Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

390 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda e futbollit francez i bindur: “Ja tre skuadrat qe do luftojne deri ne fund per Scudetton: perjashtoj…”

Legjenda e futbollit francez i bindur: “Ja tre skuadrat qe do luftojne deri ne fund per Scudetton: perjashtoj…”
Inter Club Staff

Jean-Pierre Papin, ish-futbollist dhe legjende e futbollit francez, ka dhene nje interviste per La Gazzetta dello Sport ku ka folur edhe per Scudetton.

Keto kane qene fjalet e tij:

Giroud ka mundur Interin, por pastaj ne kampionat eshte ndalur.

“Olivier eshte i bere keshtu. E thote historia e tij. Nuk shenon gjithmone, ndonjehere ben gjera elektrizuese. Zgjidh ndeshje te medha, vendos nje derbi ose pse jo, edhe ndaj Napolit…”

Milani kohet e fundit e ka te veshtire te shenoje. Pse?

“Keto jane muaj te veshtire per te gjithe. Tani shihet mire se cfare pergatitje eshte bere nga secila skuader.”

Papin: "Scudetto? Lotta a tre fino all'ultimo. Non credo alla rimonta Juve"

“Edhe Inter dhe Napoli kane pasur nje renie. Nga fundi i muajit mendoj se do te kthehen te gjithe ne maksimumin e forces.”

Nga Napoli-Milan do te dale ne pah kampioni i ri i Serie A?

“Mund te ndodhe, por mos harroni Interin. Jane edhe ata. Do te jete nje gare ne fije te perit deri ne fund fare.”

“Milan me duket skuadra qe ka me shume besim: mund te hape nje cikel te ri. Miksi me te rinj dhe te vjeter ka funksionuar.”

Asnje nga Inzaghi, Pioli dhe Spalletti se kane fituar Scudetton. Ekuilibri ne krye shpjegohet edhe keshtu?

“Ne maj shume gjera do te kene ndryshuar, jua them une. Njeri nga ata do te fitoje…”

Asnje permbysje e Juventusit sipas teje?

“Shume e veshtire. Edhe pse kane marre Vlahovic qe ka kualitete te medha. Nje gol si ate ndaj Villareal e bejne vetem te medhenjte. Por une shoh tre te tjerat ne gare per Scudetto.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.