Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Walter Zenga

WALTER ZENGA – NJERI PREJ NESH

“Walter Zenga eshte njeri prej nesh”. Keshtu brohoriste San Siro pas cdo pritje te tij emocionuese, ky kor vazhdon te kendohet edhe ne ditet e sotme. Nuk mund te ndodhe ndryshe per nje njeri si ai i cili ne stadium per here te pare ka hyre si tifoz. Walter Zenga, Spider-Man zikalter. Mendjemadh, kokeforte, gazmor dhe i cmendur. Nje yll qe pergjigjej me ane te te menyres se tij me faktin e te qenit nje portier i madh.

Zenga

Walter Zenga gjate kohes kur luante per Interin.

Kur ishte 10 vjec Walter behet pjese e femijeve zikalter. Ishte koha qe ai te formohej dhe te niste aventuren e tij ne kategori me te larta: ne fillim ne C1 me Salernitanan, me pas ne C2 me Savonan dhe me pas me Sanbenedettese ne C1 dhe B. Pavaresisht moshes se tij te re, ai arrinte ti ngarkonte vetes meritat dhe pergjithesite e nje numeri 1.

Kalimi i tij tek Interi, u be fale nje njeriu me nje eksperience te madhe qe e ndihmoi. Edhe sot Zenga e falenderon Sandro Mazzolan i cili e vezhgoi ate edhe me pas i tha Fraizzolit per ta futur ne ekipin e pare, per te zevendesuar Ivano Bordon, pavaresisht se ai nuk luajti kurre nje ndeshje ne Serie A. Pasi vuri ne dukje aftesite e tij te mira ne 5 ndeshje te Kupes se Italise ne 1983, me 11 shtator po te ketij viti Zenga ben debutimin e tij ne Inter-Sampdoria (1-2).

Me Interin Walter kalon vitet te mrekullueshme, duke qene nje protagonist edhe ne kampionatin e rekordeve te 88-89, i dy kupave Uefa, ne 1990-91 dhe ne 1993-94. Megjithate ne keto vite shume i thonin atij: “Jepi Walter, dil nga porta”. Pika e tij me e dobet ishte e dalura. Te gjithe i thonin atij te dilte. Po pavaresisht kesaj ai me ane te menyres se tij priste me siguri si Sarti dhe me spektakel si Ghezzi dhe daljet e tij, te cilat ishin shqetesuese dhe te paparashikueshme per kundershtarin.

Zenga i dashuronte betejat, u rrezonte dhe ngrehej perseri per te pritur. Nuk i dashuronte penalltit: “Nuk kam pritur qe nga 20 vjec”, thote ai. Me shume si kompjuter qe llogarit mundesite dhe pak instikt. Walter pelqente te qendronte para portes dhe te priste kundershtarin.

Zenga4

Walter Zenga me cmimin ‘Portieri i Vitit’

Ne rrugen e karrieres se tij, Zenga u zgjodh 3 here (’89,’90,’91) si: “Portieri me i mire i vitit” nga IFFHS, dhe ne 1990 edhe nga UEFA. Sezoni i tij me i mire ishte ai i Scudettos se Trapattonit ne te cilin Zenga peson vetem 19 gola. Pak ishin episodet e pakendeshme. Per zikalterit humbja qe beri shume keq ishte ajo me Bayern Munich. Pavaresisht nga fitorja 2-0 ne ndeshjen e pare, ne fund gjermanet e eleminuan Interin nga Kupa Uefa e vitit 88-89, fituan ne Meazza me 3 gola qe Zenga i pesoi ne vetem 7 minuta.

Si nje njeri i tifozerise, dhimbja e tij ishte e madhe. Megjithate Walter ishte njeri qe kerkoji te falur. Kete gje ai nuk e beri ne kohen e Salernitanes per ate gabim kunder Campobasso, gjithashtu dhe ne kombetare, ne naten e boterorit te 1990, ku Caniggia nderpreu enderrat e italianeve ne shtepine e tyre. Perseri nje e dalur e tij e gabuar lejoi Argjentinasin te shenonte me lehtesi ne porte dhe te eleminonte Italine.

Vitet e Zenges ne Inter perfundojne ne 1994. Pasi u largua njeriu merimange, trajneri Ottavo Bianchi deshiron Pagliucan, pikerisht ai i cili i zuri vendin Zenges edhe ne kombetare dhe Walter qe thonte: “Ai duhet te tregoje aftesite e tij perpara nje kamere”. Ne 11 vitet e tij, Zenga ka demonstruar nxitjen e tij tek skuadra dhe pse ne kete rast ishte e paqarte.

Zenga5

Walter Zenga duke festuar Kampionatin zikalter.

Pershendetja e tij me skuadren vjen ne nje menyre historike. Ne ndeshjen e Kupes Uefa te 11 maj 1994, Zenga ben disa pritje te pamundra kunder Casino Salisburgo, duke i dhuruar Interit trofeun.
Pas nje periudhe te shkurter amerikane, ai kthehet si nje trajner duke stervitur emra te rendesishem ne kampionatin italian. Zenga ishte i shquar edhe per veprimet e tij spektakolare dhe te dashura per publikun Interist. Nje altruist i cili lamtumiren e tij e dha me shpresen se do te gjende nje rol tjeter ne ekipin qe ai dha aq shume.

Tani Zenga nuk eshte nje trajner, drejtues, administrator ne Inter. Nuk eshte nje zikalter. Por megjithate ai eshte “Njeri prej nesh”.