Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Giacinto Facchetti

LEGJENDA E FACCHETTI-T – NGRITJA

“Sarti, Burgnich, Facchetti…”, emri i tij eshte ne te gjitha frazat e atij Interi. E kush mund ta harroje ate grup te mrekullueshem qe ndertoi mitiku Herrera.

Facchetti23

Giacinto Facchetti gjate kohes qe ishte futbollist zikalter.

Kur ndodhej ne nje situate per te bere llogarite me nje personalitet te madh, brenda ose dhe jashte fushe ai e ka bere pranine e tij te domosdoshme, eshte e veshtire te kuptosh se si te sillesh, tek cili emocion te kapesh. Detyra behet detyrimisht e veshtire kur gjithcka qe te ngelet eshte kujtimi i tij dhe keqardhja qe nuk ke mundur te shohesh lojen e tij. Pakenaqesia e figurave shume te vogla dhe te fotove dhe videove qe vetem ne nje pjese te vogel mund te tregojne nje njeri, qe shume, teper, i ka dhene nje skuadre, nje kombetareje. Dhe nese sot do te mundte…

Giacinto Facchetti ka lindur ne Treviglio, ne 18 korrik 1942. Ne qytezen e tij ne provincen e Bergamo-s, Giacinto, djali i nje makinisti, e kaloi femijerine ne oratori, duke i vrare  gjunjet e tij se bashku me shoket, duke goditur nje top. Vite qe i japin vlera te forta nje gjenerate te shkaterruar, ku pritet te ndertohet nje e ardhme e bazuar ne perultesi dhe pune. Ne moshen 16-vjeçare, Giacinto, e braktisi rrugen e atletikes, dhe fillon karrieren si futbollist ne Trevigliese, skuadra e qytetit te tij. E fillon si sulmues, dhe te gjithe e kuptuian ndryshimin mes tij dhe shokeve te tjere te skuadres.
Nje talent qe shkelqen tek dy skuadra te veshura zikalter. Ai e pati me te miren si futbollist tek dy skuadra me bluze zikalter, Interi dhe Atalanta.

Pas pak kohe tek te rinjte, Facchetti kalon ne skuadren e pare te Mago Herrera. Eshte 21 maji i vitit 1961. Inter perballet me Rome-n dhe habia qe shfaqet ne fytyrat e publikut te hyre ne fushe me fytyren e nje femije eshte e qarte dhe thuajse turbulluese. Frikesohen dhe nuk e kuptojne strategjine e Herrera-s qe vendos te sfidoje ‘novellino’ markaturat e Ghiggia, uruguajanin kampion te botes. Ndeshja perfundon dhe Interi fiton. Por Giacinto nuk shkelqeu ne prezantimin e tij dhe shfaqet me shume habi pas deklaratave te trajnerit pas ndeshjes: “Ky djale do te jete shtylla e Interit tim”. Dhe perseri nje here Magjistari po shikonte pertej.

Ne debutimin e tij, Giacinto godet ne porte, eshte sulmues, nje “godites”. Nje rol penalizues per djaloshin, qe shpesh here sjell babain te ankohet: “eshte i mire por jo nje godites”.

Fachetti2

Giacinto Fachetti ne vitin 1963.

Herrera vendos te nderhyje. Sapo erdhi ne Inter, Facchetti luan ne nje rol te ri, qe i lejon te sulmoje , ne vend qe te mbroje. Eshte nje mbrojtes fluid: i kujdesshem per te mbuluar porten, i shpejte ne krah, sherbyes perfekt per krosime perpara portes kundershtare.

Te gjitha keto, jane karakteristikat e tij, qe i lejonte te jete i perfshire ne Interin e Madh, si pjese e nje puzzle qe e jep te qarte shenjen e fitores.

Facchetti eshte i tille qe nuk mund ta kalosh pa e vene re. Dhe Edmono Fabbri, tekniku i ri, vendos ta therrase ne kombetare, per faqen e kualifikimeve, ne ndeshjen e vitit 1963 kunder Turqise ne Stamboll. Goli i tij vjen vetem 20 muaj me vone, ne ndeshjen kualifikuese kunder Finlandise, ku ata fituan 6-1.

