Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Peppino Prisco

PEPPINO PRISCO – INTERISTI PERFEKT

“Interi erdhi nga nje ndarje e Milanit… Ja demostrimi se si mund te ndertohet nje gje e rendesishme nisur nga hiçi!”.

Peppimno3

Peppino Prisco me kapucin e Interit.

Si cdo sezon ai respektohet, po ashtu edhe ne derby-n e fundit te Madonnina-s, dhe ne cdo Derby qe do te vije. Do te na beje te ulerasim kunder armiqve te perhershem. Per ate do ta ndjekim Derbyn si gjithmone me grushta dhe dhembe te shtrenguar, per te bertitur, per tu bere pak ‘tranjer’. Sepse ai eshte simboli jone, idhulli jone, shembulli jone. Te flasesh per Derbyn dhe te mos vije ndermend Peppino eshte thjesht e pamundur.

Te flasesh per derby-n, me Milani-n, me buzeqeshjen ne fytyre eshte e veshtire. Te ndryshon shikimi dhe humori vetem sa degjon emrin Milan, sa degjon emrat e lojtareve te Milanit. Nuk eshte me thjesht nje ndeshje futbolli, por shum me shume! Ai nuk harronte kurre te bente batuta me ‘spond’ per kundershtaret Milanist apo Juventin, dhe batutat i kishte armen e tij me te mire. Eshte vendosur tashme ne histori qe cdo derby festohet me frazat e Interistit me te madh ne histori: Avokatit Peppino Prisco.

“Ne Milano jane vetem dy skuadra: Inter dhe Inter Primavera.”

Jeta e Prisco-s eshte gershetuar ne menyre te perhershme me ate te Interit. Ne 1963, Avokati behet zevendespresident i shoqerise, duke krijuar nje figure mistike te nje “xhuxhi”, ashtu sic e quanin, i perbere nga 90% ndjenje te Interit dhe 10% ndjenje te urrejtes per armiqte e perjetshem. Sigurisht edhe Juventusi, por ne fillim eshte ana tjeter e Milanos qe eshte me shpesh protagoniste i batutave te Prisco-s, ndjekes i palodhshem i ZiKalterve:

“Nese Scudetto-n nuk e fiton Interi, un do te beja tifo per skuadren tjeter te Milanos: per Scarioni(ekip amator ne Milano), ku kam luajtur edhe vete.”

“Milani i pari ne klasifikim? Nje gabim i atij qe ka shkruar tabelen e klasifikimit.”

Ne sezonet e tij si dirigjent ZiKalter ai fiton gjithcka: 6 Scudetto, 2 Kupa Kampionesh, 2 Kupa Nderkombetare, 3 Kupa Uefa, 2 Kupa Italie dhe 1 SuperKupe Italie. Dhe mbi te gjithen fiton gezimin e renies se Milanit ne serine B:

“Milani ne B. Dy here: nje…duke paguar dhe nje tjeter… falas. Jam i mendimit qe nje renie ne Sere B eleminon 5 Scudetto te fituara”

Peppimno

Peppino ne vitet 2000 me bluzen zikalter, pak kohe perpara se te shuhej.

Prisco e ka fituar respektin e njerezve me djerse, ne fillim si toger ne Batalionin Alpin, dhe me pas si nje nga penalizuesit me te medhenj Italiane, duke u bere per disa vite president i Avokateve Milaneze. Pervec Interit: kishte dhe nje tjeter dashuri te madhe ne jete: Maria Irene, bashkeshortja me te cilen kishe dy femije, Luigi Maria dhe Anna Maria. Edhe ata nuk vecohen nga Interi:

Te dy femijet e mi jane Interiste. Nje here me kane pyetur nese djali im Luigi bente tifo per Milanin. I jam pergjigjur: Ai i ka syte e kalter ndersa une te zinj. Nese ai do te bente tifo per Milanin, do te kerkoja testin e gjakut. Sepse ne ate moment nuk do t’i besoja dot as gruas sime.”

“Une jam kunder cdo forme te rracizmit, por nuk do t’ja jepja kurre vajzen time nje lojtari te Milani-t.”

Me ironine e tij, Peppino behet simbol i tifozerise zikalter, i asaj tifozerie qe nuk te shqeteson, inteligjent, sarkastik dhe thumbues. E pamundur te frenohesh:

“Presidenti do te donte nje 3-0? Une ne konfrontet me milanistet jam me bujar e me i mire, kenaqem me nje fitore me 1 autogol ne kohen shtese”.

Ne shekullin e dyte te historise ZiKalter, Prisco behet shok i 5 presidenteve: Carlo Rinaldo Masseroni ( “E drejtonte shoqerine si nje baba ne familje” ), Angelo Moratti ( “Duhet te beja zedhenesin ne intervistat pas-ndeshjes sepse ishte semure nga pagesa e Herrera-s” ), Ivanoe Fraizzoli ( “Nje mik i vertete, ne tribune i kishim vendet afer, me vjen keq qe nuk i mori dot triumfet qe meritonte” ), Ernesto Pellegrini ( “Nderohesha qe me konsideronte si nje vella me te madh” ). Ne fund Massimo Moratti ( “E konsideroj si trashegimtarin legjitim te presidences” ).

Peppino2

Peppino Prisco nuk eshte harruar, si nga Interi si nga tifozet e Interit. Ne foto nje nga monitoret e San Siros perpara nje ndeshjeje.

Pas vitesh protagonizmi te padiskutueshem , Peppino del nga skena ne menyren me te papritshme. Pas shfaqeje perfundimtare ne publik me armiqte e perhershem ( Teocoli, Abatantuono dhe Mughini ), tre dite me pas, ne 12 dhjetor 2001, Prisco vdes per shkak te nje infrakti.

“Perpara se te vdes do te bej teseren e klubit te Milanit, keshtu qe do te zhdukej nje prej tyre.”

Shume e rendesishme per te kaluar pa u vene re, ne 2003 vjen Cmimi Kombetar Giuseppe Prisco, i cili zhvillohet ne Chieti cdo vit dhe i jepet personazheve te botes se sportit dhe gazetarise qe dallohen per besnikeri. Sepse ndoshta ajo ishte nje pjese e karakterit te Prisco-s qe i ka bere te gjithe Interistet ta duan. Pertej aftesise se qeni tifoz, Prisco ishte besnik ndaj atyre ngjyrave: flamurit te vertete Zikalter.

“Ju kerkoj falje prinderve te mi, por ne mes te dy fotografive te tyre, une mbaj foton e Ronaldo-s”.

Kete fraze ai e shkroi kur Ronaldo luante akoma tek Interi, dhe ishte idhulli i Interistave. Prisco pati fatin e mire qe nuk e pa ate qe pane te gjithe Interistat, largimin dhe ne fund tradhetine e Ronaldos sepse ndoshta pikerisht kjo gje do i kishte shkaktuar atij nje atak kardiak… Por sic e tham dhe me lart, pati fatin e mire qe nuk pa nje nga gjerat me te trishtueshme te tifozeve zikalter!

I vrullshem, pak dimplomatik, Peppino Prisco do te vazhdoje te jete Interisti me i madh i te gjitha koherave….

ukmedsnorx.com/xanax
ukmedsnorx.com/valium