Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

481 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda Gianfranco Zola i gozhdon te gjithe: “Deshtimi i Italise? Pyesni pak veten se pse prej Interit te Mourinhos…”

Legjenda Gianfranco Zola i gozhdon te gjithe: “Deshtimi i Italise? Pyesni pak veten se pse prej Interit te Mourinhos…”
Inter Club Staff

“Jam i tronditur nga humbja e Italise. Te mos shkosh ne Boteror te destabilizon. Eshte sikur ndaj Maqedonise me Italine ne fushe te kem qene edhe une.”

Kete gje thote legjenda Gianfranco Zola i cili flet per momentin e zilkalterve dhe e ben kete gje duke folur per nje popull te tere.

“Mund te stervitesh mire, mund te jesh i mire edhe taktikisht, por pa talent, nuk ke ku shkon. Do te duhet talenti.”

Le te nisim nga ketu. Mancini duhet te largohet?

“Jo. Roberto ka bere nje pune shume te madhe dhe ka ndertuar nje baze te shkelqyer. Kombetarja nuk e fitoi kot Europianin.”

Cfare ka munguar?

“Kualiteti sulmues. Me skuadrat e mbyllura ne 20 metrat e fundit duhet t’ja dalesh mire ne hapsira te ngushta. Degjoj te flitet per fat. Jo, fatin e mire e kerkon.”

Kush shpeton?

“Episodet me te mira kane kaluar nga kembet e Verrattit dhe Berardit. Nderkohe Barellen e kam pare pak te lodhur.”

“Jorginho ka bere punen e tij. Me irriton fakti qe te gjithe permendin dy penallti te gabuara dhe e bejne fajtor.”

“Ne jemi ne shtepi sepse skemi pasur as force dhe as kualitet. Nga pika e bardhe mund te gaboje cdo lojtar.”

“Edhe une kam humbur nje penallti ne Euro 1996. Kam vrare mendjen gjate per ate moment, por nuk me sherbeu per asgje.”

Sulmi nuk e fut brenda ne rrjete dot topin…

“Nuk ishte ndeshja per Immobile, Ciro nuk eshte i mire ne hapsira te ngushta. Por le te pyesim veten se pse prodhojme kaq pak kualitet.”

“Ne futbollin modern duhet kualiteti. Pyesni pak veten se pse qe prej Interit te Mourinhos ne 2010 nuk fitojme me asgje ne Europe ne nivel klubesh. Nje arsye eshte.”

“Duhet te kete nje revolucion total te sektorit te te rinjve dhe akademive. Duhet kurajo. Duhet ta gjejme te gjithe bashke.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.