Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

146 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda e Danimarkes zbulon gjithcka: “Eriksen? Me sa me kane thene, historia e tij me Interin mund te konsiderohet…”

Legjenda e Danimarkes zbulon gjithcka: “Eriksen? Me sa me kane thene, historia e tij me Interin mund te konsiderohet…”
Inter Club Staff

Historia e dashurise ndermjet Christian Eriksen de Interit nuk ka lindur ne asnje moment ashtu si te gjithe mendonin.

Edhe ne Danimarke po flitet jo pak per momentin e Eriksen, qe tek Interi nuk po arrin do te gjeje dimensionin e tij futbollistik.

Per kete gje ka folur edhe legjenda e futbollit danez, Michael Laudrup, qe ne Itali ka veshur edhe fanellen e Lazios dhe Juventusit. Ai ka deklaruar:

“Nuk e kuptoj pse gjerat ndermjet Eriksen dhe Inter deri me tani kane shkuar kaq keq.”

“Mbi te gjitha, nuk po e kuptoj pse kane shkuar kaq keq nga ana taktike. Pas tij ai ka dy mesfushore qe kane intuite te mire.”

“Nderkohe, Interi perpara ka dy sulmues shume te mire. Njeri eshte shume teknik dhe tjetri shume fizik. Parajsa per cdo trekuartist.”

“Pa llogaritur edhe lojtaret qe Interi ka ne krah. Prandaj, ne nivel taktik, une se kuptoj pse Eriksen nuk ja ka dale dot.”

“Por mbase ne mes futen gjera te karakterit psikologjik, te cilat ne nuk i njohim. Por taktikisht, se kuptoj se si nje si Eriksen spo ja del dot atje.”

E ARDHMJA – “Nuk e di nese eshte e mundur per tu kthyer prapa. Por nese vazhdon te luaje kaq pak…”

“Mbi te gjitha, mua me kane thene se shtypi lokal, si per shembull La Gazzetta dello Sport, qe eshte e Milanos, vazhdon te thote se historia Eriksen-Inter ka perfunduar, mbase keto informacione atyre i shkojne drejt nga Interi, apo jo?”

“Ne ate pike, ai mund te shohe verdalle per tu larguar. Por nuk eshte e lehte te gjesh sot nje klub qe duhet te shpenzoje nje mal me para per nje lojtar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.