Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Lothar Matthäus

MATTHAEUS, LUFTETAR I PANDALSHEM

Per te qene me i miri, nje Zoteri i Futbollit, duhet te kesh shume gjera. Durim, kokefortesi, vendosmeri, force fizike, shpejtesi, trimeri, inteligjence. Sepse kur luan futboll dhe zbret ne fushe, fillon nje beteje.  Interi e ka gjetur ushtarin e saj gjerman.

MAthaus5

Lothar Matthaus me bluzen zikalter.

Lothar Matthäus ka lindur ne Erlangen, ne Gjermani, ne 1961 dhe sapo mbushi 18 vjec ben kalimin ne Bundeslige me skuadren e Borussia Monchengladbach dhe duke dhene kontributin e tij te vlefshem ne ate moshe per Kombetaren kampione te Europes. Shume i afte per te mos u vene re nga nivelet e larta, ne moshen 22-vjecare kalon Bayern Mynih, ne skuadren me te titulluar ne Gjermani. Eshte e panevojshme te thuhet, sapo hyri ne fushe, i rrethuar nga kampione, Matthäus pershtatet menjehere. I fuqishem, i shpejte, me nje goditje qe mund te beje keq tek skuadra kundershtare, Lothar vihet re nga e gjithe Europa dhe skuadra e tij e ardhshme do te ishte Interi ne vitin 1988. Pellegrini, ne ate kohe president, deshiron ta kete lojtarin dhe ben mire. Me ndihmen fondamentale te Matthäus, skuadra ZiKalter jetoi nje vit te jashtezakonshem te Scudetto-s ne rekorde, dhe gjithashtu lojtari gjerman do te shtonte trofete e shumte te tij.

Sapo erdhi, Lothar i habiti te gjithe duke i thene jo propozimit per te mbajtur numrin 10: ai deshironte numrin 8. Nuk eshte nje fantazist, nuk ka nje magji te pabesueshme qe i lejon te levize kembet si askush tjeter. Ai nuk eshte Maradona, nuk eshte Platinì. Por Trapattoni insiston sepse shikon tek ai dicka te vecante, forcen e nje lideri. Dhe vetem nje lojtar i tille mund ta mbante numrin 10. Qe nga ai moment dhe me pas, gjermani nuk do te lirohej me kurre. Edhe kur te jete i detyruar te lere Interin.

Me Interin, Lothar arrin kulmin e karrieres se tij. Perevc Scudetto-ve me rekorde, arrin te fitoje SuperKupen Italiane ( ne te njejtin vitin : 1989 ) dhe vitin e ardhshem fiton Kupen Uefa, te paren per ZiKaltrit, ku shenoi penalltine fondamentale duke i dhene fund skuadres se Romes.

Mathaus4

Mattheus duke ngritur trofeun e topit te Arte ne San Siro.

Matthäus eshte nje lojtar i vecante qe arriti t’i jape Interit qe pamje krejt te re. Eshte nje mesfushor karizmatik, me mushkeri te hekurta, i afte per te shenuar dhe per tu rrembyer topin kundershtareve dhe mbi te gjitha i afte per te hapur lojen. Teknika e tij eshte shume e mire dhe ka nje gjuajte shume te sakte. E merr shenjen pa gabuar duke u bere nje lojtar brilant nga goditjet e denimit ose penalltite. Ne 153 prezencat e tij me Interin ka shenuar 53 gola, nje e dhene interesante per nje mesfushor/mbrojtes. Ka qene i tiji goli deciziv ne takimin direkt kunder Napolit te Maradones ( 2-1 ) qe i dha Interit Scudetto-n ne vitin ’89.

Ne vitin 1992 Matthäus peson nje demtim ne gju ne ndeshjen kunder Parma-s. Shoqeria ZiKalter vendosi qe ta shese, duke menduar qe s’do arrinte te rikthehej me ne formen e meparshme. Arrin dhe akordi me Bayernin e Mynihut. Matthäeus kthehet atje ku e filloi gjithcka. Nese ka qene per te penguar krizen ne pankinen Interiste ( kalimi nga Orrico tek Suarez ) ose nese ka qene per arsye tjeter, qendron fakti se Interi do te pendohej shpejt qe largoi nje fenomen te vertete.

Pas aventures Italiane, Lothar merr kater kampionate te tjere gjermane, dy Kupa Gjermanie dhe Kupen Uefa e cila ishte e dyta per te. Un giocatore tutt’altro che finito. Dhe kjo ndodh sepse Matthäeus seppe reinventarsi. I ndergjegjshem per moshen e tij, tani jo me adoleshent, i afte per te luajtur ende futboll, ish-Interisti vendos te nderroje pozicionin e tij duke pranuar qe te ishte mesfushor qendre i lire. Natyrisht, me rezultate shume te mira.

Lothar Matthaus of Inter Milan

Lothar Mattheus ne aksion me bluzen zikalter

Fitues i cmimit me ambicioz per nje lojtar, Topi i Arte ( ne vitin 1990 duke mundur Schillaci ). Matthäeus jep me te miren e tij dhe ne Kombetaren e tij, duke kompletuar nje karriere qe eshte ne ditet e sotme shume lojtare e kane zili.

Pas terheqjes se tij nga futbolli, qe ndodhi ne vitin 2000, Matthäeus fillon nje karriere si trajner dhe aktualisht eshte trajner i Kombetares Bullgare.

Lothar Matthäus eshte nje kampion. Per te gjithe. Vete Maradona ka deklaruar ne librin e tij: ” Eshte kundershtari me i forte qe kam pasur gjate gjithe karrieres sime, besoj se kjo mjafton per ta vleresuar ate”. Lojtar i paharrueshem per tifozerite armike dhe per ato vendase.
Matthäus eshte Interi. Nje nga ata lojtare te lidhur me shoqerine zikalter pertej cdo gjeje apo largesise. Ta shihje te luaje ka qene emocion i vazhdueshem. Dhe ta shohesh perseri te luaje jep akoma te dridhura. Nje ushtar qe i tregonte ne fushe ngjyrat ZiKalter. Thjesht nje mit.