Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Javier Zanetti

JAVIER ZANETTI – HEROI I 1000 BETEJAVE

‘C’e solo un capitano, un capitano, c’e solo un capitano’ – keshtu kendojne tifozet zikalter per te, dhe me te vertete qe e kendojne me te drejte, sepse si ai ne bote eshte vetem nje, i teri dhe i beri, origjinali: Javier Zanetti. Gjithmone i ndershem, besnik, luftetar, i dashuruar pas atyre dy ngjyrave. Idhulli i tifozerise. Fjalet jane te shumta per legjenden e ketij Interi, Pupin.

15010_392820768864_155863448864_3820529_1543028_n

Pupi Zanetti kur ka qene i vogel.

Javier Adelmar Zanetti lindi në Buenos Aires më 10 Gusht 1973. Fillon futbollin në nivel amatorial në skuadrën e lagjes, në moshën 15 vjeçare transferohet si sulmues krahu tek të rinj i Indipendente, skuadra e zemrës, por largohet si sepse ishte shumë i dobët, djaloshi krejt ëndra pëson tarumë dhe një vit braktis futbollin dhe punon në ndërtim. Pas pauzës kthehet të luaj tek Talleres ku luan i vëllai Sergio, tashmë si mesfushorë krahu te të rinjtë, këtu mer pseudonimin “Pupi” për tu dalluar nga Zanetti-t e tjërë.

Pas paraqitjeve të mira ai luan me skuadrën e parë në kategorinë e dytë. Me këtë ekip ai luan 17 ndeshje dhe shënon 1 gol, në sezonin e ri kalon te Banfield në kategorinë e parë duke veshur për herë të parë bluzën me numër 4. Në sezonin e parë me ekipin e ri ai luan 37 ndeshje duke shënuar 1 gol. Në 16 Nëntor 1994 debuton me kombëtaren Argjeninase të Daniel Passarela-s, ndeshje në të cilën, ai mer pseudonimin “El tracktor- traktori” për shkak të xhirove që bën në fushë. Më Banfield vazhdon të luaj mirë së bashku më shokun e ardhshëm Julio Ricardo Cruz duke koleksionuar 29 ndeshje dhe realizuar 3 gola.

Në verën e 1995, presidenti i ri i Interit Massimo Moratti me sugjerimin e Antonio Angelillo-s ish lojtar zikaltër e blen menjëherë. Ai vjen në itali sëbashku me një tjetër argjentinas me bujë Sebastián Pascual Rambert. Problemi në ato kohë ishte së nuk lejoheshin më shumë se tre të huaj në skuadër dhe 2 vende ishin të zënë nga Roberto Carlos dhe Paul Ince. Por tek Interi patën besim tek ky djalosh dhe Znetti plotësoi vendin e tretë.

2 Zanetti,la prima foto ufficiale con la maglia nerazzurra. ♥

Javier Zanetti ne sezonin e pare te tij tek Interi.

Mësuesi i tij brenda dhe jashë fushës ishte i madhi Giacinto Facchetti, ai i mësoi vlerat njerëzore, ndershëmirnë, korrektësinë dhe respektin për kundërshtarët. Debuton me fanellën e Interit më 27 Gusht 1995 ndeshje në të cilën zikaltërit fitojnë 1-0 përballë Vicenza-s. Goli i parë zikaltër vjen nën drejtimi e Roy Hodgson më 3 Dhjetor 1995. Në tërë sezonin 1995-1996 ai luan 39 ndeshje dhe shënon 2 gola, pas një periudhe dritë- hije të Interit me ndryshime trajnerësh Interi me trajnerin e ri Luiggi Simoni në vitin 1998 fiton Kupën UEFA kundër Lazios 3-0 në Paris, ndeshjë në të cilën Zanetti shënon dhe golin e dytë për Interin, nje gol i mrekullueshëm. Në sezonin 1999-2000 në krye të pankinës zikalër vjen Marcello Lippi ish-Juventin. Lippi vendos largimin e kapitenit Giuseppe Bergomi dhe bashkë me të largohet dhe zëvendës kapiteni Pagliuca,Zanetti vetëm 26 vjeç, prej 4 vitesh tek Interi ishte lojtari më vjetër në skuadër ndaj caktohet kapiten i ekipit, një shirit të cilin po e mban me nder për shumë vite e deri sot.

znett fachett

Kapiteni me shembullin e tij, Giacinto Fachettin.

Dashuria e tij ndaj bluzës zikalër shikohet në verën e vitit 2001, megjithese Interi po kalonte një peritudhë jo pozitive kapiteni me muskuj prej hekuri refuzon ofertat e majme të Real Madrid e Manchester United. Me trajnerin e ri bashkombasin e tij Hektor Cuper Zanetti rikthehet të luaj mbrojtës i djathtë. Madhështia e këtij lojtari qëndron dhe jashtë fushës, për të ndihmuar fëmijët e varfëre të sëmurë në vendlindjen e tij, sëbashku me bashkëshortën Paola ai krijon “Fondacionin Pupi”. Në 100 vjetorin e FIFA-s Zanetti futet në listën e lojtarëve më të fortë të botës nga Pele.

