Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

517 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda sulmon ashper Lautaron: “Nuk ju kuptoj me gjithe kete histori. Me mire te kesh nje gomar te shendoshe se sa nje kal qe calon.”

Legjenda sulmon ashper Lautaron: “Nuk ju kuptoj me gjithe kete histori. Me mire te kesh nje gomar te shendoshe se sa nje kal qe calon.”
Inter Club Staff

Ceshtja Lautaro ka arritur ne ate pike qe tashme po diskutohet gjithandej per sulmuesin argjentinas te Interit.

Nuk ka ore qe te mos dale nje lajm i ri rreth te ardhmes se tij por kjo eshte edhe si pasoje e presionit teper te forte mediatik qe po ben Barcelona.

Lojtari vete nderkohe nuk ka dale as publikisht dhe as nuk i ka kerkuar Interin shitjen keto dite, por ka shume burime qe thone se ai do e beje shume shpejt kete.

Gjithesesi, deri sa kjo te ndodhe, te shumte jane ekspertet e merkatos dhe te futbollit te cilet japin mendimin e tyre ne lidhje me kete ceshtje.

I fundit eshte Ciccio Graziani, sot ekspert futbolli por nje legjende e gjalle e futbollit Italian dhe i skuadres se Torinos. Ai eshte nje figure shume e shquar ne Itali.

Per ceshtjen Lautaro ai eshte pyetur per Radio Sportiva dhe ka folur keshtu per zerat qe shohin protagonist sulmuesin e Interit.

“Lautaro Martinez tek Barcelona? Une realisht nuk ju kuptoj me keto histori. Nuk ju kuptoj kur beni llogari po u largua apo po qendroi.”

“Ekziston nje shprehje popullore qe tregon me se miri se cfare duhet te beje Interi ne kete moment me nje shitje te mundshme te Lautaros.”

“Me mire te kesh nje gomar te shendoshe (jo te semure) se sa nje nje kal qe calon.”

“Kjo eshte shprehja qe shkon per shtat me kete situate. Nese ka deshire te largohet dhe ben numra, largojeni dreqin.”

“Nuk ka sens te mbash nje lojtar kunder deshires se tij ne nje skuader. Ky eshte mendimi im.”

Nderkohe, Lautaro nga ana e tij nuk e ka pranuar ende deshiren per tu larguar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.