Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

413 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

L’Equipe jep lajmin e madh: “Icardi? Ja shifra mbi te cilen eshte shume afer marreveshja ndermjet Interit dhe PSG.”

L’Equipe jep lajmin e madh: “Icardi? Ja shifra mbi te cilen eshte shume afer marreveshja ndermjet Interit dhe PSG.”
Inter Club Staff

Vazhdojne diskutimet ndermjet Interit dhe Paris Saint Germain per sa i perket te ardhmes se Mauro Icardit.

Sipas asaj qe tregohet sot nga gazeta me e rendesishme franceze, L’Equipe, klubi parizien perballe shifres prej 70 milione eurosh te rene dakort vjet per blerjen e lojtarit, i ka bere Interit nje oferte te re.

Kjo oferte ka qene 50 milion euro plus 10 milione euro bonuse, por duke qene se eshte refuzuar menjehere nga Interi, kjo oferte eshte mohuar nga PSG sepse nuk ka dashur te zbuloje detaje nga tratativa.

Gjithmone sipas L’Equipe, marreveshja nuk eshte larg dhe klubet po diskutojne mbi shifrat e marreveshjes.

Interi eshte e vetedijshme se pandemia ka hapur nje ere te re ne merkato dhe klubet duhet te kene kujdes tashme me blerjet.

Qellimi i dy klubeve eshte ai qe te finalizohet kjo tratative per te miren e te gjitha paleve: qe tek lojtari e duke perfunduar tek Interi dhe PSG.

E perditshmja franceze ne fund e mbyll me shifrat qe ky operacion mund te mbyllet por edhe me nje koment per Cavanin.

“Operacioni mund te mbyllet me nje oferte prej 55 milione eurosh plus 10 milione euro bonuse te lehte.”

“Interi i ka ofruar Cavanit nje kontrate tre vjecare: por kujdes, mbi te eshte edhe Newcastle i sheikeve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.