Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Giuseppe Meazza

GIUSEPPE MEAZZA – ME I MIRI I TE GJITHA KOHERAVE

Giuseppe “Peppino” Meazza ose sic quhet ndryshe Balilla, eshte nje legjende me plot kuptimin e fjales. Ai pjesen me te madhe te karrieres se tij e kaloi tek Interi, ekip ne te cilen shkelqeu duke shenuar 242 gola ne 365 ndeshje me bluzen zikalter. Ai eshte njekohesisht futbollisti me i mire i kombetares Italiane, te cilen e drejtoi drejt fitimit te dy Kupa Bote ne 1934 dhe ne 1938, duke fituar edhe Topin e Arte ne 1934. Ai eshte konsideruar futbollisti me i mire i gjenerates se tij. Meazza renditet i katerti ne listen e futbollistave me te mire ne bote.

4 - Meazza

Giuseppe Meazza kur ishte 18 vjec me bluzen zikalter.

Giuseppe Meazza ka lindur më 23 gusht 1910  në Porta Vittoria. Njohjet e para me topin i ka qysh në moshën 6 vjeçare. Pasi skarcohet nga milani për shkak të fizikut të dobët në moshën 14 vjeçare ai futet në botën zikaltër, dhe në moshën 17 vjeçare ai debuton me bluzën e interit. Në ndeshjen debutuese meazza i habit të gjithë dhe më skepikët që me shaka thanë pse nuk grumbullojmë dhe fëmijë nga grupi  i operës Balilla, nga ku mori dhe pseudonimin “Balilla”. Goli i parë me bluzën zikaltër vjen në moshën 17 vjeç një muaj e 4 ditë, më 27 shtator 1927 në ndeshjen kundër Xhenoas dominuese e fituar me rezultatin 6-1.

Pa mbushuar akoma 20 vjeç  Meazza i jep interit titullin e trete e duke u shpallur  golshënues me 31 gola. Debuton në kombëtaren italine në moshën  19 vjeçare në ndeshjen  Itali-Zvicër 4-2 ku shënon gola. Meazza udhëheq Italinë drejt  titullit të parë kampion bote Itali 1934.

Të paharrueshmë janë  teknika e mrekullueshme, driblimi dehës dhe  goditjet standarte vrasëse mbi barrierë. Legjendare dhe teknika e goditjes së penalltive.

Giuseppe Meazza-s, i pari personazh i madh i botës së futbollit, njeriu i cili i bënte ta dashuronin tifozët e femrat në mbarë vendin, njeriu i cili akoma edhe sot cilësohet një nga më të mirët e të mirëve të të gjitha kohrave. Interi është i çuditshëm, herë i dobët e herë i jashtzakonshëm, i kundërvihet në mënyrën më të fortë superfuqisë së  Juventusit të 5 titujve rradhazi, ky Inter personifikohet më së miri me Meazza-n , kampion absolut me plot kuptimin e fjalës si ndërtues e finalizues i lojës. Goli i fundit ai me nr.247 (rekord absolut) vjen më 13 prill 1947 në Inter-Triestina. Kjo është historia e një djali milanez, i lindur në vitin 1910, kthyer në një legjendë: 433 ndeshje në serinë A, me një total prej 284 golash(i dyti pas Silvio Piola me 290 gola). Interist i përhershëm dhe gjithmonë i penduar për veshjen e bluzave të Milan, Juventus, Verona e Atalanta për arsye ekonomike dhe teknike(i shitur tek kuqezijve nga dyshja e trajnerëve Peruchetti-Zamberletti). Tre here golshënues i kampionatit italian, 53 ndeshje e 33 gola (duke mbajtur vendin e 2 pas Gigi Rivas me 35 gola) me kombëtaren dhe kampion bote në 1934 e 1938. Si në çdo legjendë fundi është i veçantë edhe për të. Meazza në sezonin 1939/40 i mbyllur me fitorën e titullit ndaj Bolonjës megjithse ishtë pjesë e ekipit nuk aktivizohet as edhe një ndeshje për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Meazza

Meazza perpara nje ndeshjeje me Interin.

Njeriu i botës pas 13 vitësh me Intër dhe disa përfaqësime në skuadrat që nuk donte as ti kujtonte (justifikohet: “vite të vështira, kohë lufte…”), Meazza rikthehet si lojtar-trajner aty ku fitoi famën dhe madhështinë.  Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur Meazza  vazhdon si trajner në ekipe të ndryshme. Drejton kombetaren drejton dhe interin e tij sigurisht, por nuk shkëlqen po aq sa si lojtar. Veten e tij ai do e gjej plotësisht në zbulim  trajnimin dhe edukimin e të rinjëve,  ishte Meazza ai që zbuloi një tjetër legjendë po aq të madhe zikaltër,Sandro  Mazzola.

Jetën e tij ja dedikon kauzës zikaltër derisa ndahet nga jeta dhe njerzit që e deshën në moshën 69 vjeçare në vitin 1979 dhe prehet përkrah të mëdhejve të Milanos në varrezat Monumentale në Famedio. Emri i tij do të nderohet në mars të 1980 me emërtimin stadiumi Giuseppe Meazza stadiumin San Siro të Milanos i ndërtuar nga 1 gushti 1925- 15 shtator 1926.