Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

280 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Le Parisien: “Agjenti i Icardit genjen per klauzolen, nuk eshte e vertete.”

Le Parisien: “Agjenti i Icardit genjen per klauzolen, nuk eshte e vertete.”
Inter Club Staff

E ardhmja e Mauro Icardit do te vendose ne menyre te rendesishme fatet e merkatos se ardhshme te Interit.

Ne valle jane 70 milione euro, shifer e bere akoma me e rendesishme pas emergjences se pandemise qe do te shkunde mire arkat e klubeve nga e gjithe Europa.

Por kush eshte e ardhmja e Icardit? Te reja vijne nga e perditshmja Le Parisien, gazeta kryesore e Parisit.

Sipas tyre, “PSG ka kohe deri ne daten 31 mars per te aplikuar te drejten e blerjes per 70 milione euro qe eshte rene dakort.”

“PSG ka totalisht kontrollin e vendimit dhe askush nuk mund te kundershoje kete vendim. Agjenti i Icardit qe ka folur per shtypin duke treguar se ekziston nje klauzole qe Icardi mund te ndaloje qe PSG ta bleje ate ka thene nje genjeshter. Nuk ekziston asnje klauzole qe ja japin Icardit kete te drejte.”

Por Parisien vazhdon edhe me tej me shkrimin e saj: “Per momentin, PSG nuk ka marre asnje vendim formal.”

“Nuk ka blere akoma lojtarin dhe as nuk ka lajmeruar Interin se cfare do te beje me Icardin. Por ka bere hapa perpara ne vendimin e saj dhe sipas informacioneve tona, vullneti eshte ai qe ta blejne.”

“Duke pare se Cavani ka nevoje per nje zevendesues, Icardi eshte perfekt per kete duke qene se eshte nje bomber i vertete dhe lojtare te kalibrit te tij dhe Cavanit eshte e veshtire te gjenden.”

“Nderkohe, edhe Neymar me Mbappe, dy lojtaret me me shume influence ne klub gjenden mire me te dhe kane mardhenie te mira me te.”

Keshtu e mbyll shkrimin e saj francezja Le Parisien e cila mbeshtet teorine se Paris Saint Germain deshiron ta bleje Icardin.

Interi nga ana e saj deshiron me cdo kusht qe ta shese Icardin ne merkaton e ardhshme sepse ne kete menyre do te financonte transferimet ne merkaton qe do te vije.

Ne fakt, zikalterit kane nje park lojtaresh ne huazim te cilet jane kthyer ne nje barre per kasat e klubit sepse peshojne goxha ne bilanc dhe bleresit deri me tani kane munguar.

Lista eshte e gjate: fillon qe tek Mauro Icardi e vazhdon tek Radja Nainggolan (i huazuar tek Cagliari), Ivan Perisic ( i huazuar tek Bayern Munich) dhe Joao Mario (i huazuar ne Rusi).

Nderkohe qe Nainggolan ka me pak mundesi te blihet nga skuadra aktuale, tre te tjeret kane jo pak shanse te qendrojne dhe te kthehen ne blerje nga klubet respektive.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.