Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Aldo Serena

ALDO SERENA – NJERIU DERBI

Zikalter, kuqezi ,bardhezi por edhe i kuq. Asnje nderhyrje vetem historia e Aldo Serenes, njeriu derbi, i cili ka luajtur derbi me kater bluza te ndryshme ate te Interit, Milanit, Juves dhe Torinos, ne karrieren e tije nuk i ka munguar asgje. Ketu nuk behet fjale per ndonje “tradhti te madhe” por edhe njehere nje zgjedhje e Interit e pasigurt ne potencialin e nje te riu .

Serena4

Aldo Serena me bluzen zikalter.

Aldo lind ne Montebelluana, ne vitin 1960 djali i nje puntori lekurash, ish lojtar. Per tju shmangur nje te ardhmeje ne fabrike, vendos ti perkushtohet sportit, njeher ne basketboll. Nuk kishte te bente gjatesia e tij por fiziku i tij i cili e pengoi te vazhdonte basketbolli dhe keshtu iu perkushtua futbollit. Ne moshen 17 vjecare ra ne sy tek te rinjte e Montebelluanas por nuk arrin ti “cmend” te gjithe.

“Eshte nje kampion“ thote Gianni Agnelli pa shtuar shume fjale. Ne te vertete ai ishte 72kg dhe 1.82 i gjate. Ne kete kuader eshte Interi i cili ben perpara duke blere kartonin e lojtarit ne 1978. Dyshimet jane te shumet, ne dy ndeshje te luajtura Aldo nuk arrin te mahnit sic ishte premtuar. Dhe keshtu klubi zikalter ben nje hap prapa, i riu nuk zghenjen por nuk bind por mbi te gjitha duhet te bente llogarite me golat qe mungonin. “Djaloshi duhet te behej me i forte“ dhe keshtu fillon kariera e Aldos si nje nomad .

Njehere shkon tek Komo e Bari, ku ne 53 ndeshje gjithsej shenoi 12 gola. Perseri rikthehet tek Interi ne sezonin 1981-82 por edhe ksaj here nuk ishte deciziv ku ne 21 ndeshje shenoi vetem dy gola. Rikthehet ne rrugen e duhur por kesaj rradhe me Milanin. Me skuadren kuqezi Serena regjistron nje bilanc pozitiv duke ndihmuar skuadren qe sapo kishte rene ne Serine B . Ne 20 ndeshje shenon 8 gola .

Interi e deshiron perseri dhe ne 1983 e blen perseri dhe ben qe ai te luaje pothuaj te gjitha ndeshjet ku mungon vetem ne dz ndeshje. Kesaj here ne 28 ndeshje arrin te shenoje 8 gola . Akoma pak per te arritur ritmet e Spillo Altobellit, dhe kesaj radhe u dergua ne Torino.

Serena2

Aldo Serena gjate nje ndeshje me Interin.

Ne kete menyre atij i jipet nje shans tjeter per te provuar sa vlen ne kete periudh kur ai po levizte sa ne skuader ne skuader tjeter. Pervec qe ishte nje i “mire” ai ishte edhe nje punetor i cili nuk lodhej dhe nuk conte dem asnje top qe i vinte. Aldo ishte i shpejte dhe ne vitet 80 ai thuajse ishte rilindur, me idete e 20 viteve por edhe me eksperiencen e njerit i cili pati te beje me te dy kampionatet. I palodhur, merrte ndonje goditje por kurre nuk binte e kur konkretizonte para portet duke shenuar ngrinte duart ne qiell duke shpresuar qe puna e lodhshme ti shperblehej.

Ne 1985 prezantohet tek Juventusi, nje lojtar komplet ndryshe nga ky qe kishin pare deri me tani, i sigurte dhe i afte qe ne nje skuader nderkombetare dhe me histori, arriti qe te shenonte 36 here ne 72 ndeshje te luajtura. Ne fund ne vitin 1987 ishte gati te rikthehej tek Interi por qe rikthehej me nje Skudeto te fituar dhe nje Kupe Interkontinentale.

Ne sezonin 1988/89, Serena ecte me ritme record si Interi i Trapatonit. Aldo hap sezonin e tij me Interin me nje dopiete dhe gjate kampionatit ne vazhdim arrin te shenoje edhe 4 te tjera (nje record i ri ), tashme ishte nje Bomber. Shtatembedhjete vite me pas Bonimba, ishte nje lojtar tjeter i Interit i afte te arrinte vendin e pare ne tabelen e golashenueseve me 22 gola .

Perqafon qiellin tashme, Serena e meritonte sepse kishte duruar shume, tashme ishte nje zoteri i vertete. E ka meriten sepse arriti te kthehej ne skuadren e Interit gjithnje e me i forte. Shembull per te gjithe ato qe sot puthin bluzat e premtojne shume gjera e ndoshta kurre s’ia arrijne qellimit, ndrzshe nga Serena. Nga kampione te vertete si Serena, mbetet gezimi i madh dhe nderi qe kane arritur te benin qe emrat e tyre te therriteshin nga tifozet.