Me ardhjen e Mancini-t në krye të pankinës zikaltëer Zanetti spostohet në të djathtë të mesfushës duke i lënë vendin në mbrojtje të ardhurit Maicon. Më në fund Interi i Zanetti-t fillon të fitojë dhe pas Kupës së Italisë, Supërkupës vjen rradha kampionateve: 2006 në tavolinë pas skandalit të përgjimeve në të cilin përfshihen shumë skuadra; 2007 titulli parë në fushim e lojës, titull rekord. 27 Shkurt 2008 Interi luan kundër Romës në Milano dhe ndohet në disavantazh, një rezultat që i komprometon titullin e tretë, por në munitat shtësaë, pak sekonda nga fundi, Pupi shënon një nga golat më të rëndësishëm e të bukur tek Interi me një goditje nga jashtë zone, një gol që në fund vlen titullin. Pas largimit të Mancinit për shkak të mungesës së suksesit në Europë tek Interi vjen Jose Mourinho, në 2 vite nën drejtimin e portugezit Zanetti fiton gjithçka, deçizive penalltia e tij e shënuar në finalen e Superkupës ndaj Romës me 24 Gusht 2008, kur ndeshja përfundon 2-2 dhe pas kohës shtesë e kapiteni shënon i fundit, 8-7, trofeu i parë i Mourinho-s. Ai luan kudo në mbrojtje majtas djathtas, në mesfushë në të gjitha pozicionet, dhe kuptohet mjaft mirë me Maicon nga ku vijnë shumica e sulme zikaltër, nga krahu i djathtë. Ndërkohë më 24 Mars 2010 Zanetti thyen një rekord të ri 137 ndeshje radhazi në Serinë A, që nga 28 Tetori 2006.

154311_178246115521315_111893055489955_664958_877864_n

Javier Zanetti ne Madrid duke ngritur trofeun e Champions Leagues si Kapiten i Interit.

Pas suksesit në Kampionat e Kupë është rradha e pushtimit të Europës,22 maj 2010 në Madrid në ndeshjen e tij të 700 me bluzën zikaltër, përballë 80 mijë shikuesve, Zanetti ngren trofeun e Chamipons League-n pas 45 vitesh pritje. Tripletë, histori, rekord! Kapiteni përlotet por ndryshë nga 1998, 2002 apo 2003 këto janë lot lumturie, lot gëzimi. Trofetë e Zanetti-t me Interin vazhdojnë pavarësisht kush është trajner, nën drejtimin e Benitez ai fiton sërish Supërkupën dhe Botërorin e Klubeve 2010. Në 11 Maj 2011 ai feston 1000 ndeshje në karrierë si futbollist profesionist. 20 Shtator 2011 Inter-Novara Javier Zanetti, bëhet lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Interit me 757 ndeshje, duke kalur ish kapitenin Bergomi, sot numëron 845 ndeshje. Më 10 Tetor 2011 Javier Zanetti nderohet me çmimin “Legjenda e Futbollit Botëror” i pari që i jepet një lojtari akoma në aktivitet, tetë ditë më vonë në ndeshjen kundër Lille ai arrin 100 ndeshjë në Champions League(149 ndeshje në Europë). Totali i trofeve të tij me Interin është plot 16 në 17 vite zikaltër, një tjetër rekord dhe si lojtar dhe kapiten.

Me kombëtaren bardhekalët ai ka sërish rekordin e numrit të ndeshjeve, 145 dhe duke shënuar dhe 5 gola, ai fiton medaljen e argjentë në lojrat Olimpike të Atlanta 1996, zhgënjimin më të madh e mer kur Maradona nuk e grumbullon në Botërorin Afrikë e Jugut 2010.

Në 7 tetor 2012 në derbin e fituar ndaj Milanit Zaneti luan ndeshjen e tij të 45 duke kaluar bergomin dhe duke qenë interisti me më shumë ndhesje në derbi. Me 21 prill 2013 ai arrin 1100 ndeshje totale në karrierë duke u pozicionuar në vendin e 4 në renditjen totale.

Me 28 prill 2013, në ndeshjen me Palermon kapiteni dëmtohet në tendinën e akilit por të gjithë e presim të rikthehet akoma më i fortë se zemra e tij nuk ndalet. Kapiteni unik pavarësisht moshës që ecën nuk mendon kurrë të ndalet, sepse mushkëritë, muskujt dhe zemra e këtij 40 vjeçari janë më të forta se të nje djaloshi…

zemraa

Kapiteni i Kapitenave, Javier Zanetti. Unik.

 

Sot ai numëron 1101 ndeshje gjatë jetës së tij… ëndrra vazhdon!

https://treatacneforever.net
https://antianxiety24x7.com