Viti 1963 eshte spektakolar edhe ne kampionat. Inter fiton Scudetto-n me 49 pike, 4 pike perpara Juventusit, dhe vitin e ardhshem vjen dhe Kupa e Kampioneve, duke mundur Real Madrid ne finale. Facchetti-t i thuren elozhe ne te gjitha gjuhet e botes. Problemi me i madh eshte roli i tij i ri, qe ben te linde nje konkurrim i çuditshem me Sandro Mazzola: nese njeri nga te dy nuk shenon, kjo do te thote krize. Dhe nese tek Interi, ende te etur per fitore, kjo nuk dukej nje shqetesim , ne Kombetare i jep jete keqkuptimeve shume te forta. Facchetti dhe Fabbri filluan te ngrinin zerin. Pas nje miqesoreje qe u mbyll ne 0-0 kunder Frances, shperthen zemerimi i tifozeve dhe kjo kryesisht sepse i ashtuquajturi “blloku Interi” vjen komplet i izoluar nga trajneri i Kombetares. “Futbolli i vertete italian eshte futbolli i Interit dhe jo ai i Kombetares Italiane”, thote Giacinto per shtypin francez, dhe justifikon mungesen e golave te tij duke ja hedhur fajin trajnerit: “Fabri na ndalon te dalim perpara, do vetem te barazojme dhe vetem me barazim nuk mund te shkojme askund ne Angli”.

Karriera e Giacinto-s eshte nje ngritje e vazhdueshme, e destinuar per te te habitur…

MIRUPAFSHIM CIPE

Facchetti doli fitimtar ne dy fronte. Por nderkohe qe me Interin ne vitin 1967 lihet te ike nje triplete e madhe, ne vitin 68′ me Kombetaren merr Europianin.

Garda e vjeter Interiste, mbylli ciklin e Herrera-s. Ne 1971 fitoi nje Scudetto-n me Invernizzi por asgje nuk do te jete me si me pare. Facchetti mbetet i lidhur pas trajnerit te pare, tek i cili admironte lojen dhe kurajon. Sapo Herrera dhe Interi i Madh largohen, Facchetti ‘rindertohet’.

Fachetti3

Giacinto ne vitet 70 me bluzen zikalter.

Ne mesim e viteve 70′ i kerkon Suarez-it, i zbuluar nga trajneri zikalter, qe ta linte te lire ne fushe. Spanjolli, i bindur per fluiditetin e ish-shokut te tij, bie dakord. Giacinto largon zerat qe e quanin ‘te vjeter; dhe kthehet te shkelqeje bashke me bluzen Zikalter. Ai shkelqen ne boteror.

Por duke luajtur ne kampionat, Facchetti demtohet dhe duke shtrenguar dhembet, behet i ndergjegjshem qe nuk eshte me ne forme. Nje vetedije qe e detyron t’i thote ‘jo’ Bearzot-it dhe grupit te te kalterv. Ne 19 nentor 1977, Giacinto Facchetti le Kombetaren, duke koleksionuar 94 ndeshje me fashen e Kapitenit, rekord i thyer vetem nga Zoeff, Maldini dhe Cannavaro.

Nje vit me pas, 17 maj 1978, vjen dhe lamtumira nga futbolli, ashtu siç u nis. Nje vitore 2-1 ne Foggia. Me Interin ne 634 ndeshje realizon 75 gola dhe ne 1965-1966 u be mbrojtesi i pare Italian qe shenonte 10 gola ne kampionat.

Facchetti eshte nje njeri qe jep vlera te forta, shume te sakta, pervec vetem nje here ne karrieren e tij te gjate. Aventura e tij ne boten e futbollit, edhe pse jo me te luajtur, nuk mund te mbaroje keshtu. Dhe keshtu Facchetti u rindertua perseri. Pasi u be perfaqesuesi i Interit ne shtetet e jashtme, u be Zevendes President i Atalanta-s.

