Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Jose Mourinho

JOSE MOURINHO – SPECIAL ONE

Nese flet per Jose Mourinhon, para se ta nisesh duhet te thuash ate frazen e rendomte qe thuhet shpesh here per njerezit e medhenj: “Nuk mund ta pershkruash me fjale, sepse nuk do te mbaroja dot kurre”. Ky eshte Jose Mourinho, nje tranjer perfekt, nje njeri i madh, nje nga tranjeret me te zgjuar dhe me te zotet sot per sot ne qarkullim. Por nese flet per Jose Mourinhon, duhet te permendesh sezben Interin, sepse pikerisht tek zikalterit ai ka pasur kulmin e karrieres se vet duke fituar Tripleten, plot 3 kupa ne nje sezon. Ai edhe pse larg nga Milano dhe Interi, ka mbetur marrezisht i dashuruar me ngjyrat zikalter, me tifozet zikalter. Thjesht ka mbetur i dashuruar me Interin ne teresi. Tamam Special One. Dhe i tille do te jete pergjithmone.

Mou

Jose Mourinho kur ka qene femije.

José Mário dos Santos Mourinho Félix, keshtu eshte emri i plote i Jose Mourinhos. Ai eshte lindur ne 1963 ne Setubal, Portugali dhe eshte i biri i José Manuel Mourinho Félix i cili njihet me emrin Félix Mourinho si dhe i gruas se tij Maria Júlia Carrajola dos Santos. Babai i tij ka luajtur futboll profesionist me Os Belenenses dhe Vitória de Setúbal, duke luajtur edhe nje here me kombetaren. Mamaja e tij ishte nje mesuese ne shkolle fillore. Mourinho vjen nga nje familje me nje background goxha te mire, xhaxhai i tij kishte ndertuar stadiumin e Setubalit. Si adoleshen Mourinho kishte udhetuar shume qe te shikonte babain e tij ne ndeshjet e fundjaves, por edhe pasi ai la futbollin dhe u be tranjer Mourinho nuk rreshti kurre se ndjekuri babain e tij. Ai gjate kesaj kohe qe babin e kishte tranjer, filloi duke punuar per babain si zbulues i skemave te ekipeve kundershter. Jose donte te ndiqte hapat e babait te tij, dhe keshtu filloi te luaj futboll, duke luajtur me te rinjte e Beleneses. Dhe me pas kaloi tek ekipi profesionist i Rio Ave(ku kishte babain tranjer). Por me pas ai hoqi dore nga futbolli, duke nisur nje kurs per tranjer.

Nderkohe pasi la sportin, mamaja e regjistroi Jose Mourinhon ne universitetin e ekonomkut, por Mourinho pas dites se pare ne ate shkolle nuk u kthye me, duke i then mamase qe shifrat nuk benin per te, por do ti fokusohej sportit. Ai u regjistrua tek Instituto Superior de Educação Física (ISEF), Universiteti teknik i Lisbones, dhe studioi shkencen e sporteve. Ai beri dhe nje shkolle pese vjecare per psikolog gjate kesaj kohe duke mare diplome me rezultatet maksimale. Pasi beri edhe disa kurse te ndryshme te zhvilluara nga Federata e futbollit Angleze dhe Skoceze, Mourinho i kishte vene vetem nje qellim vetes: Do te behej tranjer. Ai filloi pune si tranjer shkollash…

Mou2

Jose Mourinho me femijen e tij te pare, Matilde.

Pasi la punen si trajner shkollash, Mourinho kerkoi per shtigje drejt menaxhimit profesionist ne qytetin e tij te lindjes dhe u be trajneri I ekipit te te rinjve Vitoria de Setubal ne fillim te viteve 1990. Duke ngjitur shkallet, ai pranoi pozicionin e ndihmes trajnerit tek Estrela da Amadora, dhe me vone si zbulues I Ovarense. Mourinho kerkonte sfida me te medha dhe ne 1992 I erdhi mundesia te punonte si perkthyes per nje trajner te huaj. Sir Bobby Robson ishte emeruar si trajneri I ri I Sportingut te Lisbones dhe anglezi kerkonte nje trajner vendas me njohuri te mira ne anglisht qe te punonte si perkthyesi I tij.

