Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 16, 2018

Scroll to top

Top

Helenio Herrera

HELENIO HERRERA – MAGJISTARI

Helenio Herrera Gavilan, ose thjesht Helenio Herrera, i lindur ne Buenos Aires, ne Argjentine, me 10 prill te 1910. Ishte nje lojtar i mire, por mbi te gjitha nje trajner i madh, arkitekt i Inter-it te madh nga gjysma e viteve 60’, por gjithashtu fitues edhe ne pankinen e Barcelone-s dhe te Rome-s. Nder pseudonimet me te permendura per te jane “H.H.” dhe mbi te gjitha “IL MAGO” (magjistari).

H_H

Helenio Herrera, tranjeri legjendar i Interit.

 I biri i nje emigranti andaluzian Paco Herrera, marangoz me shume pak burime, i vogli Helenio jeton deri ne moshen 8 vjec ne lagjen e varfer te Palermo-s. Ne 1918 familja vendos te rigjeje veten. Gjithsesi, ne vend qe te vendoseshin ne Europe, Herrera-t mberrijne ne Marok, ne Kazablanka.

 Ne kete periudhe, gjithmone ne qytetin maroken, i riu Helenio luan edhe futboll, qe behet hap pas hapi pasioni i tij. Nje ekip i vogel i qytetit, Roca Negra, e shikon dhe e merr per te luajtur ne kete ekip. Ketu luan shume pak, dhe eshte koha qe te terheqe vemendjen e Racing Club te Kazablanke-s, me 1931. Herrera luan me kete ekip deri me 1934, duke i alternuar njekohesisht me pune te tjera si punetor, magazinier, tornitorin.

 Fale eksperiences nga shoqeria e Kazablanke-s arrin te marre pashaporten e dyte dhe natyralizimin francez. Arrin te futet ne perfaqesuesen (kombetaren) marokene, dhe fale talentit te tij, arrin te marre nje vend ne formacionin e Afrikes se Veriut e cila luan kunder France-s ne nje ndeshje miqesore.

 Nje ekip i vogel francez, Frangais i Paris-it, e shikon dhe e fton qe te kryeje nje audicion. Helenio Herrera i merr parate per udhetimin nga nje miku i vet, duke i mundesuar udhetimin per ne kryeqytetin francez. Klubi fangais i propozon nje kontrate te vogel dhe, sic ndodhte atehere me futbollistet, gjithashtu edhe nje pune tjeter, ne fillim si tregtar qymyri dhe me pas si tornitor. Ne fushe luan ne shume role, shpesh si nje “stopper”, dhe ndonjehere edhe si sulmues.

Herrera5

Helenio Herrera gjate nje seance stervitore me Interin.

 Nga 1934 deri me 1937 luan tek Olympique Charleville, me pas kalon tek Excelsior de Roubaix-Tourcoing, ku luan deri me 1939. Me Red Star-in me pas, nga 1940 deri me 1942, dhe fiton Kupe-n e France-s, me pas kalon tek Paris-i i pare, deri me 1943 dhe per ta perfunduar tek JS Puteaux, ku do te luaje rolin e trajnerit me shume se sa te lojtarit.

 Nderkohe Herrera kishte mesuar se cfare duhet per te stervitur, duke frekuentuar nje kurs per trajnere; ne fillim te 1945 u zgjodh si mesues ne te njejtin kurs.

 Nenshkruan kontraten e pare, si trajner, ne Spanje. Me skuadren e Valladolid-it, qe i siguron shpetimin. Ne sezonin 1949-1950, fiton titullin e Spanje-s ne pankinen e Atletico Madrid-it. Mbas nje sezoni tjeter te suksesshem, dhe nje vendi te dyte optimal, si surprize, Herrera jep doreheqjen dhe shkon te Malaga.

 Me Deportivo La Coruna-n arrin ta shpetoje; ne Sevilja, ku do te shkoje vitin e ardhshem, arrin te jete protagonist i tre sezoneve, me pas do te largohet mbas vdekjes se presidentit Sanchez Pizjuan. Ne praktike trajneri argjentinas kishte akoma edhe dy vjet kontrate, por per shkak te marredhenieve jo te mira me dirigjencen, nuk ka ndermend qe te nderoje kete kontrate. Iken me pushime dhe Federata Spanjolle e skualifikon.

Vitin tjeter emigron ne Portugali, tek Belenenses, e me pas per tu kthyer ne Spanje tek Barcelona, ekipi qe arrin te marre falje nga Federata Spanjolle duke i dhene atij mundesine te jape jeten e tij per periudhen e arte. Ne dy vjet deri me 1960, Helenio Herrera fiton dy kampionate, nje kupe te Spanje-s dhe dy Kupa te Fiere-s, qe me vone do te behet Kupa UEFA (sot Europa League).

