Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Alessandro Altobelli

ALESSANDRO ALTOBELLI – GJILPERA

Kur Fulvio Bernardini shkoi ne 1973 ne ekipin e te rinjve Latine per te zbuluar talente, kuptoi si ai ishte nje premtim i futbollit. 

Alltobelli2

Alessandro Altobelli me bluzen zikalter.

Dhe si gjithmone, skuadra zikalter eshte shquar shume pak si nje skuader e Serie A. Alessandro Altobelli do te shenoje keshtu historine e Interit dhe vecanerisht te futbollit italian.

Alessandro lindi ne Sonnino ne nentor te 1955. I gjate, i holle dhe i shpejte, behet “spillo” i te rinjve te Latineve dhe me pas i Brescias. Tre sezone te shkelqyera ne Serie B me skuadren lombarde, 76 prezenca dhe 26 gola. Asnje frike per te shfaqur aftesite e tij te fshehura, Altobelli verehet nga dirigjenca zikalter qe e udhehiqte Mazzola e Beltrami te cilet ne ate kohe fillojne te mendojne per ta pare Interin ne nje menyre tjeter. Keshtu ne 1977, Inter blen “Spillo” per nje shifer rreth 1 miliard lira.

Ardhja e tij ne Inter shenon fillimin e nje cikli te ri te historise zikalter. Alessandro ishte i ri 22-vjec, dhe perfaqesonte dicka te re. Pavaresisht trupit te tij te holle, ai arrinte te kombinonte gjatesine, shpejtesine dhe tekniken. Mbrojtesit nuk dinin si ta ndalonin ate dhe ne fakt nuk e arriten kurre kete gje.

Jasht fushes, me gazetaret “spillo” ishte i turpshem, ai posedonte maturitetin e babait te tij dhe inteligjencen qe e benin ate te mos binte viktime e popullaritetit te madh qe po e ndiqte. Edhe i gjithe shtypi italian fliste per te ja cfare shkruanin ata: “Inter fsheh nje as. Pergjigjja e Altobellit ishte: “Kurseni ne merkato, mjaftoj une ketu”, titull i cili e shoqeronte Gazzetta dello Sport ne javet pas blerjes se tij. Megjithate shoket e skuadres qe deshironin ta shihnin ate si nje te ri kryelarte, ishin gabuar ne frontin e talentit te tij te madh.

Altobelli

Altobelli ne nje ndeshje me zikalterit.

Golat e Altobellit jane te shumta. Nje gol me finter ne ndeshjen Udinese-Inter ne 1980, nje gol nga goditja denimit ne Inter-Cagliari 2-0 ne 1983, goli i fitores ne ndeshjen Inter-Roma ne 1981 ku i riu “Spillo” i dhuroi 3 pike zikalterve pas barazimit te Beccalossi: 3-2 ndezi San Siro. Kemi gjithashtu dhe tripleten e tij kunder Juventusit ne vitin e skudetos, golin ne naten e Madridit kunder Realit. Thjesht i pandalueshem dhe i domosdoshem per skuadren.

Nga ndeshja e larget Como-Inter ne 1977, ne Inter-Avellino te 1988, kaluan plot 11 vjet. Altobelli shenonte plot 466 prezenca dhe 209 gola, kishte fituar 2 kupa italie dhe 1 kampionat.
Protagonist ne Inter dhe ne kombetaren spektakolare Italiane qe ne 1982 fitoi boterorin, duke mundur Gjermanine Perendimore 3-1. Goli i fundit, ai i fitores u shenua pikerisht nga ai.

Karrieren e tij ai e mbyll atje ku e nisi: Brescia. Ai shenoi 7 gola ne 32 paraqitje, kur ishte 34 vjec vendosi te terhiqej.

Altobelli ishte nje kampion i kompletuar. Njeri prej atyre qe nuk qendronin para portes duke pritur topin. Ai angazhohej, vraponte, rrembente topa…Gjithcka, Gjithcka, Gjithcka. Me aftesite e tij per te goditur kundershtarin, Altobelli ishte arma me e forte e shpirtit zikalter, duke i dhene tifozeve dhe shoqerise shume gezime me ane te golave te tij te shkelqyer.