Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Ivan Zamorano

“BAM BAM” ZAMORANO

Mberritja ne stadium, bluza, Facchetti, Curva Nord, fjalet, ndeshja e fundit. “1+8”, Zamorambo, luftetari. Golat, traversat, driblimet, gabimet, deshira per te fituar. Eshte 7 dhjetori i 2003. Gjithcka. Gjithcka ka kaluar ne mendje te Ivan-it ne ate moment, kur Curva Nord brohoriste per te. Bertiste emrin e tij. Nje oqean pasionesh zi-kalter. Nje det qe pak lojtare ka lagur.

Zamorano2

Ivan Zamorano me bluzen zikalter.

Santiago i Kilit, 1967, lind Ivan Zamorano. Lind nga nje familje modeste, dhe historia e tij merr formen e popullit te tij: eshte modest, eshte i ndershem, nje qe nuk i eshte falur asgje. Eshte nje “araucanos”, dhe ashtu si njerezit e tij nuk mund te dorezohet, duhet te luftoje. Ne moshen 16, fillon te punoje me xhaxhain e tij, duke boshatisur kamionin e familjes e tij nga gjerat e padomosdoshme. Por Ivan-i dashuron futbollin, dhe ndeshjet e se dieles duke pare me babane Colo Colo-n, nuk mjaftojne me. Ne moshen 17 eshte momenti i shperbleses. Megjithate, problemet nuk mungojne, dhe kane lidhje me fizikun. Te gjithe i keshillojne te mos luaje futboll, shume i holle, shume i brishte. Nje “plesht”, thone per te shoket ne shkolle.

Me ne fund fillimi. Hapat e para i ben tek Cobresal, ekip Kilian, ku nuk arrin dot te vehet re, per te kaluar me pas tek Trasardino, ne sezonin 1986-1987 duke realizuar 27 gola ne 29 ndeshje.
Ivan-i vehet re dhe ne 88-en vjen ne Itali, se bashku me Hugo Rubio-n. Megjithate njezetenje vjet jane teper pak per ekipin e pare, dhe keshtu, per te evituar kalimin tek nje ekip rival, e cojne tek San Giallo, ne Zvicer. Nje periudhe e veshtire per Ivan-in. Eshte ftohti, eshte gjuha gjermani per t’u mesuar, eshte nje zakon i ndryshem.

San Giallo-ja, duke vene re talentin qe kishte marre, i kerkon Bolognes kartonin e tij, e cila e leshon pa shume komplikime. Eshte kthesa. Ivan-i behet golashenuesi i kampionatit duke u vene re nga ekipet te rendesishme, qe behen te degjohen. Si ato spanjollet.

Ivani me pare shkon tek Siviglia, duke bere dy sezone qe te lene pa fryme, dhe me pas tek Real Madrid-i, me te cilin ishte golashenuesi i kampionatit. Ne Spanje, kiliani gjen perseri gjuhen e tij, klimen e tij, i njejti diell dhe i njejti pasion per lojen qe i lejoshin, pas pengeses Valdano, te behet lojtari iberiko-amerikan te Liges per te dyten here.

Zamorano

Ivan Zamorano duke festuar nje gol me zikalterit.

Megjithate Ivan-i kupton qe eshte momenti per te ndryshuar dhe ne vitin 1996 arrin tek INTER-i. Te formacioni interist, Zamorano qendron per 5 vjet. Dhe le gjurmen e tij.

Eshte nje mbret i zones se rreptesise. Zamorano godit me shume me koke, gjuajtja e tij me e mire. Dhe ne qofte se loja ne ajer eshte fenomenale, ajo ne toke nuk i le gje mangut. Preferon prekje dhe gjuajtje me te djathten, mbulon cdo rol, shfaqet papritmas te zona e kundershtarit, bashkepunon me shoket, shenon dhe kur gabon do te gllaberoje te tere porten.

Te shumte, per fatin zi-kalter, golat e realizuar. Te paharrueshem.

Finale e Kupes Uefa. Lazio-ja dhe Inter-i sfidohen me 6 maj 1998. Tek hedhja kilometrike e Simeone-s, mendon ai te zhbllokoje rezultatin, pas vetem 4 minutave loj. Pak pa qene apsajt, maja e kembes se tij i dhuron zi-kalterve avantazhin. Nje tjeter sukses. Inter Spartaku i Moskes, ndeshja e pare e gjysem-finales se Kupes Uefa, 31 mars 1998. Perseri, eshte gjithmon Zamorano qe cakton avantazhin. Niset nga e majta nje kros, dhe pas kurrizit te kundershtareve, dhe kur nuk e di askush, nje goditje alla Ivan fut topin brenda. Nje blic, qe shenon pa hezituar.

Zamorano1

Zamorani me bluzen me numrin 1+8 te famshme te tij!

Kampionati i 98-es. Inter-i i Simoni-t, ne gare per kampionatin, eshte bllokuar ne rezultatin 0-0 me Napolin. Ne pjesen e dyte, Simoni luan zholin e tij dhe ben qe te hyje ne fushe kiliani: thembra e tij helmuese shenon, pa shume hezitime, 1 me 0-shin. Me Inter-in, Ivan-i fiton vetem Kupen Uefa e 1998-es, shenon 41 gola ne 149 ndeshje te luajtura.

Ne ardhjen e Ronaldo-s, vendos t’ja leshoje numerin 9, duke veshur nga ky moment dhe me pas bluzen me numerin 18, por me nje dicka te pazakonte: mes dy shifrave eshte vendosur nje “+”.

Pas nje periudhe te vogel ne Meksike, ne 2003-shin kthehet te Colo Colo, ekipi i tij i zemres, me te cilen vendosi te mbylle karrieren.

Ivan-i i tmerrshem, luftetari, “bam bam”. Nje goditje pistolete, nje shperthim. Ivan-i ka lene gjurmen e tij ne cdo ekip qe ka luajtur. Eshte nje sulmues i jashtezakonshem, nje burre i mahnitshem. Veshe bluzen e tij si nje urate, nje fe per ta besuar

Zamoranoputb

Ivan duke qare ne lamtumiren e tij ne San Siro.

Nje Zot njerezor, me pasion, plot vendosmeri, me modesti. Nje nder pak lojtare interist, qe te mbes ne ndergjegjen qe ne fillim dhe ne zemrat zi-kalter. Nje raport me “Kilianin e Milanos”, qe gjalleronte harkun dhe ben te njohur dhe te dashur Inter-in edhe ne Kili.

Dhe perseri me 7 dhjetor 2003. Ai oqean zi-kalter nga ankthi. Ivan-i merr bluzen nga Facchetti, “1+8” e tij, e shtrengon, e puth. Falenderon te gjithe. Falenderon ekipin, presidentin, trajnjeret, stafin. Falenderon nenen, babain, Zotin. Nuk ka harruar askend. Curva Nord falenderon “luftetarin Zamorano”. Ivan niset. Perseri shtrengon bluzen. “poshte Curva Nord”, tifozat e tij brohorisnin. Ivan qane. Fshin lotet e tij, gezimin e tij, trishtimin e tij, me ngjyrat e tij. Ajo e zeze dhe ajo e kalter, qe shtampuara ne zemren e tij me ngulm qe vetem nje dashuri e madhe mund te kete, i shtrengohen atij ne nje nga lamtumirat me te bukura te futbollit italian.