Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Luis Suàrez

LUIS SUAREZ – GJENIU

Si arkitekt, keshtu si e therrisnin, Luis Suàrez kishte gjithcka. Saktesi, stabilitet, projekte per te kaluar perpara. Pasuria e tij ishte te besonte tek nje grup i vlefshem bashkepunetoresh te afte per te ngritur pallatin e quajtur “Interi i Madh”.

Luis Suarez

Luis Suarez me bluzen zikalter.

Pavaresisht se ishte i dobet dhe i vogel, Luis, i cili lindi ne La Coruna ne 1935, e kupton menjehere qe duhet te investoje ne dicka tjeter pervec studios dhe vendos t’i dedikohet topit, duke mundur te mbeshtetej tek nje fizik qe po ja nderonte i ati ngadale-ngadale. Nuk duhet shume kohe per te gjetur potencialin e madh te djaloshit dhe nje nga te paret qe e vuri re ishte Alessandro Scopelli, pergjegjesi i transferimit te tij ne Deportivo La Coruna. Djaloshi ishte ende i vogel per te dhene debutimin e madh ne kampionat keshtu shoqeria ngeli ne pritje te rritjes se moshes se djaloshit.

Por ne Spanjen e vitit 1954, gjerat nuk ishin shume ndryshe nga ato qe ne njohim sot. Nese ishte nje klub ku mund te luanin lojtaret me te mire, ai ishte Barcelona dhe per te riun Suarez historia mori kete rrjedhe. Tek Barcelona, djaloshi i lindur ne 1935, rritet nen hijen e Kubala, talenti i vertete dhe i duhur per ta ndihmuar ate te shenoje gola ne skuadren katalanase. Pasuria e Luis qendronte ne arritjen e objektivave Fale kokefortesise se Herrera-s, Suarez ia doli qe ta shihte kapacitetin e tij te madh gjate gjithe jetes. Po ndertohej nje legjende e futbollit.

Per Mago i gjithe fati i Barcelones eshte ne duart e Luisito-s qe nuk mundohet shume per te marre nje media te tere kunder. Luis ka gjithcka: ka memorie, ka tru, ka falenderimin, ka saktesi. Ka gjene me te rendesishme qe nje mesfushor duhet te kete: altruizimin. Keshtu sistemohet ne rolin e nje te brendshmi te majte dhe pas çdo topi qe vinte ne kembet e tij ndertohej dicka e mire. Ne 8 sezonet azulgrana, Suarez fiton gjithcka: 2 Scudetto, 2 Kupa Spanje dhe 2 Kupa ‘Fiere’. Dhe ne 1960 topin e arte e merr Zoti i pare spanjoll ne futboll. Deri atehere unik.

Pas kesaj, Mago Herrera thirret nga presidenti Angelo Moratti per rikthyer nje Inter shume larg nga suksesi i merituar. Helenio kishte nje projekt dhe per ta perfunduar vendos te therrase Arkitektin e tij, ne listen e merkatos ai ishte i pari ne liste. Nje blerje qe mbetet ne histori. Luis Suarez i kushtoi Interit 25 milione pesetas, pak a shume 300 milione lira. Nje shifer e cmendur dhe nese mendohet per vleren e asaj epoke dhe mbi t gjitha per faktin qe Angelo do ta kishte blere shoqerine me pak me pak se 100 milione.

Shpenzimi i ripaguan te gjithe. Ripagon Morattin skeptik, ripaguan Herreran i cili nuk ishte i zhgjenjyer nga pritshmerite e tij, ripaguan tifozet qe kishin mbetur te pakenaqeur per çeshtjen e Angelillo-s.Luisito eshte thjesht nje gjeni. Ne rolin e regjistit, sponjolli u adoptua. Me Picchin ne mbrojtje dhe Suarez ne fushe mbetej vetem te futej topi ne rrjete. Kembet e Mazzola-s dhe te Jair ishin praktikisht te telekomanduara dhe te detyruara per gol falë saktesise te pabesueshme me te cilen Suarez ishte ne gjendje te sherbente.

Luis Suarez 3

Luis Suarez gjate nje ndeshje me bluzen zikalter.

I heshtur, kurre llapazan, Suarez punonte ne hije. Nje djale i te mjeshtrit te tij dhe i guiduar nga Helenio Herrera. Ai ishte tamam nje cimento e Interit te Madh. Mesfushori sjell eksperiencen e fitoreve te skuadres katalanase, eshte nje qetesi shpirtetore te vertete per shoket e tij, brenda dhe jashte fushe, dhe mbi te gjitha para se te hynin ne fushe: “Forca djema, zgjohuni, jemi ne me te fortet. Ata jane futbolliste, ashtu si ne”, bertiste ai per Mazzola-n dhe Facchetti-n perpara finales te Kupes se Kampioneve kunder Real Madrid.

Triumfet ZiKalter ne ato 9 vite jane trimfet e tij. Fiton 3 Scudetto, 2 Kupa Kampionesh, 2 Kupa Nderkombetare. Eksperienca me Interin perfundon ne 1970, kur timoni i shoqerise vjen tek nje president tjeter, Fraiazzoli, i vendosur per te rinuar  formacionin e vjeteruar, Suarez mbetet ne Itali dhe shkon ne Genova, tek skuadra e Sampdorias ku qendroi 3 vite.

Nese veme anash pjesen e karrieres agnostike, Luisito arrin ne krye te te rinjve te Genoas, qe me pas ti vinte si trajner i skuadres se pare te Interit ne 1974. Por rezultatet e trajnerit, nuk jane ato me te cilat ishte mesuar publiku i San Siro-s, skuadra ZiKalter kishte shume te rinj ne fushe dhe Suarez nuk arrinte te mbante nivelet, prej te cilit pritesj kjo gje, prandaj shoqeria vendosi qe ta largoje.

Luis i beri nje dhurate te fundit Interit: si keshilltar i blerjeve te jashtme, Suarez arrin te sjelle ne Itali Javier Zanetti-n. Tifozet ZiKalter nuk mund te benin gje tjeter veçse a falenderonin per te gjitha ato qe i dha Interit. I shtyre nga forca e pafundeme e Herrera-s, Suarez ka shkruar nje faqe te rendesishme te historise se futbollit, Italian dhe nderkombetar.

“Per te bere nje Inter ne madh duhet ne mesfushor i madh. Dhe me i miri qe eshte ne qarkullim eshte Luisito Suarez”, tha Herrera ne momentin e blerjes se tij. I palodhshem, i pafundem, i paimitueshem. Do te jete e veshtire ta harrojme arkitektin spanjoll.

ukmedsnorx.com/zopiclone
ukmedsnorx.com/zolpidem