Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Giuseppe Bergomi

GIUSEPPE BERGOMI – XHAXHAI

Giuseppe Bergomi si dy kapitenet e tjere te Inter-it Giacinto Faccheti dhe Javier Zanetti, ishte shume besnik Inter-it te tij te dashur. Per shume vite Bergomi mbajti rekordin e numrit te ndeshjeve me zikaltrit, gjithsesi ai e ka humbur kete arritje ndaj te riut “il Capitano” Zanetti i cili vazhdon te shtoje numrin e ndeshjeve ne total.

Bergomo4

Giuseppe Bergomi me bluzen zikalter.

Bergomi ka lindur ne Milano me 22 Dhjetor 1963. Karriera e tij si mbrojtes ka filluar ne moshe te re kur ai filloi te stervitej me ekipin e pare tek Inter-i ne moshen 16 vjecare dhe arriti te debutonte nje vit me vone ne formacionin e pare. Ai do te kalonte 20 vite me zikaltrit dhe per shume vjet mbajti shiritin e kapitenit.

Qe ne moshe te re Bergomi mbante mustaqe prej te cilave ka fituar dhe nofken e njohur si “LO ZIO” (xhaxhai). Ne 20 vitet e tij me Inter-in arriti te kapte numrin 519 ndeshjeve ne Serie A duke shenuar 23 gola, e cila nuk eshte nje shifer e keqe duke e konsideruar se ai luante si mbrojtes krahu dhe qendermbrojtes. Ne vitet e tij te besnikerise ndaj Inter-it ai fitoi vetem nje skudeto 1988/1989 sezoni kur Inter-i fitoi skudeton e 13 duke mundur Napolin ne kohen e legjendarit Maradona dhe me nje diference prej 11 pikesh. Ky titull ishte tregues i kapacitetit mbrojtes te Bergomi-t dhe Inter-i pesoi vetem 19 gola dhe humbi 2 ndeshje ne kampionat. Gjithashtu ate sezon do te shikojme Bergomi-n te ngreje Superkupen Italiane (Supercoppa) ne qiell.

Ne nje kompeticion tjeter qe Bergomi fitoi ishte Coppa Italia, e cila per Inter-in ishte e treta ne sezonin 1981/1982. Ai fitoi vetem nje Coppa Italia pavaresisht se numri i ndeshjeve te luajtura nga ai ne kete kompeticion eshte 120 ndeshje dhe 5 gola.

Bergomi

Beppe Bergomi, gjate moshes 20 vjecare kur mbante dhe mustaqe, gje e cila e beri ate ta therrisnin me epitetin ‘Xhaxhai’

Pavaresisht se nuk kishte shume sukses ne arenen Europiane qe Inter-i gezon ne dekaden e fundit, Bergomi arriti te kishte suksese te konsiderueshme ne Europe me zikaltrit, duke fituar kupen UEFA (sot Europa League) tre here 1990/1991, 1993/1994 dhe 1997/1998. Dakord, niveli i prestigjit te kesaj kupe nuk eshte e njejte me Kupen Europiane/Champions League, por duke konsideruar mungesen e sukseseve ne ate lloj kompeticioni gjate kohes qe Bergomi ka luajtur me Inter-in per dy dekada gjithsesi ishte respekt i rendesishem per te dyja palet si per Giuseppe-n ashtu edhe per Inter-in. “Fitorja e Kupes UEFA me 1997/1998 eshte nje kujtim special per mua, sikur po e shikoja per here te pare suksesin qe deshmova si nje interist dhe ne ate kohe per mua kjo fitore ishte njesoj si “TRIPLETA” qe u fitua 12 vjet me vone”. Ne kompeticionet Europiane Bergomi nuk arriti te shenoje por luajti 117 ndeshje me Inter-in.

Ne total kapiteni jone legjendar Bergomi ka arritur te kape numrin e 756 ndeshjeve dhe te shenoje 28 gola me ngyrat zikalter qe ai i dashuronte kaq shume dhe per nje fare kohe ai mbante rekordin ndeshjeve ne kompeticionet europiane nga nje futbollist italian dhe gjithashtu mbante rekordin e me shume ndeshjeve te luajtura ne Derby, por te dyja keto rekorde jane thyer nga Paolo Maldini. Rekordi i tij i me shume ndeshjeve me FC Internazionale ishte akoma i pathyeshem deri me Shtator 2011, kohe kur Zanetti e kaloi numrin e ndeshjeve ne total te Bergomi-t.

Bergomi6

Bergomi duke ngritur nje qiell Kupen Uefa te fituar me Interin.

Pervec se konsiderohej legjenda nga Inter-i dhe tifozet e tij, Bergomi eshte nje legjende edhe ne evenimente europiane apo boterore, duke qene pjese thelbesore e kombetares Azzurri qe nga debutimi i tij i pare me 14 Prill 1982 kur Italia humbi 0-1 me Gjermanine Lindore, sapo kishte mbushur 18 vjec, deri ne Euro 1992 faza e kualifikime kunder Norvegjise, ai nuk u thirr per tu grumbulluar me kombetaren italiane. Kjo mosthirrje per grumbullim ishte nje sinjalizim i mbylljes se karrieres se tij internacionale deri ne momentin e thirrjes per grumbullim per Kupen e Botes me 1998.

Per vendin e vete ai luajti 81 ndeshje dhe ka shenuar 6 gola, por ashtu si arritjet europiane me Inter-in, ai fitoi vetem vetem nje kupe me Italine kur ata fituan Kupen e Botes me 1982.

Bergomi u terhoq nga futbolli me 1999 pothuajse ne moshen 36 vjec. Mbas terheqjes ai u be trajner i licensuar dhe u be trajner i te rinjve te ESORDIENTI tek Inter-i me 2008. Ne korrik te 2009 u emerua trajner i te rinjve te Allievi Nazionali (under-17) tek A.C. Monza Brianza 1912, duke u promovuar si kryetar i ekipeve Berretti under-19, ne bashkepunim me Giuseppe Chieppa, nje vit me vone. Korrik 2011, e shikojme ate te levize nga Monza per te marre persiper te njejtin rol tek Atalanta. Pervec trajnimit ai ka punuar si ekspert dhe komentator per Sky Italia, duke perfshire edhe komentimet per Kupen e Botes me 2006.

Bergomi eshte me te vertete nje legjende e futbollit dhe me 2004 u emerua nga Pele si nje nga 125 futbolliste legjendare qe jetojne. Natyrisht per te gjithe ne interistet ai do te jete gjithmone nje nga kapitenet me te medhenj dhe nje legjende e vertete i cili do te kete nje vend special ne zemrat tona.

Deri ne ate dite, InterFamily ngrihet ne kembe dhe e pershendet legjenden Giuseppe Bergomi.