Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

302 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

L’Equipe frikeson Interin: “Ja ulja absurde qe PSG i ka kerkuar Interit per Mauro Icardin.”

L’Equipe frikeson Interin: “Ja ulja absurde qe PSG i ka kerkuar Interit per Mauro Icardin.”
Inter Club Staff

Fati i Mauro Icardit duket se tashme po vendoset ne menyre perfundimtare nga te gjitha palet.

Jane ne fakt dite shume te nxehta per sa i perket sulmuesit argjentinas, mbi te cilin klubi i Paris Saint-Germain mban nje te drejte blerje te fiksuar ne 70 milione euro.

Sipas asaj qe tregon L’Equipe, klubi francez ka per qellim te mbaje lojtarin dhe ky i fundit nuk po kundershton per kete zgjedhje.

Kriza e lidhur nderkohe me pandemine, ka pasur impakt te rendesishem mbi financate klubit dhe Leonardo duket se nuk deshiron me te paguaje shifren e rene dakort me Interin.

Klubi zikalter eshte lajmeruar gjate dites se djeshme ne fakt per keto qellime te PSG pikerisht nga drejtuesi i tyre, Leonardo.

Nderkohe, nga ana e tij, Antonio Conte nuk ka ndermend ti besoje Icardit me tek Interi dhe e sigurt qe ai nuk do te kthehet me ne Milan oper te luajtur.

Por sipas L’Equipe, klubi zikalter do jete i detyruar te pranoje nje shifer shume te ulet ne krahasim me 70 milione eurot e rena dakort.

Shifra e re e hipotezuar eshte me te vertete absurde per te mos thene qesharake: PSG po mendon ti ofroje Interit 30 milione euro qe me bonuse mund te shkoje deri ne 50 milione euro.

Nderkohe, sipas tyre, per te ulur pretendimet e Interit mund te futet ne marreveshje edhe ndonje lojtar i PSG ashtu si eshte perfolur diten e djeshme.

Por ato qe shqetesojne me shume Interin ne kete moment jane shifrat e propozuara nga PSG. Ato konsiderohen totalisht te pa logjikshme nga ana e drejtesve zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.