Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

581 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda e Interit zbulon: “Kisha dy oferta: njera ishte nga Real dhe njera ishte nga Inter. Zgjodha Inter sepse…”

Legjenda e Interit zbulon: “Kisha dy oferta: njera ishte nga Real dhe njera ishte nga Inter. Zgjodha Inter sepse…”
Inter Club Staff

Ne emisionin e Carlos Valderrama, i quajtur ‘Un rato con el Pibe’, legjenda e Interit, Ivan Cordoba, ka treguar nje prapaskene teper te bukur te karrieres se tij.

Ai eshte kthyer prapa ne kohe ne vitin 2000, kur ishte mes transferimit te Real Madrid dhe te transferimi tek Interi dhe ai zgjodhi pikerisht zikalterit.

“Presidentit Moratti i pelqente te shikonte ndeshjet. Jetonte me futbollin, vendoste edhe videokaseta te ndryshme dhe shikonte kampionatin argjentinas.”

“Kur erdhi Lippi, madje edhe me heret, sepse Interi me kishte bere te firmosja gjashte muaj me perpara se te vija ne Milano, tha se i duhej nje mbrojtes qendror.”

“Zevendesi i Lippit te cilit nuk i mbaj mend emrin, erdhi te me shihte dy here. Ne ato ndeshje une shenova edhe gol.”

“Pas ndeshjes se dyte folem dhe u njohem. Edhe pasi ai iku, une mbeta shume i motivuar. Per 15 dite nuk ndodhi asgje. Une isha mire nderkohe te San Lorenzo dhe jetoja i lumtur me gruan time.”

“I thashe: nese nuk ndodh asgje, qendrojme ketu se jemi mire”. Isha shume afer edhe per te firmosur kontraten time.”

“Kaluan tete dite dhe ja Interi. Filluam negociatat, nderkohe gruaja ime mbeti shtatezane dhe natyrisht ne shtepi kjo ndryshon gjithcka.”

“Nderkohe ajo me tha: i qete, shko perpara. Dukej e bere gjithcka. Kishim arritur marreveshje dhe per shifrat. Por ne ate moment me merr ne telefon agjenti dhe me thote: “Ivan, gjerat po komplikohen”.”

“Shifrat nuk ishin ne rregull per San Lorenzon, por gjithcka mund te behej nese une hiqja dore nga 7 milione dollare qe kisha si premio. E ne ate kohe edhe Real Madrid me dergon oferten e saj.”

“Provuan te me bindnin, duke me ofruar me shume para per mua dhe per klubin por une thashe jo. Ne ato vite une shihja vetem futbollin italian, ishte endrra ime.”

“Luante edhe Faustino Asprilla. E kisha mendjen tek Interi dhe e shihja veten ne Itali. Per mua ajo ishte oferta perfekte. Pastaj te kesh Morattin nga ana tjeter nuk i thua dot jo. Gjithcka e mbyllem ne vetem dy jave.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.