Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,182 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Leonardo: “Thohir, zbulim i Morattit. Nuk do e kisha lene Interin nese…

Leonardo: “Thohir, zbulim i Morattit. Nuk do e kisha lene Interin nese…
Xhorxh Gellci

Ne edicionin e sotem te Corriere della Sera gjendet nje interviste e gjate e Leonardos, ish trajnerit te Interit dhe ish drejtorit sportiv te Paris Saint-Germain. Braziliani eshte per momentin i ndalur pasi i eshte dashur te largohet nga detyra tek PSG per shkak te skualifikimit te gjate (14 muaj) te marre pas nje goditjeje me shpatull te bere kundrejt arbitrit Alexandre Castre ne fund te PSG – Valenciennes (1-1): “Jam ne nje moment reflektimi – ka filluar Leonardo – per shkak te asaj qe ka ndodhur ne 5 maj, por qe vjen pas vitesh me intensitet maksimal. Me pare eksperienca si drejtues tek Milani, pastaj pankina kuqezi, vendi i trete ne kampionat, nje pushim i shkurter, ardhja tek Inter pas Mourinhos dhe Benitez, ndjekja e madhe, Kupa e Italise e fituar dhe pastaj puna tek PSG. Qe me eshte dashur ta nderpres para kohe dhe jo me deshiren time. Por sot ndjehem mire.” – siguron.

Mbi lamtumiren nga Interi ne 2011: “Nese ka qene nje gabim? Ceshtja eshte shume e thjeshte. Kishim fituar Kupen e Italise dhe do te shkonim perpara bashke. Por pastaj ka ardhur papritur oferta e Princit te Katarit. E papritur, sepse Qatar Investment Authority kishte ne plan ta blinte klubin pas nje viti. Ishte nje mundesi qe nuk e prisja dhe e pabesueshme, ne kuptimin qe nuk me ofrohej thjesht nje vend si drejtor i thjeshte sportiv, por me jepeshin celesat e klubit, per tu rinisur dhe per te shkuar sa me lart. Kam folur me presidentin Moratti dhe aty kam marre konfirmimin qe behet fjale per nje personazh te jashtezakonshem. Me ka lejuar te largohem, por per mua ka qene nje hap shume i veshtire. Sigurisht, nese do e dija qe ne Paris do qendroja kaq pak, nuk do te largohesha nga Interi. Kam dhene doreheqjen sepse nuk do te ishte e drejte te qendroja, duke pare qe nuk kisha mundesi te punoja.

Per marreveshjen Moratti-Thohir, Leonardo thote: “Mendoj qe Moratti po kerkon te beje me te miren per Interin. Pavaresisht detajeve ne marreveshjen me indonezianet, ajo qe ka bere presidenti eshte nje zbulim i shkelqyer. Eshte nje hapje historike drejt te ardhmes. Interi nuk e humbet identitetin, por hapet drejt tregjeve te reja, ideve te reja, skenareve te rinj, per te rritur te ardhurat dhe per te patur mundesine te investoje me shume. Edhe nje here tjeter, Moratti ka treguar qe eshte para te gjitheve, per nje projekt qe mund te ndryshoje me te vertet gjithcka.”

Mbi te ardhmen e tij: “Une perseri trajner? Mendoj me shume per nje rol menaxheri si ne Premier League. Do te me pelqente te isha nje prodhues futbolli, ne kuptimin e nje njeriu qe ka eksperienca te ndryshme dhe i vendos ne dispozicion te atij qe ka ide per t’i transportuar ne fushe. Sepse presidentet jane te gjithe te apasionuar, por pastaj ju duhet te menaxhojne situata te veshtira. Dhe kane nevoje per dike qe t’i ndihmoje t’i transformojne idete ne fakte konkrete. Skuadrat mund te ndertohen dhe zhvillohen ne shume menyra: mjafton te jesh i qarte ne nisje. Nese mendoj per historine time, mendoj se Milano (qyteti) dhe Interi ose Rio dhe Flamengo jane dy situata qe i kam lene pergjysem. Te kthehem ne Milano? Eh, eshte akoma shtepia ime.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.