Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,451 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lecce-Inter, ish-arbitri nuk i beson syve: “Sot ne fushe ndodhi dicka qe arbitri duhet patjeter ta…”

Lecce-Inter, ish-arbitri nuk i beson syve: “Sot ne fushe ndodhi dicka qe arbitri duhet patjeter ta…”
Inter Club Staff

Ne studiot e DAZN pak minuta me pare eshte folur per Lecce-Inter dhe i ftuar ka qene edhe ish-arbitri i njohur, Luca Marelli.

Ai ka analizuar disa momente te ndeshjes dhe me sa duket, arbitri i ndeshjes sot ka bere nje gabim te pafalshem ne fushe sipas tij.

Keto kane qene fjalet e Marellit: “Ne fakt per Interin mungon nje penallti e paster qe duhet te ishte dhene qe ne fushe, imagjinoni me VAR”.

“Pyetjes nese duhet te jepej apo jo penallti per zikalterit i pergjigjem menjehere me nje po sepse penalltia ishte”.

“Mbrojtesi i Lecces, Blin, ka mbajtur Dzeko per disa sekonda me radhe nga fanella dhe nuk e ka leshuar deri sa ai eshte rrezuar”.

“VAR ne keto raste nuk futet dot sepse arbitri ben me shenje qe nuk ka asgje dhe mbetet vendim ii fushes”.

“Por penalltia ishte dhe qendronte. Eshte nje episod per tu mbajtur ne mendje per te ardhmen sepse duhet dhene”.

“Lautaro-Bascherotto? Nuk eshte nje nderhyrje per karton te kuq, por eshte nje faull i rende diku ne mes te verdhit dhe te kuqit. Eshte nje nderhyrje klasike prej te verdhi keshtu, sepse nuk mund te japesh te kuq nese nuk jane ekstremet per kete lloj kartoni”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.