraghi, Dimarco, Borja Valero, Gagliardini, Barella, Politano, Sanchez.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: asnje.

LAZIO (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Bastos; Lazzari, Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Lulic; Immobile, Correa.

Ne stol: Proto, Guerrieri, Vavro, Patric, Marusic, Jony, Lukaku, Cataldi, Parolo, Berisha, Adekanye, Caicedo.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Radu.

Arbiter: Maresca. Asistent: Alassio e Paganessi. Arbiter i katert: Fabbri. VAR: Calvarese (Meli).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.