Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Giuseppe Baresi

GIUSEPPE BARESI – BEPPE KAPITENI

Ishin vitet 70. Giudo Settembrino solli Giuseppen dhe vellain e tij per nje prove tek Interi. Franco nuk u pranua, por ne saje te Giudios u provua tek Milani ku dhe u pranua. Giuseppe u pranua, u federua, dhe ishte i destinuar per tu bere dikushi. I destinuar per te qene Giuseppe, ose me mire Beppe Baresi.

Baresi

Beppe Baresi me bluzen zikalter.

Ai vjen nga Travagliato, nje fshat ne Brescia, ka lindur ne 1958 dhe ka debutuar si zikalter me 1 qershor 1977, kur ishte vetem 19 vjec ne nje ndeshje kunder Vicenzas per Kupen e Italise. Interi kuptoi ne ate ndeshje qe kishte bere nje blerje mjafte te mire.

Nen drejtimin e Bersellinit, i cili ishte shum i rrepte ne stervitje dhe qe kerkonte tek lojtaret e tij te punonin shume dhe te ishin te etur per te fituar, Baresi bie direkt ne sy. Baresi ishte i ri dhe ishte i detyruar per te luajtur ne kalibrin e Orialit dhe Marini, per ti sherbyer sulmuesve si Spillo Alotebelli, dhe per te menaxhuar lojen ne mbrojtje dhe mesfushe si Cantu dhe Muraro. Beppe e nisi si nje mbrojtes. Ai spostohej nga nje pjese e fushes ne nje pjese tjeter, per te iu pershtatur roleve qe i jepte trajneri.

Me Bersellinin ai fiton nje kampionat dhe nje kupe italie te dyte. Pas largimit te Rino Marchesi, ne pankinen zikalter vjen Ilario Castagner. Jemi ne vitin 1983. Beppe spostohet ne mesfushe dhe transformohet ne nje mesfushor qendre. Nje rol qe atij i pelqente. Levizte shum, dhe merrte pjese ne loje, ishte i rendesishem edhe per te sherbyer te tjeret. Nje rol i veshtire, qe shpesh here e bente ate te binte ne kontakt me lojtare te mire teknikisht, te forte dhe te keqinj. Duele te tilla ishin ato me Novellinon dhe Salvatore Bagni.

Me pas ishin edhe yjet. Maradona, Platini, Zico. Baresi hynte ne fushe per ti sfiduar ata, po para se gjithash per veten e tij. Te ndalonte kundershtaret dhe ti merrte topin, per te do te thonte kenaqesi.

Baresat23

Beppe Baresi dhe Franco Baresi, i cili ishte vellai i tij dhe njekohesisht nje nga legjendat e Milanit.

Periudha me e keqe per Baresin vjen ne kulmin e karrieres se tij. I forte ne rolin e tij dhe me nje fame te fituar, Baresi ndihet mire. Qendron deri ne oret e vona te mbremjes, nuk ndjek nje diete, nuk stervitet ne 100%, dhe te gjithe keto faktore e bejne ate te mos ftohet ne kupen e botes te vitit 1982. Pikerisht kjo sjellje dhe kjo mundesi e humbur, e bejne ate te pergatitet me mire per te ardhmen. Per Baresin vjen dhe ftesa per boterorin e vitit 1986 dhe me pas Scudetto e rekordeve ne 1989 me Trapattonin. Ne 15 vite futboll ne nivele te larta, Baresi fitoi gjithcka: 2 kampionate, 2 kupa italie, 1 Super Kupe dhe nje Kupe Uefa te paharrueshme, ne sezonin e tij te fundit me Interin.

Me Trapattonin, Beppe kupton se eshte momenti per te ndaluar dhe vendos te mbylle karrieren e tij ne Serie B tek Modena, perpara se te terhiqet ne vitin 1994, ne moshen 36 vjecare, ashtu sic beri dhe vellai i tij. Por vitet e Baresit, nuk kane mbaruar akoma.

4 vjet pas terheqjes se tij nga futbollit ne 1997, mer nje telefonate per te stervitur te rinjte e Interit, per ti transmetuar atyre vlerat e tij morale dhe sportive. Ne 2001 ai behet Shefi i Departamentit te te rinjve te Interit, rol i fituar me ane te kembenguljeve dhe aftesive te tij. Dhe keshtu Baresi do te fillonte te ndjente pulsin e tij, fiton 2 kampionate te rinj, 2 kupa Italie te rinj dhe 2 turne te Viareggios. Nuk ndalon se fituari. Sjell edhe talente te cilet ditet e sotme luajn ne futbollin nderkombetar si: Martins, Pandev, Balotelli etj.

BaresiMou

Beppe Baresi diten e prezantimit te Mourinhos ne 2008 tek Interi, dite ne te cilen u prezantua edhe ai si ndihmes i teknikut Portugez.

Me nje karriere te tille, me plot shperblime dhe trofe, dhe me nje eksperience mbi shpatulla per tu lakmuar nga shume njerez, Barezi me 2 qershor te 2008 zgjidhet si zevendesuesi i Jose Mourinhos. Portugezi eshte i sigurte. Deshiron nje njeri qe e ndjen bluzen, profesionist, si dhe i dalluar.

Si komandant i dyte vijne dhe 2 Kampionate te fituara, nje kupe Italie, dhe sidomos nje Champions League qe mungonte qe prej 45 vitesh ne shtepine e Interit.

Me ardhjen e Benitez ne krye te ekipit, Baresi behet asistent teknik me Daniele Bernazzani. Por pas paraqitjeve zhgenjyese te spanjollit Baresi mer rolin e zevendesuesit, me pas do vije Leonardo ne pankinen zikalter. Megjithate Beppe vazhdon ende te jete i vleresuar nga tifozet per shkak te seriozitetit te tij dhe ndershmerise se tij, ne jete dhe ne fushe.

Baresi dha pak per futbollin spektakolar, por nuk gabonte asnje nderhyrje. Karakteristika keto, qe e bene ate nje flamur te skuadres zikalter. Mbrojtes i skuadres si ne fushe ashtu dhe ne pankine, edhe tani punon me perulesi, nuk kerkon te jete ne qender te vemendjes, ndihma e tij ofrohet cdo dite per fatin e ekipit te tij.