Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

619 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

L’Equipe – Inter-Malcom, ka marreveshje: ja oferta dhe detajet e saj

L’Equipe – Inter-Malcom, ka marreveshje: ja oferta dhe detajet e saj
Inter Club Staff

Eshte ai tema e dites se merkatos zikalter prej ditesh tashme. 

Burime transalpine konfirmojne marreveshjen ndermjet klubit zikalter dhe futbollistit brazilian, Malcom.

L’Equipe tregon edhe njehere sot se ka nje marreveshje te arritur me lojtarin edhe pse sipas te perditshmes franceze, tratativa ndermjet klubeve eshte ende ne faze embrionale.

Burime nga brenda klubit francez, tregojne pamundesine e Interit per te mbyllur kete marreveshje perpara 30 qershorit per motive te lidhura me Fair Play Financiar te UEFA-s.

Edhe Bordeaux nuk e ka me nxitim shitjen e tij, duke pare se ka shume skuadra te tjera te interesuara per lojtarin: Chelsea, Tottenham, Liverpool por edhe Wolfsburg jane ne radhe per te, por disa prej tyre po presin te zgjidhin ceshtjet e brendshme me tranjeret respektiv qe me pas te hidhen ne sulm per lojtarin.

Gjithesesi, tratativa ndermjet Interit dhe Bordeaux nuk pritet qe te pesoje ndonje shtyrje te madhe perpara dates 20 qeshor dhe nderkohe francezet vazhdojne te kerkojne 40 milione euro per kartonin e sulmuesit te krahut brazilian.

Oferta e Interit eshte diku tek 30 milionet bashke me bonuse, por do te negociohet. Edhe kontrata qe eshte rene dakort me lojtarin, eshte 5 vjecare.

Si perfundim: Girondinet duket se e kan perzgjedhur lojtarin qe do te zevendsoje Malcom. Ai eshte Jonathan Bamba qe i pelqente edhe Interit: ish-lojtari i Saint-Etienne, per momentin eshte nje lojta i lire dhe ka luajtur edhe me Under 21 te Frances por per momentin ka kerkesa me te larta se ato qe mund te ofroje Bordeaux.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.