Fillimisht nje hap larg menaxhimit, Mourinho filloi te diskutonte taktika me Robsonin si perkthyes. Robson u pushua nga Sportingu ne dhjetor 1993, por rivalet e FC Porto e emeruan si trajnerin e tyre te rid he Mourinho u zhvendos bashke me ‘te duke vazhduar te perktheje dhe drejtuar lojtaret ne klubin e ri. Ekipi I Portos, me lojtare si Ljubinko Drulovic, Domingos Paciencia, Rui Barros, Jorge Costa dhe Vitor Baia ne rradhet e tij mundi te dominonte futbollin portugez ne vitet e ardhshme. Me Robson si trajner dhe Mourinho si ndihmes trajner, Porto arriti ne cerek finalet e Champions Leage ne sezonin 1993-94 dhe fitoi Kupen Portugeze ne 1994, Kampionatin Portugez ne 1994-95 dhe 1995-96, dhe Superkupen Portugeze ne 1994, 1995, dhe 1996. Impakti I Robson dhe Mourinho per Porton ishte kaq I madh sa ata fituat dhe 3 titujt ne vazhdim pasi u larguan.

Ne 1996 dyshja u zhvendos ne Barcelone, ku Mourinho mesoi gjuhen katalane per sfiden e re. Familja e tij u zhvendos me ‘te gjithashtu dhe Mourinho u be nje figure publike si perkthyes neper konferenca shtypi, planifikues I seancave stervitore dhe ndihmues per lojtaret me keshilla taktike. Stilet e drejtimit te Mourinhos dhe Robson kompletonin njeri tjeterin, Robson preferonte stilin sulmues, ndersa Mou mbulonte anen mbrojtese, dhe aftesite e Portugezit si planifikues bashkoheshin me taktikat e Robsonit.

MouRobson

Jose Mourinho dhe Robson, gjate kohes kur ai ishte ndihmesi i Robson tek Barcelona.

Ky bashkepunim ishte mjaft frytdhenes dhe Barcelona e mbylli sezonin si fituese e Kupes UEFA te Fituesit te Kupes (UEFA Cup Winner’s Cup). Robson nderroi ekip sezonin pasardhes poer kete here Mourinho nuk e ndoqi pasi Barcelona deshironte ta mbante si ndihmes trajner. Te dy ngelen shoke te mire dhe Mourinho me vone ka permendur efektin qe Robson I ka dhene: ‘Nje nga gjerat me te rendesishme qe kam mesuar nga Bobby Robson eshte qe kur fiton nuk duhet te supozosh qe ti je ekipi, dhe qe kur humb nuk duhet te mendosh qe je pa vlere.’

Ai filloi te punoje me pasardhesin e Robsonit, Louis Van Gaal, dhe mesoi shume nga stili I hollandezit. Me ane te bashkepunimit te te dyve munden te fitojne La Ligen qe dy vitet e para te van Gaal si trajner. Vaan Gal mendonte se Mourinho vlente me shume se si thjesht ndihmes trajner dhe I besoi trajnimin e Barcelona B. Gjithashtu ju besua edhe trajnimi I ekipit per disa trofe si Kupa Katalunja, te cilen e fitoi ne 2000.

Perpara se te transferohej tek Interi, ai e filloi karrieren tek Benfica, per ta vazhduar tek Unao de Leira, e me pas te Porto ku fitoi gjithcka me ekipin Luzitan, ne fillim Uefa e vitin pasardhes Champions League plus kampionatin Portugez e disa kupa te tjera ne Portugali. Pas Portos ai u transferua tek Chelsea me te cilin fitoi 2 Kampionate Anglez ne 3 vjet. Dhe pikerisht pas Chelseas vjen e bukura, Mourinho tek Interi…

Mou presentazione

Jose Mourinho gjate prezantimit te tij tek Interi ne 2 Qershor 2008.

