Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

676 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda e Bayern ben parashikimin e trishte per Esposito: “Me vjen keq per Interin, por ky lojtar eshte nje…”

Legjenda e Bayern ben parashikimin e trishte per Esposito: “Me vjen keq per Interin, por ky lojtar eshte nje…”
Inter Club Staff

Me sa duket ceshtja e Sebastiano Esposito te Bazeli ne Zvicer po vazhdon te flitet shume dhe ne mes eshte futur edhe nje legjende e Bayern Munich.

Ish mbrojtesi i njohur Markus Babbel, i intervistuar per Blick, ka folur pikerisht per Esposito dhe sjellen e tij kohet e fundit.

“Esposito eshte nje talent i madh. Por deri me tani nuk ka bere asgje. Ka bere nje ose dy ndeshje te medha, ok.”

“Por pastaj eshte zhdukur per shkak te karakterit qe ka dhe eshte sjelle si nje dive e futbollit por nuk eshte nje i tille.”

“Do i keshilloja: rri urte dhe trego cilesite qe ke ne fushe. Me kete mentalitet ti djalosh nuk do ja dalesh kurre te luash per Interin.”

“Me vjen keq per Interin, por ky lojtar eshte nje djalosh ende i papjekur qe mendon se e ka arritur nje nivel maksimal ne futboll nderkohe qe eshte shume larg.”

“Ai i beri like postimit te shkarkimit te tranjerit nga Basel? Nuk eshte keshtu menyra se si funksionojen gjerat. Une kam pare shume talente qe kane humbur rruges.”

“Kane deshtuar pa thene me pas asnje gjysme fjale. Problemi me i madh eshte se duhen edukuar keta lojtare.”

“Nuk i takon vetem tranjereve, por gjithe klubit. Sepse ai gjest ne rrjete sociale nuk duhet te behet dhe pike.”

“Nese Esposito me pas shkon dhe qan te zyra e David Degen per te qare atehere nje tranjer nuk ka cfare te beje.”

“Thjesht ai gjest ne rrjete sociale nuk duhet bere. Une mund te qesh ne dhomen time, por ne publik nuk them dot faleminderit o zot qe iku tranjeir.”

“Cfare duhet te mendoje tranjeri i radhes pasi sheh kete sjellje nga lojtari qe do te stervise tani e tutje? E merr dot ne menyre pozitive kete sjellje?”

“Mund te jete nje lojtar i mire, por me keto gjera nuk shkohet askund. A mund ta bleje Basel ate? Nese vazhdon te sillet ashtu si ka bere deri me tani, jo.”

“Por per pese milione edhe mund ta blej sepse nese futet ne rrugen e duhur, mund te shitet 15-20 milione euro pas disa vitesh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.