Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

311 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Leonardo zbulon: “Une nga Milani tek Inter vetem fale nje njeriu: por ishte ai qe ndryshoi gjithcka edhe per largimin tim…”

Leonardo zbulon: “Une nga Milani tek Inter vetem fale nje njeriu: por ishte ai qe ndryshoi gjithcka edhe per largimin tim…”
Inter Club Staff

I takon Leonardos kesaj radhe te flase per Festivalin e Sportit te Trento dhe ai kthehet shume prapa ne kohe, tek Interi.

Drejtori sportiv aktual i Paris Saint-Germain tregon pak a shume rrugetimin e ti futbollistik bashke me epoken si tranjer i Interit, qe erdhi direkt pas aventures tek Milani.

“Une nuk mendoja se do te kishte pasur kaq shume polemika. Per mua ishte e veshtire te largohesha nga Milani, por ishin gjashte muaj qe kisha mbaruar ate rrugetim timin atje.”

“Nuk kishte nje kthim pas. Kishte mbaruar jeta te Milani. Ne ate moment une isha tranjer, pas gjashte vitesh si drejtues.”

“Per nje seri situatash te Milan kishte perfunduar cdo gje. Dhe une pyesja: “Cfare te bej? Cfare jam? Te rikthehem drejtues?”.

“Ai qe ndryshoi gjithcka per mua ishte Moratti, por jo vetem. Perpara cdo gjeje ishte fakti qe nje person si Moratti – qe e njihja edhe me pare, jo ne 2010  dhe une kisha raporte prej fondacionit – e takoja ne menyre konstante.”

“Te Interi braziliane kishte pasur pafund. Ronaldo ne Milano me ka afruar edhe mua me Morattin, sepse menyra si ai i trajtonte lojtaret ishte e pabesueshme.”

“Kur ai me telefonon dhe me thote kete gje kaq te habitshme per mua, nuk e di, te thoja jo ishte njesoj sikur te vdisja.”

“Te ndodh te kesh ato emocione, me nje skuader ne dore qe sapo kishte fituar Champions League, e do te punoja me njeri te madh.”

“Une degjoj Morattin cdo dy jave, po ashtu edhe Gallianin. Ishte e pamundur te thoja jo. Pastaj e dija qe po shkoja drejt dickaje te komplikuar, por nuk e prisja aq shume.”

“Me pas e kam marre si nje stimul me shume por gjithcka u be shume negative nga jashte. E perjetova ne kete menyre edhe pse duhet te ishte pak me normale. Baggio ka luajtur edhe te Milani edhe te Interi. Ronaldo njesoj. Nuk mendoja se do isha une qe do shkaktoja gjithe ate situate.”

A kam mbetur keq te derbi kur tifozet e Milanit me nxoren pankarten gjigande ‘Juda Interiste?

“Ka pasur shume me keq se aq. Sigurisht qe ishte nje menyre per te treguar se nuk ishin dakord, thonin se ishte nje tradheti.”

“Une e kam perjetuar ate gje, kam menduar se ka qene dicka pozitive. Ajo qe me ka goditur me shume ishte klima ne stadium. Te takoja persona qe i njihja prej 20 vitesh e nuk dinin cfare te benin.”

“Ka qene surreale. Kur kam ardhur tek Interi ishim ne vendin e trembedhjete. Ne fund e mbyllem vetem dy pike larg.”

“Mua me vjen keq per lojtaret e Interit sepse i kisha kompromentuar me situaten time. Pato na ben gol pas tre minutash dhe gjithcka mori fund aty ne ate derbi.”

Pas disa muajsh i the lamtumire Interit…

“Ka pasur shume motive edhe aty. Ne te vertete une mora nje telefonate nga ata qe mund te blinin Paris Saint-Germain dhe kisha deshire ti takoja, te flisja.”

“Kam luajtur dhe kam bere drejtuesin te Milani. Ne fillim i them jo. Por President Moratti e dinte te gjithe kete qe kishte ndodhur dhe ka qene nje rrugetim i gjate me shume telefonata dhe negociata.”

“Ishim ne Sardenje, pasi kishim fituar Kupen e Italise. Moratti me thote qe te shkoj njehere ta shikoj se per cfare behet fjale.”

“Ne fund ishte projekti i ri i PSG. Donin disponueshmerine time per te filluar nje rrugetim me te. Une kthehem dhe i them Morattit per cfare behet fjale dhe ai me pyet se cfare dua une.”

“Sinqerisht nuk e dija, po beja tranjerin, por te filloja dicka ndryshe, ne Paris, ku kam luajtur, me dukej dicka speciale.”

“Une ndihem me shume drejtues edhe pse po bej edhe teknikun. E ai me thote: Une do te pranoj cdo vendim qe do te marresh. Te gjejme nje menyre per te ndryshuar ne menyren e duhur.”

“Kjo fjale e tij me dha force mua dhe une e admiroj shume. Ne fund e pranoj oferten dhe kthehem drejtues te PSG. Keshtu shkoi pak a shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.