Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Roberto Bonisegna

ROBERTO BONISEGNA – BONIMBA I TMERRSHEM

Ndodh ndonjehere qe fati te ben shaka te keqija. Luan me ty, te shkaterron dhe me pas te ngre ne maje te botes. Fati Roberto Boninsegna-s, ka qene keshtu. E ka hedhur pertoke, e ka ngritur serish dhe me pas e ka shkaterruar.

Bonisegna3

Roberto Bonisegna me bluzen zikalter.

Me 13 nentor 1943, ne Mantova lind Roberto Boninsegna, nje nga sulmuesit me te mire te viteve 70’ te formacionit zikalter. Kur Robero kupton se do qe te vesh bluzen e Inter-it, ishte i ri ne moshe. Prezantohet ne nje audicion perpara te madhit Herrera, i cili, pa shume hezitim e percjell ate duke e konsideruar te papershtatshem per formacionin e tij.

Roberto atehere, fillon te fitoje eksperience tek skuadrat e vogla. Fillimisht luan tek Prato dhe me pas tek Potenza, deri ne momentin qe vjen edhe debutimi i tij ne Serie A. Dhe ndonjehere fati eshte ironik, ben qe ne kete debutim te luaje ne shtepine qe e refuzoi, ne San Siro, me Varese-n. Eshte 4 shtatori i 1965, dhe Inter-i eshte skuadra me me shume tituj ne bote. Eshte edhe ekipi qe e refuzoi, dhe mbas 5 golash te pesuar nga Inter-i, e le Varese-n ne fundin e klasifikimit. Zhgenjimi i Boninsegna-s eshte shume i forte.

Ndryshe nga nje Herrera shume i hutuar, trajneri i Cagliari-t, Puricelli, e shikon dhe e merr ne ekipin e tij, duke e vene ne krah te Gigi Riva-s, akoma i pazhvilluar mire por autor i disa ndeshjeve shume emocionuese. Te klubi i Cagliari-t, Roberto luan tre kampionate duke arritur, me 68’, nje hap larg skudetos. Pikerisht ne keto vite vjen tek Cagliari si trajner, Scopigno, dhe vendos qe te rrise numrin e lojtareve ne skuader. Riva dhe Boninsegna jane me te kerkuarit. Njeri nga keta te dy duhet te ike. Roberto kerkon te ike, vetem ne rast se ekipi qe do ta marre duhet te jete Inter-i.

Endrra e Boninsegna-s realizohet. Ne veren e 69’, Domenghini heq dore nga bluza zikalter per te shkuar te Cagliari, duke i lene vendin e lire Boninsegna-s.

Bonisegna

Bonisegna ne vitet 70.

Enderr e realizuar, ironi e fatit. Tek Inter-i Boninsegna i jep menjehere provat per vlerat e tij. Por ne fund ai shikon qe ti iki nga duart skudeto prej nje ish shoku skuadre, Gigi Riva.

I grumbulluar tek 40 futbollistet per boterorin e meksikan, nuk arrin dot te hyje ne listen definitive te 22 lojtareve. Por me «ndihmen» e fatit, rifutet te liste per shkak te demtimit te Anastasi-t. Ne kete menyre Boninsegna kthehet protagonist ne futbollin italian, dhe do te perjetoje nje sezon te jashtezakonshem i vitit 1970/1971.

I lindur me karakteristikat e nje sulmuesi, Bonimba ka nje gjuajte te fuqishme dhe te sakte dhe ne lojen ne ajer eshte shume i mire, armet me te rrezikshme per mbrojtjen kundershtare. Nje furi e vertete nga goditjet e 11 metershit, dhe vazhdon i palodhur per 90 minuta te ndeshjes. Kembe sensacionale dhe karakter idhnak, bomber i posacshem, altruist dhe i parregullt, gjen ne menyre perfekte vend ne deshiren e Inter-it per te rilindur ne kampionatin e viteve 70’.

Ne pankinen zikalter, ne fakt, iken Heriberto Herrera dhe vjen Giovanni Invernizzi. Inter- i rikthehet madheshtise dhe arrin te fitoje edhe skudeton. Boninsegna eshte goleshenuesi me i mire i Serie A me 24 gola.

Viti i ardhshem, do te jete i vecante dhe shume i rendesishem per Roberto-n. Ne ndeshjen historike te Kupes se Kampioneve kunder kampioneve te Gjermanise, nje kanace godet sulmuesin ne koke, duke rene pertoke ne fushe, pikersisht gjate gares se gjysemfinaleve. Mbas nje grindjeje te madhe, me pas e shikojme Inter-in te humbase. Avokati i madh Prisco, vendose qe te apeloje tek UEFA: ndeshje nuk fitohet ne tavoline, por do te luhet serish, duke i garantuar Inter-it mundesine per t`u kualifikuar.

Bonisegna4

Boninsegna ne vitet e fundit tek Interi.

Ne kampionatin italian, Inter-i nuk eshte protagonist, dhe per kete arsye qe golat e shenuar nga Bonimba kane marre gjithnje e me shume vlera. Por menaxhimi interist le per te deshiruar, dhe madheshtia e nje viti me pare, nuk duket se po gjendet.

Ne kete lloj klime te heshtjes se pergjithshme, dicka duhet te ndryshoje. Dhe president Fraizzoli, e shikon Boninsegna-n pergjegjes per kete renie. Ne kampionatin e 1974/1975, Bonimba shenon vetem 9 gola dhe 10 ne sezonin e ardhshem. Shume pak per nje sulmues te nje skuadre qe synon skudeton. Nderkohe qe Juventusi kishte shpehur interes per sulmuesin, dhe ne kembim ofron Anastasi-n. E pamundur te mos permendet se kete here fati po luante me Inter-in, dhe zikaltrit e kuptuan gabimin mbasi ai u transferua te Juventus-i, ku fiton 2 skudeto dhe 1 Kupe UEFA.

Tekanjoz, i çuditshem dhe me humor te ndryshueshem, Boninsegna eshte nje shkrepse qe ndizet per te bere drite kot, por eshte gjithmone gati te marre persiper pergjegjesite dhe te kerkoje falje. Nje karakter i ashper, qe shpeshhere ka marre gjykime te ashpra si brenda dhe jashte fushes se futbollit. Por loja e tij, vullneti i tij per te bere mire, historia e tij, e karakterizojne si nje person konkret dhe te rregullt. Eshte konsideruar, si nje nga futbollistet me te mire ne historine zikalter.