Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Tarcisio Burgnich

LEGJENDA E SHKEMBIT – TARCISIO BURGNICH

Nje friulian i teri , i qete jashte fushes , por gjakftohte e granit perpara kundershtarit: Nje shkemb. Keshtu thot Armando Picchi pas duelit te shokut te tij te skuadres, Carlo Novelli kunder Tarcisio-s.

Burgnich1

Tarcisio Burgnich me bluzen zikalter ne Meazza.

Burgnich lindi ne Ruda, ne viti 1939 si sulmues tek te rinjte e Udinezes. Nje vit ne Primavera dhe pastaj dy vite me skuadren e pare, me debutimin e tij i cili per te ishte i hekurt ne ndeshjen Milan-Udineze 7-0, ndeshje qe i mundesoi Milanit triumfin ne kampionat nje ndeshje para perfundimit te kampionatit. Me skuadren e Udinezes qendron edhe per dy vite te tjere derisa ne moshen 21 vjec bie ne syte e Juventusit. Luan 13 ndeshje per bardhezinjte, derisa njeri nga dirigjentet e “Zonjes se Vjeter” i profetizon nje te ardhme jo briliante, duke u bazuar edhe ne syrin e tij. Burgnich u soll ne jug tek skuadra e Palermos ku arriti te regjistroje 31 ndeshje dhe nje gol te shenuar pikerisht kunder skuadres se Juvenusit. Transferimi i tij pastaj nuk u mor mire. Megjithese ishte i nevojshem. Me bluzen roze Burgnich filloi te krijonte legjenden e tij duke bere qe te bie ne sy te skuadrave te Veriut perseri , kesaj here nga ato te Milanos. Herrera, Allodi, Moratti, nuk ishin dakord se e kujt ishte kjo merite e kalimit te tij ne Inter ne vitin 1962.

”Sarti , Burgnich , Facchetti “ , rruzulli interist , pothuaj e ben ate Zot.

Aftesite e Burgnich, nga sulmuesi e deri tek mbrojtesi I djathte , por edhe role te lira, ishin qe te bente qe mos te shenonin kundershtaret ,i forte nga eksperienca ne lufte e babait te tij, e ben ate qe te mos dorezohej kurre dhe te jipte maksimumin e te mos kerkonte menjehere zevendesimin. Shume “kliente” ishin te veshtire per tu markuar. Nje nga keto ishte Gigi Riva i cili ne ndeshjen mes Interit dhe Kaljarit ne nje duel me Tarcision i theu nje dhemb . Tarcisio edhe pse i zemeruar dhe me nje dhemb te thyer vendosi te qendronte ne fushe.

Burgnich2

‘Shkebi’ Burgnich me bluzen zikalter.

Burgnich ishte fondamental ne formacionin zikalter , sepse stopet e tij benin qe te fillonte nje aksion te tere interist dhe t’ia jepte topin atij shokut te tij te gjate biond , qe shkonte te shenonte golat e pare si mbrojtes . Nje nder dyshet me te dashura te historise se futbollit ishte dyshja e Burgnich dhe Facchetit.

Me Interin Shkembi fitoi gati te gjitha: 4 Skudeto, 2 Kupa te Kampioneve(Champions League sot), 2 Kupa Interkontinentale, duke bere keshtu qe te ishte protagonist i Interit te Madh. Ne ato vite Burgnich beri edhe 66 prezenca ne Kombetare, duke shenuar edhe 6 gola . Fondamental ai gol i 2-2 ne gjysemfinale mes Italis dhe Gjermanise Perendimore e cila perfundoi 4-3 . Nga fitoret e paharrueshme dhe humbjeve kujton lotet e Sartit ne kampionatin e vitit 1967 te cilin e humben nga nje gabim i portierit .

Ne 1974 pastaj edhe Interi si Juvja nuk e shikoi me si perpara duke pare edhe moshen e tij 35 vjecare e cila eshte e madhe per nje mbrojtes krahu, por edhe nga nje demtim i tij vendosin ta shesin. E jo shume ishin ne gjendje ti falenderoheshin atij. Tarcisio tashme nje veteran, kishte eksperiencen e duhur dhe trofete te shumt , tashme per te ndoshta ishte koha ta perfundonte karieren. Por nuk ishte i te njejtit mendim Luis Vinicio, qe e donte me cdo cmim te Napoli. Pikerisht atje u nevojitej Tarcisioja , i afte te aplikonte me se miri taktiken e re te ofsajdit tek napoletanet. Tridhjete ndeshje nga tridhjete Burgnich kishte akoma dicka per te dhene ne fushen e lojes. Ne moshen 36 vjecare kontriboj ne menyre decizive ne rritjen e Napolit ne sezonin 74-75 , duke u lejuar qe te kualifikoheshin te dytet dhe te fitojne vitin tjeter Kupen e Italise .Ne finale kunder Fiorentines shenoi golin e tij te vecante .

Pas pothuajse 500 ndeshjesh ne Serine A , Tarcisio ishte i gatshem te terhiqej nga futbolli , duke varur kepucet ne gozhde dhe te behej tranjer .

Burgnich ishte nje burre te cilin e donin te gjithe , i dashur per punen e tij mbi te gjitha per futbollin te cilit i dha shume. Burgnich ishte nje nder me te miret ne fushe, dhe te paket ishin rastet ku ai ishte protagonist i ndonje gabimi te madh. Keshtu nga ai kemi dy kujtime te cilat tregojne sa I rregullt e I forte ishte ai dhe se si bente qe te evitoheshin gola qe mund te kishte pesuar skuadra e tij.

Burgnich3

Legjenda zikalter Burgnich ne nje dyluftim me legjenden Braziliane Pele.

Njeri ishte me Pelen, qe arrin ta mposhte ne fushe, duke shenuar keshtu 4 gola ne ndeshjen e pare, ne boterorin e mallkuar te Meksikes ne vitin 70. I dyti e shef bashke me Ezio Pascutti, duke tentuar te godasin te dy topin me koke .I pari kesaj here godet Ezio: ”U hodha I pari por mberrita I dyti… Nje gol keshtu mund ta shenonte vetem nje kampion si Ezio.”

Kishte deshire te lexonte gjate ndeshjeve me Interin. Pikerisht me heronjt te cilin ai “ushqehej”, posedonte nje nderhyrje ndaj kundershtareve mahnitese.