Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,143 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

L’Equipe – Dalbert do te largohet nga Interi, Monaco ka gati oferten: ja sa ofron klubi francez!

L’Equipe – Dalbert do te largohet nga Interi, Monaco ka gati oferten: ja sa ofron klubi francez!
Inter Club Staff

Piero Ausilio dhe Spalletti kane qene shume te qarte: nga tani deri me 30 qershor Interi duhet te shese sepse UEFA e ka kerkuar kete gje qe Interi te arrije tek plusvalencat e kerkuara. 

Por eshte shume e veshtire te behet plusvalence me brazilianin Dalbert edhe pse per te eshte hedhur ne sulm nje skuader franceze.

Edhe pse ai ka zhvilluar nje sezon teper zhgenjyes ne Milano me Interin, duket se ne oret e fundit Monaco ka nisur nje interesim serioz per te.

Per ta marre ne Milano, Interi beri nje tratative teper te gjate dhe te veshtire me Nice, por Dalbert ne sezonin e tij te pare ne Itali ka luajtur vetem 16 ndeshje dhe ne shume prej tyre vetem ne minutat e fundit te ndeshjeve eshte aktivizuar.

Edhe pse merkato sapo eshte hapur (jo zyrtarisht), ende nuk dihet me siguri nese ai do te largohet ose jo.

Per te sot, sic e cekem edhe me lart, ka dale ne pah hipoteza Monaco qe duket se e pelqen shume mbrojtesin brazilian.

Sipas asaj qe tregon L’Equipe, klubi i Principates eshte gati ta bleje ish-lojtarin e Nice.

Mbi Dalbert eshte shenuar edhe interesi i Borussia Dortmund dhe i Olympique Marseille.

Gjithesesi Monaco eshte nje klub me i pasur dhe sipas te perditshmes franceze, ata mund te arrijne te bejne nje oferte deri ne 20 milione euro per Dalbert.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.