Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

867 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda e Juventusit, Vialli: “Calciopoli? Do ju them se cfare mendoj vertete: Juventusi theu…”

Legjenda e Juventusit, Vialli: “Calciopoli? Do ju them se cfare mendoj vertete: Juventusi theu…”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate te Gianluca Vialli, ish-lojtari i Juventusit dhe legjende e ketyre te fundit ka folur per te kaluaren e tij por edhe per Juventusin.

Ai e ka nisur intervisten e tij qe tek problemet personale e deri tek periudha e Calciopolit.

Por tek kjo e fundit ai ka pranuar publikisht se Juventusi dhe drejtuesit e saj kane thyer rregullat e lojes (duke vjedhur kampionate te njepasnjeshme).

Ja fjalet e tij qe nuk do i pelqejne aspak tifozeve te Juventusit:

“Moggi? Ai ishte nje drejtues qe te vinte ne kushtet ku ti jepje maksimumin ne fushe. Futbollistet varen shume nga kjo nese motivohen nga drejtuesat.”

“Futbollistet nuk varen nga merkato apo nga politika aq sa varen nga drejtuesit. Ai Juventus i atehershem mund te kishte fituar 6-7 kampionate nga 10 nese do respektonte rregullat.”

“Por do te them ate qe mendoj vertete: babezia e Juventusit beri qe te tentonte ti fitonte te gjitha kampionatet duke thyer rregullat (pra, ketu qarte ai e ka pranuar se i ka fituar duke vjedhur)”.

Po ti si futbollist e ke pasur ndonjehere ndjesine se arbitrat te favorizonin?

“Shiko, une e kam diskutuar edhe me koleget e mi. Nje futbollist ne fushe e shikon gjithmone arbitrin si kundershtar dhe i duket sikur po komplotojne kunder skuadres se tij. Nuk mund ta vesh re ate gje aq qarte.”

Ti ke qene deshmitar edhe ne gjyqin per doping ku Juventusi shpetoi vetem sepse ceshtja u parashkrua por u vertetua se Juventusi i kishte dhene lojtareve ilace te ndaluara:

“Une flas per vete, jo per te tjeret. Do e kisha kaluar me qete ate situate nese nuk do e kisha vrare mendjen. Por nuk ja dola.”

Zeman ne ate kohe tha qe ti dhe Del Piero kishit marre ilace te ndaluara…

Image result for moggi carcere

“Nuk dua te hap polemika te vjetra. Si mendoni ju: eshte me mire qe per nje demtim te pish nje Voltaren apo te shkosh 15 dite ne mal? Nuk mund te veme nga ilacet ne dyshim rezultatet e nje karriere. Ne fillim vuajta. Por pastaj e kuptova qe nese vuan per ate qe mendojne te tjeret i perket atyre pastaj.”

Tek Juventusi mernit edhe kreatine ju…

“Per disa muaj. Si te gjithe…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.