Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

648 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda e Liverpool, cfare fjalesh: “Interi nuk eshte Milani. Ata per mendimin tim jane me…”

Legjenda e Liverpool, cfare fjalesh: “Interi nuk eshte Milani. Ata per mendimin tim jane me…”
Inter Club Staff

Gol, rekord dhe loje te bukur. Interi i Simone Inzaghit jo vetem qe fiton kete sezon, por dominon edhe me merite dhe qendron ne vendin e pare te Serie A.

Nderkohe qe shume e japin Interin si pa shanse me Liverpool, legjenda e padiskutueshem e Liverpool, Ian Rush, nuk e shikon aspak keshtu kete ndeshje.

Ai madje mendon se Interi ka shanse te plota per te bere nje goditje te madhe ne 1/8 e Champions ne dem te Liverpool.

“Do te jete nje ndeshje shume e bukur. Te dy takimet jane per te mos u humbur. Jane dy skuadra qe bejne nje loje te mire.”

“Une shoh premisa te mira per spektakel. Mezi po pres oren qe te shoh kete ndeshje.”

Ne fillim Liverpool kishte peshkuar Salzburgun dhe Interi skaudren e Ajax. Mund te themi se kane qene pa shume fat?

“Absolutisht, te e para kishte shkuar me mire. Tani eshte me e veshtire per te dyja. Por nse do te fitosh Champions, duhet te perballesh me te mirat e Europes.”

Kush eshte favorit ne leter?

“Mbase Liverpool, por eshte e veshtire ta thuash. Madje do thoja qe nuk ka favorite ne kete ndeshje. Interi eshte lideri i Serie A, ka humbur vetem nje ndeshje deri me tani.”

Liverpool ka mundur Milanin. Mendon se Interi eshte me e forte dhe me e veshtire?

“Po, patjeter. Per Reds do te jete nje ndeshje shume me e veshtire. Inter eshte me e forte. Jane kampionet.”

Kush eshte lojtari me i mire i Interit? Dzeko dhe Lautaro mund te bejne mire ndaj nje mbrojtje angleze?

“Kolektivi eshte i forte, ndryshe nuk do te ishin ne vendin e pare. Me siguri qe jam dakord me ju kur permendni keto emra, jane te frikshem.”

Cfare do te thote te luash ne Anfield? Perpara nje publiku te tille?

“Atmosfera ne Liverpool kur luhet eshte gjithmone fantastike. Publiku eshte lojtari i 12 ne fushe. Sidomos kur lueht ne Europe.”

“Ndonjehere kur kundershtaret zbresin ne Anfield kane nevoje per 20-30 minuta qe te mesohen sepse kane presion te madh nga tifozet.”

Kupa e Afrikes me Salah dhe Mane te grumbulluar mund te demtoje Liverpool?

“Eshte e veshtire ta thuash sot. Sigurisht, nese keta dy lojtare nuk do luajne me Interin, mund te jete nje humbje e madhe per Reds.”

Mendon se fituesi i Inter-Liverpool mund te fitoje Champions League?

“Dy skuadrat angleze jane shume te forta. Nuk harroj edhe Real Madrid. Sigurisht qe nese Interi do te eleminoje Liverpool, do te behej direkt finaliste e mundshme.”

Cfare ndeshje pret? Te mbyllur apo me gola?

“Ne kete vit Liverpool shenon shume. Normalisht ne nje ndeshje te tille them se do te kete shume gola. Reds bejne shume raste por lene edhe hapsira per kundeshtaret. Do jete nje super ndeshje.”

Cilet jane lojtaret qe mund te jene deciziv nga dy skuadrat?

“Salah dhe Latuaro.”

Ti ke luajtur dhe per Juventusin. Mendon se Inter eshte me e forte se ata?

“Ne kete moment po. Juventusi ka bere disa ndryshime per tu kthyer ne normalitet. Klasifikimi eshte i qarte: Inter eshte e para. Juventusi lufton per nje vend ne Champions League.”

Cfare mendon per te kaluaren tende ne Serie A?

“Atje behesh nje lojtar me i mire. Futbolli eshte i veshtire per nje sulmues ne kete kampionat. Mbrojtesat jane me te miret ne bote.”

Edhe tani?

“Po, them se po.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.