Gjate nje ndeshjeje te ketij kompeticioni, “El Mago” arrin te fitoje kunder Internazionale-s se Milano-s, si ne ndeshjen e pare ashtu edhe ne te dyten, atehere Inter-i ishte ne presidencen e Angelo Moratti-t.

Herrera 4

Herrera duke i shpjeguar skemat djemve te skuadres.

Valentini, njeriu i besuar i presidentit te Inter-it, shkon me nje detyre per te arritur, nderkohe qe sezoni me Barcelone-n akoma nuk ka perfunduar, per te siguruar trajnerin argjentinas per sezonin e ardhshem. Helenio Herrera kerkon shume para, duke kerkuar pothuajse trefishin e pagave qe fitonin atehere koleget e tij, dhe shperblime te dyfishta, duke siguruar fitoren e kampionatit vetem ne tre vite.

Herrera vjen ne Milano: trajneri i jep nje goditje ambjentit. Filozofia e tij e futbollit, e perqendruar e gjitha ne pressing dhe loje te shpejte, eshte nje revolucion i vertete ne boten e futbollit italian. Mbushte dhomen e zhveshjes se lojtareve me postera qe i karikonte te benin loje te shpejte dhe lojen e ekipit, sic ishte e famshmja “Te luash individualisht, eshte njesoj si te luash per kundershtarin” (“Giocando individualmente, giochi per l’avversario”), ose posteri tjeter gjithashtu legjendar: “Futbolli modern eshte shpejtesia. Luaj shpejt, vrapo me shpejt, mendo shpejt, mbulo dhe leviz nga mbulimi i kundershtarit shpejt” (“Il calcio moderno è velocità. Gioca veloce, corri velocemente, pensa velocemente, marca e smarcati velocemente”). Motoja e tij nga ana tjeter ishte, “Sulmoni topin!” (“Taca la bala!”) (“Attaquez le ballon!” ne frengjisht).

Herrera

Helenio dhe Sandro Mazzola.

 Gjithsesi, pas nje nisjeje me vrull, Interi bie ne pranvere dhe jane shume ata qe e justifikojne ndryshimin e menjehershem te formes te lojtareve. Ne dy vjet, Herrera nuk fiton asgje dhe ne pranvere te 1962, disa lojtare te Interit skualifikohen. Ne vere te atij viti, El Mago, sikur mos kishte ndodhur asgje, shkon te trajnoje kombetaren spanjolle, per Boterorin e 1962.

Moratti per sezonin e ardhshem tashme ka zgjedhur Edmondo Fabbri per trajner, por Herrera si surprize kthehet.

Ne sezonin e tij numer tre, ajo e 1962-1963, Herrera fillon te fitoje. Kthesa, me shume mundesi, vjen me shperthimin te Sandrino Mazzola-s.

Midis polemikave dhe ndeshjeve te medha, H.H., pseudonim i shpikur nga kundershtari i tij Nereo Rocco qe qendron per “Habla Habla”, ne tete vitet e tij me Inter-in , ne total, fitoi dy Kupa Kampionesh (Champions League) dy Kupa Interkontinentale dhe tre skudeto. Dhe serish mes polemikash, hyn ne murin e legjendave, duke i dhene jete asaj qe do te kujtohet si “Grande Inter”.

Herrera2

Helenio Herrera me 2 tituj te fituar nga Grande Inter.

Ne sezonin 1968-1969, i joshur nga nje kontrate prej 259 milione lireta italiane nga Roma (tek Inter-i merrte pothuajse 50 milione lireta italiane), ku qendron per 5 vite. Por rezultati me i mire me Rome-n eshte vetem nje vend 6 ne kampionat me 1970-1971. Gjithsesi me Rome-n fiton nje Kupe Italie, Kupen Anglo-Italiane dhe humbet ne gjysemfinale e Kupes se Kupave vetem per shkak te shortit me monedhe.

Pjesa tjeter e karrieres eshte e sigurte qe eshte shume inferiore ne krahasim me vitet e meparshme. Mbasi kaloi nga pankina e Rimini-t, prej dy sezonesh dhe ne mbarim te viteve 70’, dhe si rezultat i pervojes romane, transferohet serisht ne Spanje, i thirrur nga Josep Lluis Nunez per te drejtuar Barcelone-n. Me skuadren katalanase arrin te kualifikohet per Kupen UEFA dhe nje vit me vone arrin te fitoje Kupen e Mbretit.

Pas kesa paranteze spanjolle, Herrera vendos te lere perfundimisht aktivitetin e tij prej trajneri, duke iu perkushtuar komentimit te evenimenteve sportive.

Duke jetuar ne pensione ne rrethin e Rialto-s, ne Venezia, Helenio Herrera vdes me 9 nentor prej arrestit karidiak.