Ngjyrat zikalter te ngjitur ne lekuren e tij, ju pergjigjen dhe njehere atyre te Milanos dhe keshtu, gjate presidences se Massimo Moratti-t, Facchetti behet Drejtori i pare Gjeneral dhe me pas Zevendes President, pas vdekjes se Avokatit Prisco. Ne 20 janar 2004 Massimo Moratti i le detyren maksimale: Facchetti eshte lojtari i pare i historise ZiKalter qe u emerua President. Si President fiton dy Kupa Italie, nje SuperKupe Italie dhe nje Scudetto. Sjell ne Itali lojtare si Luis Figo dhe fiton nje çmim te fundit, Kepucen e Arte, si nje nga futbollistet me te medhenj te te gjitha koherave.

Cipe Moratti etj.

Giacinto perkrah Morattit, gjate kohes kur ai ishte president i Interit.

Nje histori mahnitese qe vetem me nje fund tragjik mund te mbaronte. I goditur nga nje tumor ne pankreas, ne pak muaj, Giacinto vdes. Ishte 4 shtator 2006.

“U largua nje person i mire”, lexohej ne sitin e Interit. Simbol i besnikerise, i lidhje me bluzen, i korrekteses. I habiti te gjithe. Me kujtimin e SuperKupes, u soll ne spital nga Materazzi. Ishin te shumta fjalet per numrin 3 te formacionit ZiKalter.

Femijet qanin per nje baba te embel por te ashper, qe kurre nuk e solli famen e tij te peshoje ne muret e shtepise. Sarti, portieri dhe shoku i tij i skuadres, qeshte dhe mendonte se cili ishte ilaçi qe kerkonte imuniteti i Facchetit, qe ishte i bezdisur nga diçka. Eshte akoma Beppe Severhnini qe e kujton ne tribune, ne nje derby, ne nje stadium te tere nervoz, ai, me aria olimpica te tij: nje Zoteri qe mbetej Zoteri kur te gjithe perreth do e harronin ate.

Ne nder te tij Interi e terheq bluzen me numer 3, shok per shume vite te karrieres se tij. La Gazzetta dello Sport e zevendeson çmimin “Bukuria e Futbollit” dhe Lega Calcio i ve emrin Campionato Primavera “Trofeu Giacinto Facchetti”.

Giacinto thoshte se te qenit ZiKalter eshte nje traguard, nje shenje persosmerie. Duhet te bertisje “Forca Inter” me pasion, dhe pa inat. Kur ke mesuar shume per historine e futbollit, duke marre kujtimin me te bukur te ketij sporti: ate te fitores besnike, te marre me sakrifice dhe dedikim. Nje punetor i heshtur, nje njeri i paster ne boten e ujqerve qe e rrethonte.

Nje njeri. Pikë.

Dhe per te, ja fjalet e Massimo Moratti-t qe bene te prekej boten ZiKalter…

fachhetti gjithmon me ne

Giacinto eshte gjithmone me ne, na ndjek qe lart!

“I dashur Cipe, nuk arrita te te thoja ate qe doja, sepse kisha frike se e kuptoje qe koha po ecte shum shpejt per ty e semundja ishte e tmerrshme. Me fal, por besoj se duhet te te falenderoj mbi te gjitha per durimin qe ke pasur gjithnje me mua. Per syte e tu qe buzeqeshnin, deri ne fund, per entuziazmin tim ose per ironine me te cilen kerkoja te kaloja momentet e veshtira. Disa dite me pare,  me flisje shum pak me nje ze te mekur – dhe me nje shprehje qe i do vetem te miren – per Interin, duke projektuar mendimet e tua per te ardhmen qe shkonte pertej varferise sone, mundesise njerezore. Disa muaj me pare te thoja pak me shaka e pak serizosht se si kurre nuk arritem te kishim nje mik arbiter, te ndiheshim te pakten nje here te mbrojtur, dhe ti, me nje shikim pak te bute por dhe te ashper mu pergjigje se kete gje nuk mund te ta pyesja ty, nuk ishe i afte per kete. Fantastike. Dinjiteti yt i madh nuk ishte i afte, ndershermia jote natyrale nuk ishte e afte, sportiviteti qe nga dita e pare qe hyre ne Inter, me Herrera-n qe te thierrisja Cipelletti, duke gabuar, dhe qe atehere, qe atehere te therrasim Cipe. I ëmbël, interligjent, kurajoz, i rezervuar, larg çdo reagimi vulgar. Faleminderit perseri qe e nderove Interin, dhe me te na ke nderuar te gjithe ne”.