Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,603 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lecce-INTER, Inzaghi vendos gjithcka rreth formacionit: “Per here te pare kete sezon, Inter e nis me…”

Lecce-INTER, Inzaghi vendos gjithcka rreth formacionit: “Per here te pare kete sezon, Inter e nis me…”
Inter Club Staff

Ka ardhur me ne fund dita e debutimit ne kampionat edhe per Interin e cila do te luaje sot ne Puglia ne fushen e te sapongjitures Lecce. 

Zikalterit, pas nje faze pergatitje te veshtire gjate veres, duan ta nisin me kemben e mbare kete Serie A diten e sotme.

Objektivi normalisht do te jene tre piket edhe pse fusha e Lecces nuk eshte asnjehere e lehte ne kampionat.

TE REJAT E FUNDIT NGA LECCE – Ndonje problem me shume per Leccen, qe pasi kane dale jashte nga Kupa e Italise nga Cittadella, kane edhe disa mungesa.

Baroi ne radhe te pare duhet te kuptoje se ku duhet te besoje ne qender te prapavijes, duke apre se Dermaku dhe Tuia nuk jane shume mire.

Nderkohe, Cetin qe sapo ka ardhur, ka pesuar nje demtim te lehte ne kavilje dhe eshte futur menjehere ne dyshim per kete ndeshje.

Balotazhe perpara ndermjet Ceesay dhe Colombo si dhe Di Francesco dhe Di Mariano. Tranjeri ende nuk ka vendosur.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Inzaghi ka qene shume i qarte dje ne konferencen e pare per shtyp per mediat.

Gosens do ta nise nga minuta e pare. Ky ka qene i vetmi dyshim i madh i kesaj ndeshje dhe eshte zgjidhur menjehere nga tranjeri.

Besim total per gjermanin keshtu. Do te mungoje D’Ambrosio, per nje problem te vogel muskular, ndersa i rekuperuar totalisht Brozovic.

Kroati do te luaje ne mesfushe nga minuta e pare me Barella dhe Calhanoglu. Perpara do te jete Lukaku dhe Lautaro Martinez pas nje viti mungese.

Lukaku ka marre keshtu vendin perkrah argjentinasit per te luajtur ne nje dyshe qe ka bere te dashurohet e gjithe Europa.

Pankine per te gjithe blerjet e tjera me pas: Onana, Bellanova, Asllani dhe Mkhitaryan qe pritet ta bejne debutimin ne vazhdim.

FORMACIONET E MUNDSHME:

LECCE (4-3-3): Falcone; Gendrey, Cetin, Blin, Gallo; Bistrovic, Hjulmand, Helgason; Strefezza, Ceesay, Di Francesco.

NE PANKINE: Brancolini, Bleve, Ciucci, Baschirotto, Frabotta, Gonzalez, Berisha, Samek, Listowski, Voelkerling Persson, Di Mariano, Colombo, Rodriguez.

TRANJER: Barone.

TE SKUAKIFIKUAR: Asnje.

TE PADISPONUESHEM: Askildsen, Dermaku, Tuia.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Gosens; Lukaku, Lautaro.

NE PANKINE: Onana, Cordaz, Fontanarosa, Darmian, Dimarco, Bellanova, Gagliardini, Asllani, Mkhitaryan, Correa, Dzeko.

Preview Lecce-Inter - Brozovic c'è, Gosens pure. E in attacco riecco la Lu-La

TRANJER: Inzaghi.

TE SKUALIFKUAR: Asnje.

TE PADISPONUESHEM: D’Ambrosio.

ARBITRO: Prontera.

Asistente: Mondini e L. Rossi.

Arbiter i Katert: Marcenaro.

Var: Banti (Paganessi).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.