
Legjenda e Milanit cmendet pas nje lojtari zikalter: “Cfare eshte ky lojtar? Ka arritur nje nivel te pabesueshem…”
Lojtaret e Interit me sa duket po i bejne te gjithe opinionistet qe te flasin me superlativa per ta ndeshje pas ndeshje.
I fundit qe e ka bere dicka te tille, eshte nje prej legjendave te Milanit qe ka qene dje prezent ne Sky Sport Italia.
Po flasim per Alessandro Costacurta, qe ka folur per Sky Sport, dhe qe ka ekzaltuar ndeshjet dhe formen qe po kalon Alessandro Bastoni.
Por a do te jete ai nje lojtar me te ardhme te madhe, duke pare edhe te ardhmen e Kombetares se Italise?
“Sa me habit nje lojtar i Interit. Po flas per Alessandro Bastoni, i cili po shkelqen ne cdo ndeshje qe po luan.”
“Ai eshte ne sezonin e trete ne Serie A qe luan te pakten 20 ndeshje ne kampionat: dicka shume e rendesishme kjo.”
“Une mendoj se ai e ka treguar perfundimisht se nuk eshte vetem per nivelin e Serie A, por ai ka arritur nje nivel nderkombetar.”
“E une mendoj se ky Bastoni qe po flasim te gjithe, do te jete nje titullar i padiskutueshem i Italise ne Europianin e ardhshem.”