Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Gabriele Oriali

GABRIELE ORIALI – UNA VITA DA MEDIANO

Roli i «mediano-s» mund te jete te beje pressing, te ndaloje aksionet e kundershtare ose te mbeshtese aksionin ne sulm. Mediano, ndoshta duhet te jete prezent ne te gjithe fushen, te jape krosa per sulmuesit, te shtyje dhe te marre goditje. Eshte nje rol i veshtire. Dhe te arrish te besh te gjitha keto qe ne moshen 19 vjecare nuk eshte nje gje e vogel. Eshte per pak njerez, eshte per ata qe punojne si Oriali.

Oriali2

Gabriele Oriali me bluzen zikalter.

Gabriele Lele Oriali ka lindur ne Komo me 1952 dhe eshte futur ne boten e futbollit fale te rinjve te Inter-it, me te cilet ka fituar dhe trofeun e pare «Trofeo di Viareggio». Te sigurte ne kapacitetet e djaloshit, dirigjenca zikalter vendos qe te debutoje sa me shpejt ne Serie A. Inter-i eshte ne Olimpico per te sfiduar Rome-n, eshte sezoni i viteve 70’-71’ dhe Oriali hyn ne fushe nen heshtjen e nje barazimi qe nuk eshte e drejte per talentin e tij. Nje vit i madherishem per te rigjetur Inter-in e Invernizzi-t qe nuk mund ti lere vend te riut nga Komo, i cili preferonte eksperiencen e Bedin, protagonist historik i Inter-it te Madh (Grande Inter). Vetem nje ndeshje tjeter per Lele-n ne ate sezon te pasur me kenaqesi per «Beneamata-n».

Por gjerat fillojne te ndryshojne, trajneri kupton pasionin qe ka Oriali per futbollin dhe vendos qe ta aktivizoje duke i dhene rolin e «terzino-s» se krahut te djathte, duke e alternuar me nje tjeter te ri Bellugi. Gjithsesi Oriali eshte dicka me shume. I gjate, i fuqishem, biond. Duket si nje gjerman i eger klasik, qe ben gjithcka per te marre topin dhe ia jep shokeve te tij per te shenuar golin.

Fama e Oriali-t fillon te rritet dhe per Inter-in behet akoma me i domosdoshem, nje nga titullaret. Dhe mban ritmin e duhur edhe ne Kupen e Kampioneve, ne sezonin 71’-72’. Jonhston, krahu i djathte i Celtik-ut dhe Dzaijc krahu i majte i ish-Jugosllavise, keta per Orialin jane dy armiqte me te forte te perballur ne nje kompeticion te tille, ku Lele arriti ti konkuronte ata dhe te jape me te miren.

Sapo ka mbushur 20 vjec, dhe eshte i furishem, eshte prezent ne te gjithe fushen, sa ne nje krah sa ne krahun tjeter, «Piper», sic do te thoshte Gianni Brera.

Ne vitet 70’ Inter-i vazhdonte te perjetonte momente te ringritjes fuqishem, te rritjes se vazhdueshme. Ne sezonin 77’-78’, Oriali fiton trofeun e pare Coppa Italia. Po ne kete sezon i vjen thirrja per te luajtur me kombetaren azzurro. Oriali sapo ka mbushur 26 vjec, kur Bearzot vendos ta grumbulloje. Me kombetaren italiane do te luaje deri ne fund te 83’ me 28 ndeshje dhe 1 gol te shenuar, duke fituar ne Spanje titullin boteror me 1982.

Oriali4

Oriali me shiritin e kapitenit.

Tek Inter-i Oriali qendron edh 5 vjet te tjere, duke fituar nje tjeter Coppa Italia dhe nje tjeter skudeto, ajo e vitit 80’. E ka veshur 277 here bluzen zikalter dhe ka shenuar 33 gola. Emblema e mediano-s.

Motivet qe do ta cojne shoqerine zikalter te «lirohet» nga ai, jane sot e kesaj dite te panjohura. Oriali do te shkoje te Fiorentina dhe mbas 105 ndeshjesh dhe 7 gola, me 1987 eshte gati ti japi lamtumiren botes se futbollit te luajtur.

Mbas Bologna-s dhe Parme-s, me 1999 Oriali kthehet tek Inter-i si dirigjent, duke zevendesuar Sandro Mazzola-n. Roli i tij si mediano midis shoqerise dhe skuadres dhe mbi te gjitha 11 vitet si njeriu i merkatos, do ti dhurojne Inter-it lavdite thelbesore per titujt e mevonshme te fituara. Cordoba, Martins, Adriano, Materazzi, Toldo, Vieri, Stankovic, Cruz, Veron, Julio Cesar, Samuel, Figo, Maicon, Ibrahimovic, Ronaldo, Crespo, Cambiasso, Eto’o, Thiago Motta, Milito: eshte e pamundur te mos ti jesh mirenjohes ketij personi. Jose Mourinho e shikonte ate si nje vella se sa si nje koleg.

Serish edhe njehere, ne menyre te turbullt, marredheniet me shoqerine zikalter marrin fund.

E dine te gjithe tifozet zikalter qe me 2010 kane kerkuar rikthimin e tij ne dirigjence nepermjet nje peticioni.

Nje jete si mediano, gjithmone ne sherbim te skuadres. Lele Oriali i ka dhene shume Inter-it. Terhoqi vemendjen e publikut te madh duke i treguar se edhe duke qene nje jete mediano mund te behesh kampion i botes.