Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

633 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda e Gjermanise, Brehme: “Ja kush eshte lojtari me fantastik qe ka Interi sot. Conte me kujton nje tranjer…”

Legjenda e Gjermanise, Brehme: “Ja kush eshte lojtari me fantastik qe ka Interi sot. Conte me kujton nje tranjer…”
Inter Club Staff

Andreas Brehme, ish-mbrojtes i Interit dhe legjende e Kombetares Gjermane, ka folur per mikrofonat e La Gazzetta dello Sport.

Ai si gje te pare, ka dashur te shprehe se sa shume e vlereson Achraf Hakimi, blerjen me te fundit tek Interi.

“Une ju them si shkoi gjithcka sepse ate ndeshje e mbaj mend shume mire: Conte eshte dashuruar me Hakimin ne Dortmund.”

“E ka bere mire: duke qene se lojtaret e krahut jane ekzisencial per skemen e tij, Hakimi eshte lojtari me fantastik qe ka Interi sot aty.”

A eshte me te vertete kaq i forte?

“Eshte nje lojtar i vecante, nuk ka shume ne qarkullim si ai. Teknik dhe i shpejte. Do i jape Interit nje ndihme te madhe.”

“Ne kete sezon jam i bindur se do te beje shume mire. Ne Bundeslige ishte dominant, pavarsisht moshes shume te re.”

Kush eshte cilesia e tij me e madhe?

“Thjeshtesia dhe ftohtesia per te dhene assist: di se si te jete deciziv.”

Pse Real Madrid hoqi dore nga ai duke mos e marre ne shtepi?

“Kete pyes edhe une veten. Hakimi me ben te me kujtohet koha ime kur me rregullat e tre lojtareve te huaj ne skuader, lojtari qe vinte nga jashte duhet te ishte i jashtezakonshem ose ndryshe nuk luante dot.”

“Ja pse, Interi me te eshte rikthyer ne ato dite atehere: Hakimi nuk eshte nje cfaredo, eshte ne fushe per te bere gjerat ndryshe nga te tjeret.”

Deri ku mund te arrije ky Inter?

“Te kampionati, per kete eshte ndertuar, ndryshe ne merkato nuk shkon te marresh Vidal.”

“Sezoni i shkuar ne krahasim me Juvnetusin, Interi kishte nje skuader jo gati. Edhe pse ata leshuan pe pasi fituan, diferenca ndermjet dy klubeve tashme eshte e ngushtuar shume.”

Ti kampionatin e ke fituar: kur kuptohet qe eshte viti i duhur?

“Nuk ka nje date ne te vertete, jane disa ndeshje. E jona ishte derbi i kthimit.”

Meqe jemi te derbi, si e shikon kete derbi?

“Me i ndryshmi nga te gjithe te tjeret per nje motiv te qarte: nuk ka publik, do te jete e cuditshme te shikosh San Siron bosh, por edhe lojtaret.”

“Ne fushe ndeshja mund te jete nje trampoline e rendesishme per Interin. Por kujdes, Milani po ben mire. E njejta gje vln edhe per ata.

Nga Trapatoni te Conte: eshte e lexueshme kjo analogji, duke pare edhe te kaluaren te Juventusi te dyve atyre?

“Po, jane dy tranjere qe e shohin me kujdes aspektin e motivimit. Pastaj te dy kane qene me karakter mbrojtes.”

“Por ky Inter nuk eshte keshtu, sepse eshte nje skuader sulmuese. Kujdes ama kush e kujton te tille Trapattonin tim: e fituam ate kampionat me Serenen kryegolashenues dhe me sulmin me te mire ne Serie A: 67 gola.”

“Kemi shenuar me shume edhe se Milani i Sacchit dhe i tre hollandezeve.”

Nje keshille… “gjermane”: pas Milanit, eshte Borussia Moenchengladbach ne rrugen e Champions League.

“Ndaloni te gjithe: Interi eshte favorite. Eshte me e forte. Borussia me pelqen, ka futboll, ka lojtare te rrezikshem.”

“Por mbrojtja e tyre eshte vulnerabel. Ne pergjithesi eshte nje skuader me shume ulje dhe ngritje, ndersa Interi me duket me nje rendiment me te rregullt. Nuk duhet te kemi aspak frike.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.