 

Ne 2 qershor 2008, Mourinho u caktua si pasardhes I Roberto Mancinit ne stolin e Interit nen nje kontrate 3 vjecare, dhe solli me vete shumicen e stafit te tij ndihmes qe nga Chelsea dhe Porto. Ai emeroi Xhuzepe Baresin, nje ish-lojtar interist dhe ish-trajner I moshave, si asistent te tij. Ne konferencen e tij te pare si drejtues I Interit foli vetem ne italisht, duke deklaruar qe ju deshen tre jave per ta mesuar. Mourinho deklaroi qe priste te bente vetem pak blerje te medha gjate veres. Ne fund te merkatos, ekipit ju afruan tre lojtare te rinj: sulmuesin e krahut Brazilian Mancini (13 milion euro), mesfushorin ganez Sulley Muntari per 14 milion euro, dhe sulmuesin e krahut portugez Ricardo Quaresma ne shkembim te mesufshorit te ri portugez Pele dhe nje shume prej 18.6 milion euro.

Mou17

Jose Mourinho me Kupen e Kampionatit te pare me Interin.

Gjate sezonit te tij te pare si trajner I Interit, Mourinho fitoi Superkupen italiane, duke mundur Romen me 11 metersha, dhe perfundoi i pari ne Serine A. Gjithesesi Interi u eliminua 2-0 me rezultat perfundimtar nga Manchester United ne fazen e 1/16 te Champions League, dhe gjithashtu deshtoi te fitoje Kupen e Italise, pasi u mposht 3-1 me rezultat perfundimtar nga Sampdoria ne gjysme finale. Ndersa UEFA filloi t’i shtyje ekipet e medha qe te luanin sa me shume lojtare vendas, Mourinho luajti rregullisht sulmuesin 18 vjecar Mario Balotelli dhe mori ne ekipin e pare mbrojtesin Davide Santon, duke futur lojtare italiane ne nje ekip qe me perpara perbehej me shume nga lojtare te huaj. Te dy adoleshentet luajten rol ne fititmin e Skudetos dhe luajten mjaftueshem ndeshje per te merituar trofeun e tyre te pare ne ekipin e pare.

Edhe pse brenda Italise u quajt sukses fitimi i Skudetos me 10 pike avantazh, sezoni i pare i Jose Mourinho-s ne Itali u quajt zhgenjyes nga disa fansa interiste sepse ai deshtoi te permirsoje performancat e paraardhesit te tij Roberto Mancini ne Champions League. Interi kaloi nje seri ndeshjesh te keqija gjate fazes se grupeve, perfshire humbjen befasuese 1-0 ne shtepi kunder Panathinaikos dhe barazimin ne fushe kundershtare kunder modesteve qipriote Anorthosis. Gjithesesi ata munden te kualifikohen per fazen tjeter edhe pse nuk arriten dot ne cerek finale pasi u mposhten nga Manchester United.

Moubluza

Shprehja e Mourinhos ‘Zero Tituli’ u be nje trend i kohes, nje fraze tallese per kundershtaret. Kjo shprehje u be aq e njohur sa filluan te stampoheshin bluza, dhe per hir te vertetes keto bluza u shiten jashtzakonisht shume. Me kete fraze ne 2009 u kompozua edhe nje kenge… Fenomeni Mourinho kishte pushtuar Italine!

Mourinho shkaktoi menjehere trazira ne futbollin italian per shkak te mardhenieve te tij me shtypin dhe zenkave me trajnere te Serise A si pershembull Carlo Ancelotti te Milanit, Luciano Spalletti te Romes dhe Claudio Ranieri te Juventusit. Ne nje conference per shtyp ne Mars 2009, ai fyu dy rivalet e permendur duke deklaruar qe nuk do te fitonin asnje titull ne fund te sezonit – dhe akuzoi gazetaret sportive italiane per prostitucion intelektual. Shprehja ‘zero tituj’ u be shume e famshme ne Itali dhe u perdor shpesh nga gazetaret sportive italiane. Gjithashtu u be shprehja e preferuar e tifozeve interiste kur festonin Skudeton e 17. Madje edhe vete Nike e perdori shprehjen ne uniformat festive per titullin e Interit. Pas finales se Kupes se Italise ne maj, tifozet laciale, kundershtare te ekipit te Romes, veshen uniforma me shprehjen Io campione, tu zero titoli (Une kampion, ti asnje trofe) pasi fituan trofeun.

Ne 16 maj 2009, Interi fitoi matematikisht titullin e Serise A, pasi ekipi I vendit te dyte Milan humbi kunder Udinezes. Kjo humbje e shkeputi Interin 7 pike para rivaleve te te njejtit qytet me 2 ndeshje te ngelura. Ne fund perfunduan 10 pike para Milanit.

