Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

698 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda Rummenigge ben parashikimin e madh: “Ja kush do te fitoje Scudetton kete sezon. Lukaku? Miku im Marotta ka…”

Legjenda Rummenigge ben parashikimin e madh: “Ja kush do te fitoje Scudetton kete sezon. Lukaku? Miku im Marotta ka…”
Inter Club Staff

Karl-Heinz Rummenigge, legjenda e Interit por edhe e Gjermanise, ka dhene nje interviste te shkurter per La Gazzetta dello Sport.

Ai ka folur per merkaton, per Scudetton, por edhe per te tjera ceshtje qe kane te bejne me Serie A ne kete moment.

Rikthimi i Lukaku eshte nje operacion nostalgjie apo e ben Interin ne kete moment favorite per te fituar Scudetton?

“Martesa e tij me Chelsean dhe me tranjerin atje nuk ka qene e lumtur. Ka bere mire qe eshte kthyer aty ku ka pasur sukses te madh”.

“Duhet thene se miku im Marotta ka bere nje marreveshje te madhe, e ka shitur nje vit me pare per nje qerre me para dhe e ka marre per 1/10 vetem disa muaj me vone”.

“Per sa i perket Scudettons, une shikoj Interin favorite sepse ka shanse ta fitoje. Por edhe Juventus dhe Milan nuk jane larg”.

“Nese Juventusi e nis mire, mund te kthehet ajo e njehere e nje kohe e te luftoje deri ne fund me milanezet”.

A je habitur nga kampionati i Milanit?

“Pak po, Inter kishte mundesine te konfirmonte veten. Por per fat te keq ka humbur pike ne disa jave te veshtira. Qe vitin e shkuar Inter kishte skuadren me te forte”.

Mourinho, pervec Romes, a i ben mire te gjithe Serie A?

“Roma eshte rinuar si nje shoqeri e rendesishme. Per shume kohe nuk ka fituar asgje, por fale tij ka arritur te fitoje dicka ne Europe”.

“Roma enderron dicka me shume, por nuk mendoj se mund te fitoje Scudetton. Sipas meje, Inter e nis si favorite e madhe kete sezon”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.