Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 24, 2021

Scroll to top

Top

819 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

L’Equipe – FPF, per shkak te PSG, e peson edhe Interi!

L’Equipe – FPF, per shkak te PSG, e peson edhe Interi!
Inter Club Staff

Eshte nje nga ato rastet tipike ku per shkak te njeres skuader, e peson edhe tjetra. 

Gjithcka ka te beje me Fair Play Financiar dhe verdiktin qe organizmi me i larte futbollistik europian do te jape per skuadrat Europiane qe jane ne hetim nese i jane permbajtur paktit me UEFA-n ose jo.

Sipas asaj qe tregon e perditshmja franceze L’Equipe, eshte shtyre data e publikimit te vendimit te organit te kontrollit te UEFA-s per sa i perket Fair Play Financiar per ceshtjen e Paris Saint Germain qe ishte parashikuar per diten e djeshme dhe kjo gje do te kete nje pasoje edhe per vendimin per Interin por edhe per skuadrat e tjera.

Per skuadren pariziene ka tre alternativa ne kete moment: arkivim i dosjes (nese dalin te lare), propozim per nje marreveshje me rregulla per tu respektuar (qe klubi duhet ta pranoje me patjeter) ose PSG perfundon perpara gjykates dhe rrezikon kupat e Europes (si puna e Milanit).

Ne ditet e kaluara jane regjistruar ide te ndryshme te perfaqesuesve te UEFA-s per kete ceshtje dhe ekspertet kane mendime te ndryshme per sanksionet qe PSG duhet te marre.

Kjo shtyrje per vendimin e PSG, sic e thame edhe me lart, ben qe klubet e tjera si puna e Interit ta pesojne ne kurrizin e tyre sepse do te thote qe edhe vendimi per ta do te shtyhet ende ne kohe, sepse me pare duhet dhene nje verdikt per PSG.

Cfare ndryshon per Interin?

Fakti qe nuk eshte zyrtarizuar ende nese do te kete reduktim te listes ne UEFA Champions League, mund te ndikoje negativisht ne merkato.

Nese UEFA do te vendose te reduktoje listen e Interit, do te kete pasoja negative ne lojtaret e grumbulluar me zikalterit qe do te jene te detyruar te grumbullojne 22 lojtare (maksimumi 23) ne total, ku 4 duhet te jene lojtare te dale nga akademite italiane, 4 nga akademia e Interit dhe ne kete rast, vetem 14 vende do te ishin te lire per lojtaret e tjere.

Prandaj nga ky vendim, preken edhe klubet e tjera ku nder to eshte edhe Interi.

Lista e klubeve qe kane ceshtje te hapura eshte kjo: Lokomotiv Mosca, Krasnodar, Porto, Roma, Zenit, Astana, Besiktas, Inter, Trabzonspor, Fernerbahçe e Rubin Kazan.

Per sa i perket ceshtjes se Milanit, ata do te dalin perpara gjykatesve dhe vendimi per ta eshte shtyre ne fundin e qershorit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags