Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

213 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda Matthäus flet qarte: “Ja kush eshte problemi i Interit sot. Nuk ka asnje lojtar qe te beje…”

Legjenda Matthäus flet qarte: “Ja kush eshte problemi i Interit sot. Nuk ka asnje lojtar qe te beje…”
Inter Club Staff

Ikona e interizmit, Lothar Matthäus flet per La Gazzetta dello Sport perpara Inter-Napoli, nje ndeshje qe vlente ne kohen e tij Scudetton.

Cfare perfaqeson sot Inter-Napoli?

“Ndershmerisht nuk ka lojtare qe une i admiroj ne menyre te vecante, as te njera skuader dhe as te tjetra.”

“Ne te dy rastet shoh dy kolektive teper te mira. Nuk ka as Matthäus dhe as Maradona. Mua me pelqente Lukaku, ishte nje lojtar qe bente diferencen.”

“Shitja e tij ka qene e rende. Me Lautaro dhe Dzeko tani Interi ka lojtare te mire, por asnje nuk ben gjithmone diferencen.”

“Ky eshte problemi i Interit tani. Nuk ka asnje lojtar qe te beje diferencen ne menyren qe te gjithe presin.”

Kush eshte favorite?

“Inter, duke pare klasifikimin, ka me shume nevoje per te fituar. Kam dyshime se Juventusi mund te futet ne gare.”

“Eshte shume larg. Interi duke fituar do te futej direkt ne gare. Eshte me shume nje kampionat me tre skuadra.”

Cfare mendon per Serie A?

“Ne kohet e mia kampionati ishte i ndare mes shume skuadrave: nga Verona tek Interi e fituan pese skuadra ne pese vite. Ajo ishte pasiguri.”

“Tani ka shume kohe qe nuk ka shume lufte per titullin. Ne ate kohe futbolli ishte me emocionues per spektatoret.”

“Serie A ishte kampionati me kompetitiv ne bote. Ishte nje nder te luaje. Nje jave luaje ndaj Van Basten, me pas me Maradonen, pastaj me Baggion, pastaj me Viallin pastaj me Mancinin.”

“Ishte shume motivuese te luaje kunder ketyre kampioneve. Vitet kalojne dhe Italia ka qene kampionati me i mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.