Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

513 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda zikalter Berti shume i ashper: “Skriniar te mos guxoje njeri ta preke. Acerbi eshte nje…”

Legjenda zikalter Berti shume i ashper: “Skriniar te mos guxoje njeri ta preke. Acerbi eshte nje…”
Inter Club Staff

“Me gjithe respektin qe kam per Acerbin, une votoj Akanji ose Chalobah. Duhet t’ju mjaftoje kjo per te ditur mendimin tim”.

Keshtu e ka nisur intervisten e tij ish-mesfushori i Interit, qe nuk ka asnje dyshim per sa i perket mbrojtesave.

Ish-lojtari qe eshte nje idhull i padiskutueshem i tifozeve te Interit, ka dhene keshtu nje interviste jo shume te gjate per La Gazzetta dello Sport.

Keto kane qene fjalet e tij:

Berti, ta nisim nga larg. Edhe ti, si Adani, mendon se per 65 milione euro duhet te ishte shitur Milan Skriniar?

“Mos te bejme shaka. Milan nuk preket, ky njeri te gabuar ka vetem emrin e tij. Pertej forces se tij, eshte thelbesor sepse prej tre vitesh mbron porten tone”.

“Nese Inter do qe te mbetet protagoniste, nuk duhet te preke as Skriniar, as De Vrij dhe as Alessandro Bastonin”.

Bremer dukej sikur do te zevendesonte Skriniar. Edhe ti nuk e ke pritur mire qe braziliani ka shkuar te Juventusi?

“Po cfare thua. Nese qendron Skriniar, Bremer mund te shkoje ne te s***, e thene me theks torinez madje.”

Por Ranocchia duhet te kete nje zevendes. Si mendon?

“Si fillim, nje perqafim i forte per Ranocchian, eshte nje djal i arte dhe nje interist i madh. Kam degjuar per demtimin ne Napoli, me vjen shume keq. Njerez si ai ka shume pak ne futboll”.

Per ta zevendesuar, do zgjidhje Akanji apo Acerbi? Apo edhe Chalobah?

“Do zgjidhja zvicerianin, qe eshte i forte por edhe i ri. Per kete do te shkonte mire edhe Chalobah.”

“Por Akanji ka eksperience nderkombetare dhe ka luajtur me Dortmund. Mbase nuk vlen te jete titullare, por eshte pak me poshte”.

Pra per ty diferencen me Acerbin e ben mosha? Se shume tifoze nuk e duan Acerbin…

“E di qe disa nuk e harrojne te kaluaren e tij milaniste, por flitet per shume vite perpara. Por mbetet nje profesionist Acerbi.”

Me shume se per ato vite te Milani, me shume flasin per ate buzeqeshje te tij te goli i Milanit vitin e kaluar kur gaboi pikerisht ai…

“Te mos bejme shaka, qeshje e nenqeshje ne fushe beja edhe une. Duhet te evitojme keto gjera kur flasim per keto nivele”.

Me ne pergjithesi, si e ke pare Interin ne keto dy ndeshje te para?

“Shume mire, por duhet te bejme llogarite edhe me kundershtaret. Te premten na pret nje ndeshje e rendesishme me Lazion, me siguri qe do te kuptojme me shume”.

I shikon zikalterit favorite per Scudetton apo beson se ka skuadra me superiore se ajo e Interit?

“Ka pese skuadra qe jane pak a shume ne te njejtin nivel. E kam fjalen per Inter, Juventus, Milan, Roma dhe Napoli”.

“Pastaj jane Atalanta, Fiorentina, Lazio, dhe me pas ka diference te madhe. Ja pse ne takimet direkte si ajo ne Olimpico do te shihet shume”.

Pertej problemeve financiare, Inter ne leter duket e perforcuar. Por ka humbur Perisic…

“Ivan eshte veshtire per ta zevendesuar. Por Dumfries mund te rritet ende me 20 apo 30% dhe ne te majte nje rikthim i Gosens te vertete me kemben magjike te Dimarcos, interist i vertete ky, mund te shohim cudira”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.