Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

340 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda Mazzola zbulon gjithcka: “Juve po bente gjithcka per te me blere, por mamaja me tha: “Nese ti…”

Legjenda Mazzola zbulon gjithcka: “Juve po bente gjithcka per te me blere, por mamaja me tha: “Nese ti…”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate te dhene nga Sandro Mazzola, nje nga legjendat e Interit te Madh, ai ka zbuluar edhe nje detaj interesant rreth nje kalimi te mundshem te tij te Juventusi.

“Inter dhe Juventus kane nje perballje teper te veshtire diten e shtune, ku me te vertete luhet per nje pozicion me te mire ne kampionat.”

“Gjerat kane ndryshuar nga koherat kur luaja une futboll, por rivaliteti ka mbetur shume i larte edhe pse Inter ka qene shume pak prezent keto sezone ne Serie A.”

“Une golin e pare ne mes te profesionisteve e kam shenuar pikerisht ndaj Juventusit dhe kam qene nje femije kur e kam bere kete.”

“Sot shoh shume veshtiresi per shkak te pandemise, duket sikur pa tifoze ndeshjet nuk jane me si ato te perpara disa muajve.”

“Por cfare te bejme eshte nje situate per tu kaluar se bashku dhe me shume force dhe vullnet: na ka rene per pjese kjo gje.”

“A kam qene ndonjehere afer Juventusit? Per hir te vertetes po dhe do ju tregoj edhe se cfare ndodhi ne ate rast.”

“Juventusi me kerkoi me ngulm qe ne sezonin tim te pare tek Interi, sapo mbaroi sezoni me sakte. Ata me ofruan dicka shume te rendesishme.”

“Sapo e mora vesh, vajta ne shtepi dhe ja thashe kete gje mamase time qe ne ate kohe ishte kategorike me mua.”

“Seriozisht e ke ti? Ti thuash faleminderit dhe ti refuzosh. Djali i kapitenit te Toprinos nuk mund te luaje me ate lloj bluze…”

“Babai jot do te revoltohej edhe brenda ne varr per kete gje.”

“E keshtu, nuk u be asgje…”, e mbyll fjalen e tij legjenda zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.