Nen drejtimin e Mourinhos , Interi ngeli aktiv ne merkato. Adriano u largua ne prill te 2009, dhe largimi I sulmuesit Brazilian u ndoq nga dyshja argjentinase e Julio Cruz dhe Hernan Crespo. Mesfushori legjendar Luis Figo u terhoq nga futbolli. Figo ishte gati per t’u larguar nga Interi I Mancinit per shkak te mos-aktivizimit por Mourinho I ofroi me shume kohe loje. Mourinho bleu sulmuesin argjentinas Diego Milito, I cili u rendit I dyti ne listen e golashenuesve me vetem nje gol me pak kur ishte me Genoan, gjithashtu Thiago Mottan dhe Wesley Sneijder per te perforcuar mesfushen.

MouEtoMilito

Mou me Diego Milito-n dhe Samuel Eto’o, te dy te sapo ardhur tek Interi ne veren e 2009.

Marreveshja me me ze e merkatos ishte shkembimi I Zlatan Ibrahimovic per sulmuesin kamerunas te Barcelones Samuel Eto’o plus nje shume prej 35 milion pound u derdh ne arkat e Interit. Kjo transferte eshte e dyta me e shtrenjte ne historine e merkatos, pas asaj te Cristiano Ronaldos tek Real Madrid. Eto’o pati nje nisje te mire me Interin duke shenuar 2 gola ne 2 ndeshjet hapese te sezonit.

Ricardo Quaresma, edhe pse u mendua si nje zgjidhje per ekipin e Interit, beri nje loje zhgenjyese dhe u huazua te Chelsea gjate mesit te sezonit, ironikisht ekipit te kaluar te Mourinhos. Mancini gjithashtu deshtoi ne performancat e tij ne mesfushe, dhe per Interin keto probleme u bene kryesoret per tu zgjidhur. Mungesa e nje trekuartisti dukej si faji kryesor per deshtimin ne Champions League. Per te zgjidhur kete problem mesfushori hollandes Wesley Sneijder u ble nga Real Madrid.

Mourinho edhe njehere nxiti debate gjate veres me deklaratat kunder trajnerit te kombetares italiane Marcello Lippi. Lippi parashikoi qe Juventus do te fitonte Skudeton e 2009-10, dhe Mourinho I pa keto komente si fyese ndaj Interit. Nje vit me par Lippi parashikoi qe Interi do te fitonte titullin dhe Mourinho nuk reagoi ndaj ketij parashikimi. Lippi u pergjigj duke thene qe Mourinho ishte I barabarte me Ciro Ferraran dhe Leonardon to Juventus dhe Milan respektivisht, vetem se kishte me shume eksperience. Pas zenkes me Lippin, Mourinho u perplas me kapitenin e Italise Fabio Cannavaro, mbi Davide Santon. Cannavaro kishte deklaruar qe Santon duhet te nderronte ekip ne menyre qe te luante rregullisht dhe te seleksionohej nga kombetarja per Kupen e Botes. Mourinho u pergjigj duke thene qe Cannavaro po sillej si nje trajner.

Interi vuajti ne dy ndeshjet e para te sezonit te ri. Ata humben kunder Lazios 2-1 per Superkupen Italiane dhe barazuan 1-1 kunder Barit te sapongjitur ne Serie A, ne San Siro. Gjithesesi ekipi u permiresua ndjeshem fale nje mesfushe te forte me Sneijder ne qender dhe ndihmen e Thiago Mottes dhe veteraneve si Javier Zanetti dhe Dejan Stankovic. Interi shenoi mbi 30 gola deri ne fund te nentorit, duke mundur rivalet e Milanit ne derby 4-0, dhe shkaterruar Genoan 5-0, fitorja me e thelle ate sezon ne Serine A. Mourihno u ndeshkua ne dhjetor ne Derbin e Italise qe u luajt ne Torino, pasi duartrokiti me ironi vendimin e dyshimte te arbitrit per nje goditje denimi ne favor te Juventusit. Interi humbi 2-1 fale golit te Marchisios ne pjesen e dyte.

MouPrangat

Jose Mourinho duke bere shenjen e prangave pas padrejtesive qe Interit ju bene ne ndeshjen Inter-Sampdoria.

Gjate vazhdimit te kampionatit, Mourinho u shfaq hapur kunder arbitrimit ne Itali, dhe arriti kulmin ne 22 shkurt 2010 ne nje ndeshje kunder Sampdorias e perfunduar 0-0. Dy lojtare te Interit u ndeshkuan me karton te kuq ne pjesen e pare. Ne perfundim te pjeses se pare Mourinho beri nje gjest me duart e lidhura me pranga, e cila u konsiderua nga federate si e padrejte duke I dhene nje ndeshkim me 3 ndeshje trajnerit portugez. GJithashtu marrdhenia e tij e veshtire me sulmuesin e ri Mario Balotelli, dhe forma e keqe e ekipit qe fitoi vetem 7 pike ne 6 ndeshje (3 nga keto ndeshje, perfshire humbjen shokuese me Catanian 1-3, ndodhen gjate ndeshkimit te Mourinhos) u kritikuan rendshem nga media.

Gjithesesi Mourinho beri nje nga arritjet e tij me te medha ne karriere pasi Interi arriti ne cerek finalet e Champons League duke mposhtur Chelsean ne te dyja takimet (2-1 ne San Siro dhe 1-0 ne Stamford Bridge).

Ne 6 prill 2010 Mourinho u be I pari trajner qe mundi te shkonte ne gjysme finalet e Champions League me 3 ekipe te ndryshme (rekord qe u barazua nga trajneri I Bajerinit Louis van Gaal te nesermen) pasi Interi mundi te mposhte ekipin rus te CSKA Moscow. Goli I Wesley Sneijder ne minute e 6 ishte gjithcka duhej ne nje ndeshje te luajtur ne mbrojtje. Per here te pare pas 7 vjetesh Interi mundi te shkonte ne gjysme finale te turneut. Ne 13 prill Interi avancoi ne finale te Kupes se Italise pasi mposhti Fiorentinen 1-0 (2-0 ne rezultat final).

MouCampNow

Jose duke festuar si i cmendur kualifikimin ne Finalen e Champions ne Camp Nou.

Ne 28 prill 2010, Mourinho arriti ne finalen e Champions League per te dyten here ne karrieren e tij pasi Interi mposhti fituesit e vitit te kaluar, Barcelonin me rezultat perfundimtar 3-2, pas humbjes 1-0 ne Camp Nou (te cilen Mourinho e cilesoi si ‘humbjen me te bukur te jetes se tij’). Kjo e coi Interin ne finale per here te pare pas 38 vjetesh qe heren e fundit qe humben me Ajax. Mourinho pati nje sherr te vogel me portierin Valdes kur filluan festimet. Mourinho deklaroi qe ‘anti-Madridismi’ I motivonte tifozet e Barcas te arrinin finale me patjeter qe te mund te fitonin ne fushen e armiqve kryesore. Marca theksoi se Mourinho e kishte kaluar testin per t’u bere trajneri I ri I Realit te Madridit.

Ne 2 maj, pas nje fitore 2-0 te Romes kunder Lazios, Interi pothuajse siguroi titullin e Serise A. Ne 5 maj 2010 ekipi fitoi Kupen e Italise, duke mposhtur Romen 1-0 dhe ne 16 maj Interi fitoi kunder Sienes 1-0 duke siguruar te dy titujt qe nje trajner mund te fitoje ne Serine A. Ne 22 maj 2010, Interi fitoi Champions League duke mposhtur 2-0 Bayern Munich, duke e bere ekipin e pare qe fiton Tripleten ne Itali.

MouChamopions

Jose Mourinho duke ngritur ne qiell trofeun e Champions League, trofeun e fundit te Tripletes!

 

Kjo eshte historia gjigande e nje tranjeri qe do te mbetet pergjithmone ne kujtese ne Interistave, por edhe ne librat e arte te historise. Emri i Jose Moruinhos eshte shkruar me germa floriri ne historine e Interit dhe futbollit boteror. Ishte tipi i tij aq i ndryshem nga te tjeret, aq i shkathet, aq i zgjuar qe i bente tifozet e Interit ta dashuronin, dhe tifozet kundershtar ta urrenin. Nje tranjer spektakolar me pak fjale. Nje tranjer qe nuk ka te dyte ne bote. Ky eshte Jose Mourinho, THE SPECIAL ONE.